Mandatet e rizgjedhjes së kryeministrit nuk janë kufizuar

Akoma nuk janë bërë ndryshimet ligjore për kufizimin në dy mandate për kryeministër. Foto: vlada.mk

Premtim: KUFIZIM TË NUMRIT TË MANDATEVE PËR KRYEMINISTRIN E VENDIT

Do të kufizojmë rizgjedhjen e kryeministrit të Qeverisë, që një person të mos mund të jetë kryeministër më tepër se 2 mandate.

 

Premtim: KUFIZIM TË NUMRIT TË MANDATEVE PËR KRYEMINISTRIN E VENDIT

Do të kufizojmë rizgjedhjen e kryeministrit të  Qeverisë, që një person të mos mund të jetë kryeministër më tepër se 2 mandate. 

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM, (2016), “Plani për jetë në Maqedoni” faqe 26 dhe faqe 233);]

 

ARSYETIM:

Premtimi i LSDM-së dhënë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) se në gjashtë muajt e parë të mandatit “do të kufizojnë rizgjedhjen e funksionit të kryetarit të Qeverisë, që një person të mos mund të zgjidhet kryeministër më shumë se 2 mandate”, është i parealizuar.

Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve është cekur edhe në programin zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, në vet fillimin – ne faqe 26, në kapitullin “Qeveri e përgjegjshme”, në pjesën “Administrata Publike për qytetarët” dhe e njëjta është pjesë e “PLANIT 180 – REFORMA URGJENTE ME PRIORITET TË QEVERISË SË RE NË 6 MUAJT E PARË”, në pjesën “Drejtësi, siguri, kontroll i qeverisë” (faqe 233). 

Që do të thotë se sipas projektimeve zgjedhor “Kufizimi i numrit të mandateve për kryeministër” duhej që të miratohet më së voni deri në nëntor të vitit 2017, duke pasur parasysh se Qeveria e përbërë prej LSDM-së u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Përsëri, përkundër planeve të tilla, deri më tani edhe pse kanë kaluar më shumë se dhjetë muaj (04.04.2018), kjo nuk ka ndodhur, por nuk ka as njoftime se do të ndodh.

Sipas Kushtetutës organizimi dhe mënyrë e punës së Qeverisë rregullohet me ligj. Deri më tani, ndryshimet e këtilla ligjore, me të cilat numri i mandateve të kryeministrit kufizohet në dy, nuk janë bërë. Kjo mund të shihet se në sajtin pravo.org.mk, ndryshimet e fundit të Ligjit për Qeveri në Republikën e Maqedonisë janë bërë në gusht të vitit 2016, gjegjësisht në kohë e Qeverisë së mëparshme – të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.