Mbi 1400 nxënës të sh.f “Ismail Qemali” në Çair, vijojnë mësimin në kushte të mjerueshme

ARSYETIM:

Projekti për zgjerimin e Sh.F  “Ismail Qemali” në Fushë Tophane së fundi është premtuar në Platformën zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet parlamentare të vitit 2014. Projekti ishte paraparë të përfundojë deri më 2015, mirëpo deri më tani (15.03.2017) ky premtim është i parealizuar. 

Shkolla “Ismail Qemali” në Fushë Topane, vazhdon të përballet me problemin e hapësirës për mbi 1400 nxënësit që ndjekin mësimin në këtë shkollë. Autoritetet qeverisëse shumë herë kanë premtuar zgjerimin e shkollës, mirëpo në realitet nuk ka pasur ndonjë zgjidhje. Drejtoria e kësaj shkolle, e gjendur në rrethana të tilla, kishte vendosur që  filloristët të ndjekin mësimet në hapësirat e çerdhes përballë. Edhe pse në gjendje të mirë, çerdhja nuk ka kushte të mjaftueshme për fëmijët.

Ndërsa, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi kishte premtuar që nëse ka nga shkolla kërkesë për shqyrtimin e këtij problemi, do të jetë pjesë e programit për vitin e ardhshëm.

“Nëse drejtoria e shkollës drejtohet te ne nëpërmjet Komunës së Çairit për, eventualisht zgjerimin e shkollës, ose hapësira të reja, ose rinovimin e objektit aktual, sigurisht që do ta shqyrtojmë dhe do të mund ta fusim në program për vitin e ardhshëm”.(burimi: TV21, 20.11.2015)

Edhe pse ndoshta për MASH-in është i panjohur ky problem, nga Drejtoria e Sh.f “Ismail Qemali” ishin shprehur se kërkesat për hapjen e paraleleve të reja dhe punësimin e kuadrove të rinj janë të vazhdueshme, megjithatë mungojnë përgjigjet pozitive me arsyetimin se shkolla ka probleme pronësie.

“Arsyetimi i tyre është se nuk ka mundësi. Vitin e kaluar për herë të parë morëm një përgjigje prej ministrisë se nuk është rregulluar ende pronësia e shkollës, nuk është e përfunduar prandaj nuk merret parasysh kërkesa…Oborri i shkollës është në pronësi të Komunës ndërsa shkolla në pronësi të Ministrisë së Arsimit, mirëpo janë disa rregulla që duhet të plotësohen, të kalon direkt në pronësi të komunës edhe shkolla, në pronësi private”. (burimi: Alsat-M, 25.06.2016)

Përveç mungesës së hapësirave të nevojshme, në këtë shkollë ka dhe probleme tjera: çati e vjetërsuar, kanalizim që kundërmon, dritare të thyera etj.

Çështja e kësaj shkolle mbeti e pazgjidhur edhe deri në vitin 2017.

“Numri i nxënësve është vërtetë alarmant mbi 1450 nxënës, dhe do jetë problem edhe në të ardhmen sepse çdo ditë lagjja rritet ,numri i banorëve rritet. 5:32 nuk ka shkolla kapacitet për të gjithë këto nxënës. 5:40 ndryshe zhvillohet me 20-25 nxënës ndryshe me 35 nxënës, shumë ndikon në kualitetin e mësimit, por ja këto janë kushtet”. (burime:  Alsat-M, 23.01.2017)

Vërtetmatësi ishte në terren për ta vëzhguar gjendjen e kësaj shkolle. Në këtë shkollë vazhdon të jetë i pandryshueshëm problemi i paraleleve, pasi që nxënësit vazhdojnë të vijojnë mësimin në çerdhen përballë. Nga drejtoria theksojnë se janë bërë të gjitha kërkesat e nevojshme për zgjerim.

ismail qemali caircerdhja, cair

Foto1,2; Shkolla fillore “Ismail Qemali”- Çair 

Projekti për zgjerimin e kësaj shkolle ishte premtuar që dë të zgjidhet deri në vitin 2015, megjithatë deri më sot nuk është bërë as edhe një hap pozitiv drejt zgjidhjes së këtij problemi. Nga ajo që kemi arritur të vlerësojmë, këtë premtim sipas metodologjisë së Vërtetmatësit e vlerësojmë si i parealizuar. 

BURIME: 

Vlerësoi: Rabie Abazi

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.