Maqedonia – vendi pa gazeta

Model në gazeta. Foto: Max Pixel/Pixabay

Ако новата власт има добри намери, своето влијание во весниците нема да го остварува со притисоци и уцени, туку со отвореност и соработка со овие важни посленици на јавниот збор, објективноста, слободата и демократијата

 

 

Nëse qeveria e re ka qëllime të mira, ndikimin e vet në gazeta nuk do ta ushtroj me shtypje dhe kërcënime, por me çiltërsi dhe bashkëpunim me këto bartës të fjalës publike, objektivitetit, lirisë dhe demokracisë

 

Shkruan: Aleksandar Sholjakovski

 

Çdo vend ka gazetat e veta. Të gjithë shtetet kanë gazeta kombëtare ditore të cilat janë një lloj i legjitimitetit të shtetit, popullit, politikës, kulturës, institucioneve…Gazetat janë pasqyra e shoqërisë. Sido që të jenë, ata dëshmojnë për realitetin e shoqërisë, për gjendjen e frymës shoqërore, kulturës…Ato thjeshtë janë të patjetërsueshme për llogaritje dhe vlerësim të gjendjes aktuale demokratike dhe lirive në përgjithësi.

Maqedonia nuk hynë në at vende. Thjeshtë, për shkak se nuk ka gazeta. U shua edhe “Dnevnik”. Pa keqardhje, fundja. Ajo që mbeti në fund, mezi se vlen që të përmendet. Përveç si pjesë e gjendjes së shoqërisë degjeneruese të cilët bënë që këto gazeta të mos jenë më.

Lisat maqedonase e gazetave përbëhet nga disa gazeta ditore, dy javore dhe disa  botime periodike pothuajse të pavlefshme. Tani e keni “Nova Makedonija” e cila ballafaqohet me shumë probleme, “Veçer”që është botimi më vulgar propagandues i VMRO-sëdhe e vetmja gazetë opozitare “Slloboden peçat” e cila në këto kushte vështirë se gjen rrugën. Nga ato javore më vështirësi përmbahet vetëm Fokus. Ndërsa Republika? Keqardhje Zot për letrën e shtrenjtë në të cilën botohet.

Për tirazhin të mos flasim, shumë pak vlen që të bëhet një analizë për këtë. Por, për arsyet mund të flasim. Çka ndodh me shtypin ndër këto vite pluralizëm? Periudhën para kësaj nuk do t’a shqyrtonim sepse  është punuar në organizim ndryshe të shtypit.

 

NDIKIMI DHE DIKTATI

Si privatizimi në sipërmarrje edhe  privatizim në sferën e mediumeve krejtësisht është larguar nga logjika e informimit, objektivitetit, larg nga nevojat demokratike dhe kërkesave shoaëfofd. Në fillimet e gazetave të reja private (kryesisht nga gazetarët) ishin në rrugë të mirë që të luftojnë për objektivitet dhe liri. po më pas ngadalë mbi to u sulën interesat politike, veçanërisht partiake, privatizimi zhvillohej sipas logjikës së vendosjes së dorës mbi mediume, ndikim joparimor dhe diktat. Nga hyrja e VAC gjerman në Qendrën Grafike dhe blerja e 3 gazetave ditore pritej shumë, por u bë një lloj karikature me aranzhime private të bordit menaxhues – Sargjan Kerim. Më pas VAC u tërhoq ose e larguan.

Në vend që të imponohet profesionalizmi dhe interesi i  gjerë shoqëror, u imponua interesi politik dhe biznesor, me qëllim të qartë që mediumet të bëhen mbrojtës të votave partiake, jo kritik, mbështetës hipokrit edhe të politikave më të këqija. Gazetat filluan që të bien në duart e njerëzve të cilët nuk e kanë ndjenjën e interesit publik dhe lirisë. Në fund u pa, që nuk kanë qëllime aq të mira. Përkundrazi.

Gazetat shërbyen për promovim të porosive partiak, personal ose të bizneseve personal. Ai proces u zhvilluar në kohë të gjatë, deri në vitet e fundit, kur pothuajse të gjithë mediumet u blenë nga qeveria e Gruevskit dhe familjes. Edhe atë, në mënyra më brutale, më kërcënime, gazetarët kanë qenë të detyruar që të glorifikojnë politikat e tyre. Nën kërcënime bëheshin edhe largime të detyruara nga puna, gazetarët për arsye ekzistenciale kanë ardhur në situatë ku kanë qenë të detyruar që të pranojnë politikat shkatërruese editoriale. Në krye të gazetave erdhën redaktorë jokopmpetent, gazetarë të papërshtatshëm, manipulues, mashtrues…Fundja, si shefat e tyre dhe komanduesit. Gazetat u përshtatën, por jo me shtetit dhe interesat e përgjithshme, por me qeverinë aktuale e cila në vazhdimësi i ka shprehur kërkesat e veta për bindje ndaj tyre, për afirmim të verbër edhe për hapat e tyre të gabuar. Gjithë kjo e kushtëzuar dhe kërcënuar me fluksin e mjeteve nga donacionet, reklamat, pagesat ndër duar, korrupsion. Politikat e atilla redaktuese sollën deri të rënia e imazhit dhe kredibilitetit të gazetave. Dnevnik-u i shuar, nga një gazet ditore e respektuar, ngadalë, për shkak të politikës redaktuese dhe qasjes jo  joadekuate, nga gazeta më e lexuar, me tirazh më të lartë për vite me radhë, në mënyrë të shpejtë humbi tirazhin, dhe u shndërrua në një makineri të shpifur, mbrojtëse e politikave të gabuara.

 

SI REDAKTORËT ASHTU EDHE GAZETARËT

Për redaktorë të këqij ngjitën gazetarë të këqij, pa përvojë dhe arsimim, me mosnjohje të normave bazë dhe kërkesave të gazetarisë. Në to u fut një grup i “analistëve”, “kolon-shkruesish”, “komentues”, të cilët me obsesionin e vet mitik  shtynë temat dhe tezat e rrejshme të qeverisë.

Politika redaktuese i çoj gazetat drejt një rruge pa orientim të vetin. Në vend që të ndahen në të majta, të djathta ose të orientuar politikisht kah qendra, gazetat u nisën drejt ndarjes së tyre në gazeta të cilat mbështetin qeverinë dhe ato të cilat (shumë pak) e kritikojnë atë. E këto të dyta ishin të parëndësishme sepse nuk kishin mbështetje materiale të qeverisë.

A do t’a arsyetoni këtë më proceset e reja dhe kohërat e reja? Do të thoni se tani janë kohëra të tjera dhe se këto procese janë të zakonshme! Se Mekluan fitoi Gutenbergun! Por, proceset e erës elektronike janë edhe më të avancuara në vendet e zhvilluara, ndërsa ato përsëri i përmbajnë mediumet e shkruara në jetë.Dhe jo vetëm që i përmbajnë por edhe i zhvillojnë. Flitet për rritje të gazetave ditore më të mëdha. NewYork Times, Washington Post…dhe shumë te tjera,  të cilat shënojnë tirazhe të mëdha e të qëndrueshme. Ngecja e njohur në vitet e fundit është plotësuar, por shihen edhe tendenca të rritjes së tirazheve. Përse? Sepse me ato vende me shoqëri të zhvilluara dhe marrëdhënie tregu, të cilat kanë parasysh rrethanat dhe përshtaten në bazë të nevojave, si politike edhe shoqërore.

 

SUBVENCIONE

Merreni shembull Francën, vatra e demokracisë. Në të gazetat subvencionohen. Grantet jepen sipas mostrave por edhe në mënyra të tjera. Madje, pa marrë parasysh se kush është në qeveri. Andaj, gazeta qendrore e zëshme Le Mond, në baza të participimit të secilës udhëheqësi në pushtet, merr pothuajse 5 milion e gjysmë euro në vit. E djathta Figaro gati se shtatë milion e gjysmë, e majta Liberasion  gjashtë e gjysmë. Në listën e granteve janë edhe gazetat e politikave të orientuara majtas si gazeta e komunitetit Imanite, por edhe Krua e cila është krejtësisht katolike . Financohen botime edhe të karakterit lokal, botime për të ri edhe atë në shtyp shteti subvencionon mbi 400 milion euro.

Dhe kjo është vetëm pjesë e subvencioneve sepse në baza të tjera gazetat e shtetit marrin shuma më të mëdha ndihmëse. Gazetat kanë lirime serioze në shpenzime postare për botime për ekspeditë, veçanërisht në rajonet më të largëta rurale. Kanë lirim edhe në hekurudhën kombëtare. Benefitet personale të gazetarëve janë të dukshme. Ato deri në një shumë të caktuar lirohen prej pagesës së tatimeve, kanë tatime për fëmijë. më lehët sigurojnë banesa sociale me qira, që i bën të jenë të privilegjuar…Të mos flasim për legjitimitetin e gazetarit është e lejuar hyrja në çdo banesë shtetërore – muze, ekspozita, teatro…Ose, më së paku 18 përqindëshin si përfitim i cili vjen në gazetat e shkruara e siguron shteti.  Të mos flasim për projekte nga BE të cilat janë pikërisht për mediumet e shkruara. E gjithë kjo është e rregulluar me ligj, edhe pse gazetat shprehen se ka ende hapësirë për ndihmë.

 

REHABILITIMI

Në fund të fundit, nëse kjo qeveri e re i ka regjistruar gjendjet negative në sferën e mediumeve do të duhet që të bëhen shumë gjëra për përmirësim të gjendjes. Nën kushte të tjera ndoshta do të lindin iniciativa për krijimin e gazetave të pavarura nga politika. Nëse ka qëllime të mira, pushteti ndikimin e vet në gazeta nuk do t’a realizojë me shtypje dhe kërcënime, por me çiltërsi dhe bashkëpunim me këto bartës të fjalës publike. objektivitetit, lirisë dhe demokracisë.

Nëse për tjetër, rehabilitimi i këtij domeni shoqëror duhet që të ndihmohet nga një arsye e thjeshtë – njerëzit të mos harrojnë që të lexojnë!

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.