Manastiti ende pret për ngrohje qendrore të premtuar që para pesë viteve

Edhe një lajmërim zgjedhor për ngrohje qendrore në Manastir. Foto: Pirntscreen Wikimedia

PROJEKT: NDËRTIMI I SISTEMIT PËR NGROHJE NË MANASTIR, MOGILLA DHE NOVACË

Me shfrytëzimin e energjisë për ngrohje nga REK Manastir, me rikonstruktim të sistemit ngrohës, ndërtim të gypit kryesor të ngrohjes nga REK Manastir deri te qyteti i Manastirit me gjatësi prej 12,83 km, si dhe modernizim të rrjetit ekzistues primar dhe sekondar, do të mundësohet një pjesë e energjisë të që prodhohet në REK Manastir që të shfrytëzohet për ngrohje të amvisërive, objekteve publike dhe kapaciteteve industriale. Një pjesë e energjisë për ngrohje mund të shfrytëzohet edhe për ngrohje të hapësirave në bujqësi për prodhimet në pemëtari në një prej vendeve më të zhvilluara bujqësore në Maqedoni – Pellagoni, me çka do të krijohen mundësi për investime të reja dhe punësime, veçanërisht në Komunën Mogilla dhe atë të Novacit. 

Me vendosjen e energjisë për ngrohje në një pjesë të Rajonit të Pellagonisë, dukshëm do të zvogëlohet përdorimi i naftës dhe drunjve në amvisëri, objektet publike dhe industri, me çka edhe do të zvogëlohet emetimi i gazrave të dëmshëm të cilat janë rezultat i procesit të ngrohjes, dhe me atë në masë të madhe do të përmirësohet kualiteti i ajrit në rajonin e Pellagonisë. Më tej, dukshëm do të përmirësohet kualiteti i jetës së gjithë qytetarëve të cilët do të kyçen në rrjetin e ngrohjes duke pasur parasysh harxhimet më të vogla për ngrohje të shtëpive me energji për ngrohje. 

Për nevojat e këtij projekti është përpunuar studimi në vitin 2013. Në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2015 është përpunuar projekt dokumentacioni dhe në vitin 2015 është nënshkruar dokumenti për hua me bankën gjermani për zhvillim KFW. Së shpejti pritet që të filloj procedura për zgjedhje të realizuesit të projektit. Në sezonin për ngrohej 2018-2019  presim që të kemi shfrytëzuesit e parë të energjisë për ngrohje. (Buxheti: 47.000.000 euro, AFATI: viti 2017-2019)

 

 

ARSYETIM

programin zgjedhor me të cilin doli në zgjedhjet e fundit parlamentare me 11 dhjetor të këtij viti, në faqen 111, VMRO-DPMNE përsërit premtimin e saj të dhënë më herët në dy cikle të zgjedhjeve (2011 dhe 2014), për sistemin ngrohës për Manastirin, Mogillën dhe Novacin. Më saktë bëhet fjalë për ngrohjen qendrore për vendbanimet në komunat Novaci dhe Mogilla, por para të gjithave në qytetin e Manastirit, përmes kyçjes së rrjetit ekzistues nga ngrohja e mëparshme e Manastirit, si dhe ngrohje për nevoja bujqësore. Energjia e ngrohjes duhet të merret nga REK Manastir, prej ku do të nisen gypat kryesor. Si një fitim kryesor i një shfrytëzimit të kapacitetit termoelektrik, thuhet në premtim, do të zvogëlohet ndotja e ajrit në Pellagoni, gjegjësisht do të shënoj rënie ngrohja nëpër amvisëri dhe institucione dhe industri përmes kapaciteteve të veta, kryesisht drunj dhe mazut, me çka do të ule sasia e grimcave helmuese në ajër. Por, për këtë projekt deri më tani është bërë shumë pak dhe atë në fazën përgatitore, gjegjësisht puna ende nuk ka ardhur as deri në konkurs për zgjedhje të realizuesit. Vetëm përgatitja e dokumenteve të projektit, gjegjësisht nënshkrim i marrëveshjes për hua pa mos u ndërmarr aktivitete për zgjedhje të realizuesit, është hap minimal në drejtim të realizimit të këtij projektit. Kështu që, premtimin për ngrohje të Manastirit (me komunat Mogilla dhe Novaci) e vlerësojmë si të parealizuar.

Për herë të parë në vëllim dhe formë të njëjtë si në programin më të ri zgjedhor, e gjejmë në faqen e 122 nga programi zgjedhor Manifest për reforma dhe zhvillim, me të cilin VMRO-DPMNE doli në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2011.

NGROHJA E QYTETIT TË MANASTIRIT

Qeveria e VMRO-DPMNE-së në periudhën e ardhshme katër vjeçare do të realizojë projektin e shumëpritur për ndërtim të sistemit për ngrohje qendrore në qytetin e Manastirit dhe në komunat fqinje Novaci dhe Mogilla. Përmes shfrytëzimit të energjisë së mbetur nga REK Manastir, do të rekonstruktohet sistemi i ngrohjes, ndërtimi i magjistrales së gypit kryesor me gjatësi prej 12.5 km nga REK Manastir deri në qytetin e Manastirit, si dhe me modernizim të rrjetit ngrohës ekzistues primar dhe sekondar, do të mundësohet që një pjesë e energjisë e cila prodhohet në REK Bitollaqë shfrytëzohet për ngrohje nëpër amvisëri në industri. 

Sipas studimeve të përpunuara, në këtë mënyrë do të sigurohej energjia për ngrohje të rreth 55.000 konsumuesve të Komunës së Manastirit (banimeve kolektive, shtëpi individuale, shkolla, spitale, ndërtesa administrative, kapacitete industriale). Një pjesë e kësaj energjie mund zë shfrytëzohet edhe për ngrohje të hapësirave bujqësore dhe nëpër nevoja bujqësore e një prej vendeve më të zhvilluara bujqësore në Maqedoni – Pellagoni. Kjo do të hapte mundësi për investime të reja dhe punësime, veçanërisht në komunat Mogilla dhe Novaci. 

Investimi do të kapte vlerën prej 35-40 milion euro, me afat për realizim 24 muaj. Mjetet do të sigurohen nga ELEM dhe me pjesëmarrjen e komunave, të Manastirit, Novacit dhe Mogillës, nëse do të ketë mundësi të shfrytëzohen fondet evropiane për rritje të efikasitetit energjetik. Për ndarje të segementeve nga projekti do të rishikohet edhe modeli i partneritetit publiko-privat. (Afati për fillim të ndërtimit: qershor 2012). 

Sipas këtij premtimi, sistemi duhet që të ishte funksional që nga qershori i vitit 2014, gjegjësisht 24 muaj nga termini i dhënë për fillim të ndërtimit.

Më pas ky premtim përsëritet (po ashtu edhe në faqen 122) në programin zgjedhor të partisë me të cilin kërkohej besimi i votuesve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, sipas të cilit, në vitin 2017 duhej të funksionoj sistemi për ngrohje për një pjesë të vendbanimeve në Pellagonisë jugore.

  1. PROJEKT: NGROHJA E MANASTIRIT, MOGILLËS DHE NOVACI

Përmes shfrytëzimit të energjisë së mbetur nga REK Bitolla, me rekonstruktim të sistemi ngrohës, ndërtim i gypit kryesor të ngrohjes me gjatësi prej 12,5 km nga REK Bitolla deri në qytetin e Manastirit, si dhe me modernizim të rrjetit ekzistues primar dhe sekondar, do të mundësohet që një pjesë e energjisë e cila prodhohet në REK Bitolla të shfrytëzohet për ngrohje të amvisërive dhe në industri. Një pjesë e energjisë ngrohëse mund të shfrytëzohet edhe për ngrohje të hapësirave bujqësore nëpër ambientet bujqësore e njërit prej vendeve më të zhvilluara bujqësore në Maqedoni – Pellagoni, me çka do të krijohen kushte për investime të reja dhe punësime, veçanërisht në komunat Mogilla dhe Novaci. 

Për nevojat e këtij projekti është Studimi për fizibilitet në vitin 2013, ndërsa në vitin 2012 dhe 2013 është kryer adaptimit i kapaciteteve prodhuese në QTE Bitolla përmes rekonstruktimit të turbinave me vlerë prej 4 milion euro. 

Në fazën e përpunimit është edhe projekti bazë dhe infrastrukturor pas të cilit do të fillojmë se ndërtimin e stacioneve në REK Manastir dhe ndërtimin e gypave dhe rrjetit për ngrohje. Presim sasitë e para të energjisë për ngrohje që të porositen në vitin 2017. Projekti do të realizohet me ndihmën e KfW-së. 

Përgjatë realizimit të këtij projekti ELEM do të rishikojë edhe mundësinë e partneritetit publiko-privat ose me koncesion, gjatë të cilit partnerit privat do t’i ofrohet mundësia e ndërtimit dhe menaxhimit të rrjetës shpërndarëse, në afat jo më të gjatë se 30 vite. Pas kalimit të këtij afati rrjeti do të kthehet nën pronësi të shtetit ose komunës. Në qoftë se në periudhën e koncesionit do të rrezikohet interesi publik, shtetit do të ketë mundësi që para kalimit të kësaj periudhe të merr përsipër rrjetin shpërndarës. Në rast se nuk shfaqet interes nga investitori privat, atëherë edhe rrjeti do të ndërtohet nga shteti. (Buxheti: 67.000.000 euro, AFATI: prej vitit 2915 deri në vitin 2017 (PËR REALIZIM TË KËTIJ PROJEKTI JANË TË NEVOJSHME 2 VITE)

 

 

BURIME

 

Vlerësuar nga: Sasho Spasoski

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.