Manevski i ka ngatërruar vitet, indeksi i korrupsionit në Maqedoni ka rënë gjatë kohës së VMRO-DPMNE-së!

Z. Manevski, kur ka zbritur në radhitje Maqedonia, për sa i përket korrupsionin?

Për tetë muaj që LSDM në koalicion me BDI-në ka formuar Qeveri, Maqedonia ka zbritur prej vendit të 66 në vendin e 90 për sa i përket indeksit të korrupsionit. Kjo rënie është përkeqësim për 24 vende, me çka Republika e Maqedonisë vendoset në radhët e shteteve afrikane. 

[Burimi: konferenca për shtyp e VMRO-DPMNE-së, Mihajllo Manevski, data: 22.01.2018]

 

 

Kjo deklaratë e këshilltarit aktual në Qytetin e Shkupit dhe ish ministrit të Drejtësisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mihajllo Manevski, e dhënë në konferencën për shtyp të partisë, është tërësisht jo e vërtetë. Bëhet fjalë për të dhëna të pavërteta të cilat zbulohen vetëm për 30 sekonda. Thjeshtë, kur hyni në ueb faqen e “Transparency International”, organizatë joqeveritare e cila mat perceptimin e ekzistimit të korrupsionit të 176 vendeve të botës, menjëherë shihet se rangimi i fundit është publikuar me 25 janar të vitit 2017 dhe është i vlefshëm për vitin 2016, gjegjësisht kur qeveria në Republikën e Maqedonisë ishte e përbërë prej ministrave të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. E gjithë kjo shihet qartazi dhe në fotografin më poshtë (hapeni në faqe të re me klikun e djathtë për ta parë në format më të gjerë):

Untitled-crop-marked-framed

 

Hulumtimi më i ri i “Transparency International” akoma nuk është publikuar. Se Manevski flet pikërisht për këtë hulumtim, edhe pse nuk e përmend, dhe jo për diçka tjetër, tregon fakti se pikërisht në këtë hulumtim Maqedonia është e plasuar në vendin e 90, përderisa në hulumtimin pararendës, që ka të bëj me vitin 2015, nga e njëjta organizatë, Maqedonia është plasuar në vendin e 66. Do të thotë se bëhet fjalë për ato rangime për të cilat flet Manevski, vetëm se i ka ngatërruar vitet. Nuk ka asnjë hulumtim tjetër ndërkombëtar për perceptimin e korrupsionit në të cilin Maqedonia ka qenë në vendin e 66 dhe më pas ka zbritur në vendin e 90. Dhe nuk ekziston ndonjë hulumtim tjetër për gjenden e korrupsionit në nivel global, përveç “Transparency International”.

Duke pasur parasysh se rënia në planin e korrupsioni është e vitit 2016, krahasuar me vitin 2016, kur në qeveri ishte VMRO-DPMNE, dhe nuk bëhet fjalë për një situatë ku Maqedonia ka zbritur për 24 vende “tetë muaj pas ardhjes së LSDM-së në qeveri në koalicion me BDI-në.”

Pavarësisht kësaj, habit fakti se si është e mundur që një përfaqësues i lartë i VMRO-DPMNE-së citon dhe i merr relevante hetimet e organizatës, e cila ndihmohet edhe sponsorizohet prej Fondacionit Shoqëria e Hapur (FSHH), sponsori kryesor i të cilës është, Xhorxh Soros, ndërsa kundër kësaj kjo parti hidhte gur dhe drunj, kundër të cilës bënte fushatë gjithëpërfshirëse mediatike publike në vend, udhëhoqi fushatë të madhe lobuese në SHBA me vlerë prej 1 milion dollarësh, por edhe hetime kundër 21 organizatave joqeveritare në Maqedoni, të cilët kanë marr donacione prej Fondacionit Shoqëria e Hapur (plotësisht të hapur: mes të cilave edhe “Fondacioni Metamorphosis”, ekzekutues i portalit “Vërtetmatësi” ). Ndërsa tani, vetëm, pas 6-7 muajsh pas një fushate të tillë, ashtu përnjëherë citojnë të dhënat e hetimeve të organizatës të sponsorizuar prej FSHH-së, kur organizatat e tilla nga ana e VMRO-DPMNE-së u konsideruan armike për VMRO-DPMNE-në? Dhe prej kur është parimore dhe etike që të citohen të dhënat dhe hetime e të cilave i kanë pështy vetëm disa muaj më parë?

BURIME:

 

Vlerësoi: Vlladimir Petrevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.