Maqedonia nuk e trajton gjuhën e urrejtjes

Maqedonia nuk merret me problemin e gjuhës së urrejtjes. Foto: Vërtetmatësi.

Kundër gjuhës së urrejtjes duhet që të luftojnë edhe institucionet edhe mediumet dhe e gjithë shoqëria, ndërsa parandalimi më efikas dhe mbrojtje nga gjuha e urrejtjes, është që publikisht të flitet për gjuhën e urrejtjes – vlerësoi njëri prej pjesëmarrësve ne debat në IMM

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Në Maqedoni ekziston gjuha e urrejtjes e cila më pas mund që të na çojë deri te dhuna si rezultat i urrejtjes, ndërsa arsyet që përfaqësohet shpesh, është rregullimi jopreciz në ligje dhe po thujase asnjë praktikë për sanksionim në gjyqësor.

Ky ishte një prej përfundimeve të debatit që e organizoi “Instituti Maqedonas për Mediume”, me titullin “Si deri te tejkalimi më efikas i gjuhës së urrejtjes”.

Analizën të cilën e prezantoi Dr. Nenad Zhivanovski, ekspert i gjuhës së urrejtjes, çon në përfundimi që gjuha e urrejtjes është e infilturar në legjislacion edhe atë në Kodin Penal (KP) dhe në Ligjin për mbrojte nga diskriminimi dhe Ligji për mediume audiovizuele dhe shërbime mediatike (LASHMAA), si dhe në Kodeskin e gazetarëve në Maqedoni, por se gjithë kjo është e panevojshme, për shkak se edhe kualifikimet nuk janë të drejtpërdrejta, siç janë në KP ose përsëri, nuk janë paraparë sanksione, siç janë në LASHMAA.

-Dilema kryesore e cila imponohet nga rregullativa ekzistuese, është ajo se KP nuk ka dispozitë konkrete e cila do ta sanksiononte gjuhën e urrejtjes, por edhe emërimi i anëtarëve të cilat pengojnë diskriminimin, urrejtjen e rritur, intolerancën kombëtare dhe ngjashëm, problemi është në praktikën gjyqësore efikase që të sanksionojë promotorët e gjuhës së urrejtjes, shton Zhivanovski.

Në analizë u fol edhe “Rasti u Milenko Nedellkovskit – paradigma e një realiteti mediatik”, gjatë të cilit thuhet se edhe pse me vite qëndrimet e tyre janë plasuar përmes televizionit dhe internetit shpesh kanë gjuhë të urrejtjes, asnjëherë ai nuk është proceduar.

Përvojë të ngjashme tregon edhe Elena Brmbeska nga Komiteti i Helsinksit për mbrojtje të të drejtave të njeriut në Maqedoni. Sipas Brmbeskës, edhe pse Komiteti me vite ka detektuar, hetuar dhe ka proceduar me akuza penale për gjuhën e urrejtjes, nga prokuroria nuk kishte reagim, ndërsa më së largu ka shkuar bashkëpunimi me MPB, kur ndonjëherë ju është dashur që të dalin në kontroll për identifikim të ndonjë IP adrese ose të paktën ju ka kërkuar informacione shtesë.

Avokati Llazar Sandev, i cili shpesh punon me gjykatës me raste të padive për shpifje dhe fyerje, potencon që jo vetëm që nuk k asnjë rast gjyqësor për gjuhën e rruajtjes, por nuk ka asnjë akuzë të proceduar, të ashtuquajtur akt nga ana e ndonjë prokurori. Ai, si të gjithë pjesëmarrësit tjerë në këtë debat, theksoi nevojën që të kufizohet dallim mes gjuhës së urrejtjes dhe lirisë së shprehjes.

Sllovenia nuk qëndron më mirë se Maqedonia në aspekt të praktikës gjyqësore – potencoi Brankica Petkoviq, drejtoresha e Institutit të Paqes nga Ljublana. Ajo sqaroi se edhe pse në Kushtetutë është e ndaluar kategorikisht gjuha e urrejtjes, në legjislacionin penal janë kryer disa ndryshime në dhjetë vitet e fundit, ashtu që është e vështirë që të procedohet gjuha e urrejtjes kundër dikujt.

Prej 500 kallximeve penale nga policia, prokuroria publike ka pranuar 190, gjykatat prej 190 kanë pranuar 60 akuza, ndërsa në fund ka rezultuar vetëm me 26 aktgjykimet, për dhjetë vitet e fundit, deklaroi Popoviq.

Sipas saj, e gjithë shoqëria, jo vetëm prokuroria duhet që të merret me gjuhën e urrejtjes, por nuk duhet që të mbetet vetëm penalja, por edhe praktika e shkeljes, siç është edhe në Slloveni.

– Kundër gjuhës së urrejtjes duhet që të luftojnë edhe mediumet, ndërsa parandalimi më efikas dhe mbrojtja nga gjuha e urrejtjes, është që të flitet hapur për gjuhën e urrejtjes.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.