Me thirrje që populli të del në rrugë nuk ruhet paqja dhe stabiliteti

Të gjitha ato që mendojnë që duke qëndruar në shtëpi dhe duke shikuar televizor, besojnë tjetër do t'jua mbroj shtetin, gabojnë. Foto:commons.wikimedia.org

 

Deklarata e VMRO-DPMNE-së e dhënë në takimin me ministrin e Britanisë Alan Dnakan,  që do të bëjnë gjithçka që të ruhet paqja dhe stabiliteti, nuk përkon me qëndrimin e liderit të partisë, Nikolla Gruevski, dhënë tre ditë më pas, ku thot që vetëm populli është ai që mund të mbroj shtetin

 

Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, së bashku me anëtarin Komitetit Ekzekutiv të partisë, Nikolla Poposkin dhe sekretarin e VRMO-DPMNE-së për bashkëpunim ndërkombëtar Aleksandër Nikolloski, gjatë pasdites me datë 23.02.2017 në selinë e partisë kanë zhvilluar takim me ministrin e Britanisë për Evropë dhe Amerikë, Alan Dankan dhe ambasadorin e Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarlls Geret. Siç deklaruan nga partia, pyetjes së Dankan, çfarë do të ndodh nëse BDI vendos të shkoj në koalicion me LSDM ose me partitë tjera më të vogla shqiptare, nga VMRO-DPMNE është thënë që në shoqërinë tonë kjo shihet si qeveri jolegjitime për shkak të shkeljes së principit “fituesi me fituesin”:

 Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që të ruajmë paqen dhe stabilitetin, por nuk e dimë se si do të zhvillohen çështjet. Do të ketë tension, njerëzit janë të shqetësuar, kjo është serioze në vendin tonë. Maqedonasit janë thellësisht të frustruar, posaçërisht për shkak se kjo bëhet për ligjin jo kushtetuese për dygjuhësi në të gjithë territorin e Republikës. Nuk jemi të bindur që një qeveri e tillë mund t’i arrijë këto qëllime në një atmosferë të këtillë. Për këtë arsye propozojmë që të mbahen zgjedhje të reja parlamentare

[Burim:  Ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së, data: 23.02.2017]

ARSYETIM:

Kjo deklaratë, pjesë e komunikatës së VMRO-DPMNE-së në lidhje me takimin e liderit të partisë Nikolla Gruevski me ministrin britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Danakn, në të cilën, mes tjerash, thuhet: ” Ne do të bëjmë gjithçka çfarë kemi mundësi të ruajmë paqen dhe stabilitetin”, nuk përputhet me deklaratën e tij të dhënë tre ditë më vonë. Gruevski në profilin e tij në facebook me 26.02, publikoi një apel, në të cilin, duke folur për kinse tentimin e LSDM-së për ridefinim të shtetit, tha:

Kur shteti është sulmuar, vetëm populli mund ta mbroj. Të gjithë ato që planifikojnë të rinë në shtëpi dhe të shikojnë televizor duke besuar që dikush tjetër do t’ju mbaroj punë për mbrojtje të shtetit, gënjehen- deklaroi Gruevski.

Të njëjtën e përsëriti edhe një orë më vonë në një intervistë në televizionin Sitel. ( 1:47-2:00 minutë nga video). Ai në disa raste gjatë intervistës porositi që vetëm populli është ai që mundet ta mbroj shtetin.

Duke pas parasysh qëndrimin e këtillë të Gruevskit, të paraqitur dy herë brenda ditës së njëjtë, deklaratën e tij që do të bëj gjithçka që ta ruaj paqen dhe stabilitetin, e vlerësojmë si jo konsekuente.

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.