Marrëveshja e 20 qershorit 2016 mes katër partive politike

 

Me 20 qershor katër partitë politike arritën marrëveshje:

 

 Lista zgjedhore
Katër partitë politike ranë dakord që t’i trajtojnë problemet e listës zgjedhore për këto zgjedhje, në këtë mënyrë:
1.  Ligji për zgjedhje do të ndryshohet me 22 qershor që të parasheh marrëveshjen për listën zgjedhore të paraqitur më poshtë.
2. Në përputhshmëri me aneksin A të përgatitur nga KSHZ, i cili i referohet kontrollit të kryqëzuar për votuesit e shkruar, 171.500 persona do të shtohen te pjesa shtesë se listët zgjedhore, dhe e drejta e tyre për votë nuk kontestohet.
3. Në përputhshmëri me aneksin B, të përgatitur nga KSHZ, i cili i referohet kontrollit të kryqëzuar të votuesve të regjistruar,  39.502 emra të personave do të publikohen nga ana e KSHZ-së në afat prej tre ditësh pas adaptimit të ndryshimeve të Ligjit për zgjedhje.
а. Të dhënat do të publikohen dhe personat që kanë ankese do të mund që në afat prej 25 ditësh të marrin prej KZSH-së vërtetim nëse do të qëndrojnë në listën zgjedhore.
б. Të gjithë personat e përfshirë në aneksin B mundet që vërtetimin ta nisin nëpërmjet rrugës elektronike, në pajtueshmëri me nenet 48-51 prej Ligjit për zgjedhje dhe personalisht nëpër zyrat lokale të KSHZ-së.
в. Tre ose më shumë anëtarë të KSHZ-së mund të kërkojnë kontrolle shtesë për cilin do emër. Në këtë rast, anëtarët e KSHZ-së të cilët do të kërkonin kontrolle shtesë mund të kërkojnë që ato persona të paraqiten personalisht, nëse banojnë në vend, ose përmes një video-konference, nëse banojnë jashtë vendit. Afati për këto kontrolle shtesë është deri në 10 ditë pas kalimit të afatit të paraparë prej 25 ditëve.
g. Personat që nuk janë verifikuar nuk do të përfshihen në listën zgjedhore. Ata që nuk janë përfshirë, do të kenë mundësi plotësuese për t’u regjistruar në KSHZ gjatë periudhës për kontroll publik përpara zgjedhjeve.

 

Mediumet

1. Ligji për AVMU-në dhe ligji për zgjedhje do të ndryshohen në afat prej 15 ditësh prej datës së kësaj marrëveshje.

2. AVMU do të themelojë një trup ad-hok për monitorimin në pajtueshmëri ndaj dispozitave me Ligjin për zgjedhje. Ky funksion ad-hok do të zgjas deri në fund të procesit zgjedhor. Ky trup do të formohet në afat prej 30 ditëve prej datës së kësaj marrëveshjes.

a.  Trupi ad-hok do të përbëhet prej pesë anëtarëve. Në konsultim me organizata relevante profesionale, katër partitë politike do të zgjedhin 4 persona të trupit ad-hok, prej ku më së paku njëri duhet te jetë shqiptar.

b. Duke filluar në afat prej 100 ditëve para zgjedhjeve, Këshilli i AVMU-së do të fillojë të t’ju përmbahet propozimeve të  departamentit të ri të themeluar dhe do të fillojë procedurat në raport me mediumet të cilat janë paraparë prej legjislacionit. Trupi ad-hok do të vlerësojë lajmërimet e balancuara të mediumeve në periudhë jo më të shkurtës se një javë.

c. Të gjithë dënimet për mediume të parapara me ligj prej AVMU dhe Kodit zgjedhor të cilët iu referohen mediumeve do të ulen për 50%.

d. Shkelja e parë ligji do të marrë paralajmërim. Shkeljet më pas do të tëheqin dënime të reduktuara.

e. Asnjë gazetar apo medium nuk do të dënohen për shprehje të mendimit. Shprehja e mendimit duhet të jetë e ndarë prej transmetimit të infomacioneve

f. Asnjë medium nuk duhet të mbyllet mbi bazë zë vendimeve të marra sipas procedurës së shkruar më lart.

3. Katër partitë politike detyrohen të sjellin ndryshime në ligjin për mediume në pajtueshmëri me Prioritete për reforma urgjente dhe Raportin e Pribe-së në afat prej gjashtë muajve pas zgjedhjeve.

4. Në konsultim me paritë e tjera, partia më e madhe opozitare do të propozojë Kryeredaktor (redaksia informative) në servisin publik Radiodifuziv (MRTV) prej ekspertëve të fushës. Derisa paritë të vërtetojnë se ekzistojnë kushte për zgjedhje, atëherë Kryeredaktori i ri do të fillojë të kryejë detyrën e tij 100 ditë para zgjedhjeve,

5. Do të bëhen ndryshime në ligje që të mundësohet që kanali i MRTV-së të emetojë në gjuhën shqipe 24/7.

 

Vlerësimi i progresit 

Deri më 31 gusht, liderët e katër partive do të vlerësojnë nëse janë bërë hapat e theksuar më lartë, me të cilat do të përmbushen kushtet për mbajtje të zgjedhjeve. Liderët do ta vërtetojnë këtë dhe datën e zgjedhjeve me nënshkrimin e tyre.

Qeveria para zgjedhjeve dhe datës së zgjedhjeve
Nëse zgjedhjet mbahen në vitin 2016, qeveria e re, sipas Marrëveshjes së Përzhinos, do të votohet nga parlamentit 100 ditë para ditës së caktuar për zgjedhje.

а. Kërkesa e Ligjit për Ministrinë e Punëve të Brendshme do të shtyhet deri në janar të vitit 2017, ndërsa ligji do të kufizojë numrin e udhëheqësve të emëruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme për 15 ditë. Të gjithë emërime e hetuesëve në prokurori  mbajtës së pozicioneve udhëheqëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të anulohen, ndërsa t nuk do të emërohen të ri deri në fund të procesit zgjedhor.
b. Qeveria automatikisht do t’i miratojë emërimet për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të transfereve horizontale të të punësuarve të inicuar prej Ministrinë e Punëve të Brendshme, nëse janë më shumë se 10%  prej mesatares së transfere horizontale në vitet 2013 dhe 2014.
c. Ligji për qeveri do të ndryshohet për të mundësuar mandatin e të gjitha ministrive dhe ministrive zëvendësuese shtesë të emëruar sipas Marrëveshjes së Përzhinos të përfundojnë në ditën kur KSHZ do të t’i vërtetojë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve.
d. Zv.minsitrit për Punë të Brendshme dhe për Punë dhe Politik sociale do të marrin funksionet e ministrive deri në formimi i qeverisë së re.

 

Pyetje të tjera:

Do të përkrahet Prokurori Special
a. Në rast se gjyqi Kushtetues sjell vendim që ligji për PS dhe një pjesë e saj nuk janë kushtetuese, katër partitë detyrohen që të përshtatin legjislacionin me vendimin e Gjyqit dhe përsëri të themelojnë PS-në sipas vendimit, në afat prej pesë ditësh. Efektiviteti, përfshirja dhe qëllimet e PS-së do të mbeten ashtu siç kanë qenë deri më tani.
b. Katër partitë do të kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të sjellë ligj për PSP-në sa më shpejt të jetë e mundur, në sesionit e mundshëm të radhës.

 

Reformat
Përfshirja e procesit të reformave dhe zbatimi i tyre do të udhëhiqen prej grupit punues në parlament, i cili do të përfshijë edhe shoqërinë civile dhe ekspertët.
a. Prioriteti i zbatimit të Prioriteteve për reforma urgjente dhe rekomandimet  e Pribesë.
b. Ndryshimet e ligjit për informator në pajtueshmëri me komisionin e Venecias në afat prej gjashtë muajsh.
c. . Marrëveshja kornizë e Ohrit
d.  Integrimet euro-atlantike

 

(Përkthim i publikimit në ueb-sajtin e “Delegacionit të Unionit Europian në Maqedoni)

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *