Maqedonia morri datë nga BE, por edhe kushte

Kryeministri Zaev në seminarin ROS-ROT në Kuvend (27.06.2018) Foto: vlada.mk

 

Kryeministri Zoran Zaev në daljen e tij në seminarin tre ditor ROS-ROT kushtuar integrimeve euroantlantike të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë:

Lejoni që në fillim të ndaj kënaqësinë e madhe për vendimin e mbrëmshëm për marrjen e datës së negociatave me BE-në, qershor 2019. Dua të përgëzojë edhe delegacionin e Shqipërisë të cilët po ashtu morën datën së Bashku me Maqedoninë….

 [Burimi: Ueb-faqja e Qeveri (prej minutës së 1,20 të videos deri në minutën 1,40 të videos), data: 27.06.2018]  

ARSYETIM:

Kjo deklaratën e kryetarit të Qeverisë Zoran Zaev, në të cilën ai shpreh kënaqësinë e tij më të madhe prej “vendimit të marrjes së datës për negociatave me Unionin Evropian në vitin 2019”, është pjesërisht e saktë, sepse Maqedonia morri datë të kushtëzuar në negociatat për anëtarësim në BE:

Këshilli i ministrave të BE-së një vendim të këtillë e kushtëzoi me mbajtjen e kursit reformues dhe gjatë kësaj pret që fokusi të vendoset në reformat e administratës publike, luftës kundër korrupsionit, reformat gjyqësore dhe reformave të shërbimeve të kundërzbulimit. 

Фото: Принтскрин од документот усвоен на Советот на министри на ЕУ
Foto:  Printscreen të dokumentit të miratuar në Këshillin e ministrave të BE-së

Siç mund të shihet në Dokumentin e miratuar pas debatit të gjatë në mbledhjen e Këshillit të ministrave të BE-së në Luksemburg (26.06.2018), thuhet:

Duke pasur parasysh përparimin, veçanërisht në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, reformat urgjente me prioritet dhe implusin pozitiv të krijuar me marrëveshjen e Greqisë për emrin, Këshilli pajtohet që pozitivisht të përgjigjet në avancimin e lartpërmendur të bërë nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe cakton rrugën kah hapje ndaj qasjes së negociatave në qershor të vitit 2019. Sipas kësaj, Këshilli thekson nevojën kritike që IRJM të vazhdojë me avancim konkret rreth reformave urgjente me prioritet dhe të jep rezultate të tjera të ndjeshme në luftën kundër korrupsionit, mbajtjes dhe thellimit të implusit reformues të tanishëm. Për këtë qëllim Këshilli thërret Komisionin që me kujdes të ndjek reformat e lartpërmendura të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe të vlerësojë zhvillimin mbi baza të raportit vjetor të Komisionit. Këshilli kujton se vendimi për fillimin e negociatave për qasje me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë do të jetë lëndë për përfundimin e procedurave parlamentare nacionale dhe të përmirësimit nga ana e Këshillit Evropian, pas së cilët menjëherë do të mbahet konferenca ndërqeveritare deri në fund të vitit 2019, varësisht prej zhvillimit të arrirë. Këshilli thekson se ky vlerësim i zhvillimit duhet të përfshijë rezultate shtesë të dukshme dhe të përmbajtura, duke u fokusuar kryesisht në: 

  •  reforma gjyqësore dhe hetime proaktive, akuza dhe vendim gjyqësore përfundimtare në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, kryesisht në nivel të lartë ;
  • reforma në shërbimet kundërzbuluese dhe të sigurisë;
  • reforma në administratën publike.

Këshilli merr parasysh qëllimin e Komisionit që të fillojë me punën e nevojshme përgatitore. 

Ashtu që, deklaratën e kryeministrit Zaev  se “Maqedoni ka marr datën për negociata me BE-në”, e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë. Edhe pse, përkundër faktit se me datën e kushtëzuar për fillimin e negociatave vitin e ardhshëm, vendit i është hapur rruga për në BE dhe kjo padyshim është hap i madh pas qëndrimin në një vend për 13 vite të plota.

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.