Mandatet përfunduan – kolektori i mbeturinave për Gullmovën, Shemshovën dhe Gërçecin, ngelet i papërfunduar

Projekt:

Stacioni për filtrim të mbeturinave në Saraj

(Stacioni i filtrimit të ujërave të zeza në Saraj (studimi Gllomovë dhe Shishovë)

(Premtim i BDI-së në zgjedhjet e vitit 2011)

ARSYETIM:

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2011 Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Programin e tyre zgjedhor, në pjesën e projekteve për zhvillimi ta barabartë regjional (faqe 57), premtoi stacion për ujëra e zeza në Satarj, i cili përfshinë fshatrat Gullmovë dhe Shishevo. Verifikimi i “Vërtetmatësit” tregoi se stacioni filtrues është ndërtuar, por ende nuk është lëshuar në përdorim, kështu që sipas Metodologjisë së “Vërtetmatësit:, ky premtim parazgjedhor është realizuar pjesërisht.

Sipas informacioneve të cilat mund që të gjenden në internet, me 13 shkurt të vitit 2011 është vendosur gurthemeli i stacionit filtrues të mbetjeve ujore për Gullmovën dhe Shishevën. Fillimin e ndërtimit të objektit atëherë e shënuan ministri i atëhershëm i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Nexhat Jakupi dhe kryetari i atëhershëm i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti. Ky projekt, ashtu siç u shpjegua në mediume, është pjese e një investimi të madhe për pastrimin e ujërave në rrjedhën e Vardarit, Treskës dhe Lepenecit me qëllim që të zvogëlohet ndotja e lumenjve  dhe është financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Më tepër, pritej që ky projekt do të sjellë rivitalizimin e shumë lajmëruar të liqenit rekreativ Treska.

Ka filluar ndërtimi i stacionit filtrues për mbeturina ujore prej fshatrave Gullmovë, Shishevo dhe rrethinë. Stacioni do të ketë kapacitet për filtrim të 1.445 metër kub mbeturina ujorë në ditë dhe do t’ju shërbejë përreth 10,000 banorëve. 

Sipas deklaratës së Jakupit të cilën e transmetoi Utrinski Vesnikmjetet financiare për realizimin  projektit prej 610.000 eurosh janë ndarë prej buxhetit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Siç shkruan Utrinski, Jakupi ka shtuar:

Në periudhën e ardhshme do të ndërtohet stacion filtrues edhe në vendbanimet Matka dhe Laki, me çka do të zgjidhet përgjithmonë problemi me mbeturinat ujore në këtë rajon. (Jakupi)

Me 28.12.2015 mediumet transmetuan kumtesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor se është duke përfunduar ndërtimi i stacionit filtrues për mbeturina ujorë në Gullmovë. Kontroll në vendngjarje ka bërë ministri i atëhershëm i Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, Nurhan Izairi, së bashku me kryetarin e Komunës së Sarajit, Bekim Murati.

Punët fizike të objektit janë realizuar tërësisht, ndërsa në realizim të sipër janë detajet për kyçjen e ujësjellësit dhe rrjetit distribues elektrik nga NP Ujësjellësi Shkup dhe EVN Maqedoni. Pas hulumtimit dhe marrjes së protokolleve nga ana e institucioneve të akredituara, objekti së shpejti pritet që të jetë gati për kontroll teknik dhe provë, thuhet në kumtesë 

 

REALIZIMI I PROJEKTIT ZVARRITET 

Përsëri, përkundër këtyre lajmërimeve, realizimi i projektit u zvarrit.

Me 19.02.2016 një pjesë e mediumeve publikuan se ministri i atëhershëm i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati, shënuan edhe fillimin e punëve ndërtuese për një pjesë të rrjetit sekondar të kanalizimit në vendbanimin Saraj, në Komunën e Sarajit. 

Punët e kryera janë pjesë e projektit “Ndërtimi i sistemit të kanalizimit fekal për vendbanimet Gërçec, Shishevo dhe Saraj në Komunën e Sarajit”. Mjetet prej 3 milion denarë janë siguruar nga Programi Investues i Ministrisë për vitin 2015, ndërsa të tjerat me pjesëmarrje të komunës, thuhet në shkrimet  e Skopjeinfo dhe Plusinfo.

Në mediume nuk ka informacione të reja të cilat pohojnë që stacioni i filtrimit është lëshuar në përdorim.

Në lidhje me këtë projekt “Vërtetmatësi” ju drejtua Komunës së Sarajit, prej ku na dërguan një shkrim në të cilin informojnë se punët ndërtuese të projektit pothuajse kanë përfunduar, përveç kalimit të rrjetit të kanalizimit përmes lumit Treska, por, Qeveria e RM-së si financues i projektit i ka mbetur borxh kompanisë ndërtuese, Bekom DOOEL nga Shishevo, me çka Komuna e Sarajit, si nënshkruese e marrëveshjes në vitin 2015 ka paditur Ministrisë për Transport dhe Lidhje dhe çështja zgjat ende. Nga ky shkrim mund të përfundohet që qeveria nuk i ka paguar mjaftueshëm mjetet Komunës që ajo të kryej detyrimet e saja kundrejt ekzekutuesit, me çka është ndërprerë edhe përfundimi i aktiviteteve punuese. Sipas kësaj, edhe pse është pothuajse gati, stacioni filtrues, me atë i gjithë sistemi për filtrim të ujërave të cilat derdhen në lumin Treska nga fshatrat Gullmovë, Shishevo dhe Gërçec, ende nuk është vendosur në funksion.

Ситуацијата да биде уште покомплицирана, во јавноста излегова информации кои говорат за тоа дека, наводно, постојат сериозни индиции дека во самата реализација на проектот имало злоупотреби од страна на раководството на Општина Сарај. Неодамна (04.06.2017) порталот Порталб излезе со напис во кој, меѓу другото, се вели: Që situatë të bëhet edhe më e komplikuar, në opinion dolën edhe informacionet të cilat flasin se, ekzistojnë indikacione se në realizimin e projektit ka pasur keqpërdorim nga ana e udhëheqësisë së Komunës së Sarajit. Tash vonë (04.06.2017) portali Portalb doli me shkrimin në të cilin mes tjerash thuhet:

Sipas dokumenteve që thuhet se janë siguruar nga të punësuar të Komunës, dyshohet se Bexheti si kryetar Komune, në mënyrë kundër-ligjore i kishte dhënë tender në vlerë prej 810.000 euro, shefit të Kabinetit të Bekir Muhamedit nga f.Shishovë, gjegjësisht kompanisë BEKOM BEKIR DOOEL me seli po ashtu në f.Shishovë, që figuron në emër të vëllait Said Muhamedi. Tenderi në fjalë është paraparë për “Rregullimin e shtratit të lumit Vardar dhe rregullimin e shtratit të lumit Treska si dhe ndërtimin e kolektorëve për pastrimin e kanalizimit të f. Gllumovë, f. Shishovë dhe f. Gërçec.

Pas publikimit të shkrimit Bexheti ka reaguar dhe ka mohuar akuzat për çfarëdo keqpërdorimi, njëjti si edhe Komuna, prej ku vërtetohet se janë respektuar të gjithë kushtet ligjore për realizimin e tenderit. Përsëri, projekti është shoqëruar me dyshime dhe qëndrime kontroverse.

Фото: Принтскрин на допис од Општина Сарај
Foto: Printscreen nga shkrimi i Komunës së Sarajit

 

EDHE QYTETI I SHKUPIT EDHE QEVERIA PREMTUAN NDËRTIMIN E KOLEKTORËVE

Lajmërimet e politikanëve për ndërtimin e sistemit të kanalizimit në Treskë dhe në rrjedhat e tjera të lumit Vardar datojnë që para tetë viteve. Ky projekt ka qenë pjesë e kryetarit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Koce Trajanovski që në mandatin e parë, prej viti 2009 deri në vitin 2013, në pjesën ndërtimi i sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit, të arsyetuar si “ndërtim i kanalizimit fekal me stacion filtrimi në vendbanimin Gërçec”, si afat për realizimin e projektit është dhënë vitit 2009. Për fat të keq, Programi zgjedhor me të cilin Koce Trajanovski mori postin e kryetarit të komunës në mandatin e tij të parë, tashmë nuk është i qasshëm online. Në analizën e programit zgjedhor të Trajanovskit për periudhën 2009-2013, të cilin e përpunoi Vërtetmatësi, ky premtim është vlerësuar si premtim i parealizuar.

Duke pasur parasysh që nuk është realizuar në aftin e dhënë, realizimi i tij u hodh në planet e radhës së Qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së. Kështui që, në programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së për periudhën prej vitit 2011-2015 të titulluar Manifesti për reforma dhe zhvillim, në pjesën “Infrastruktura komunale”, në faqen 97, me numër rendor 3 është vendosur edhe projekti në vazhdim: “Ndërtime në lumin Vardar dhe zgjedhja e problemit me ujëra e zeza në një pjesë të qytetit të Shkupit”, në të cilin, mes tjerash parashihet edhe ndërtimi i kolektorëve dhe sistemit të kanalizimit në Komunën Gjorçe Petrov dhe Saraj, ujërat e zeza të shkojnë në stacionin filtrues të cilat do ndërtohen në kuadër të projektit, prej ku kanë qenë të lëshuara në lumin Vardar.

Kështu që, duke pasur parasysh të gjithë informacionet në dispozicion premtimin për ndërtimin e stacionit filtrues për ujërat e zeza në Saraj, i cili do të përfshijë fshatrat Gullmovë, Shishevo dhe Gërçec, e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Jugosllava Dukovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *