Mallçevski: Më 6 mars përfundoi mandati i Gruevskit si kryetar i VMRO-DPMNE-së

 

Ish anëtari i spikatur i VMRO-DPMNE-së dhe kryetar i Lidhjes studentore pranë UKM, Samoill Mallçevski thotë se Nikolla Gruevski nuk është më kryetar legjitim i VMRO-DPMNE-së, sepse mandati i tij përfundoi një javë më parë.

 

Симеон Малчевски, поранешен член на ВМРО-ДПМНЕ при настапот на Алсат. Фото: видео клип скриншот
Samoill Mallçevski, ish anëtar i VMRO-DPMNE-së në paraqitjen e tij në Alsat. Foto: video klip skrinshot

Nikolla Gruevski nuk është kryetar legjitim i VMRO-DPMNE-së. Mandati i tij ka përfunduar më 6 mars –  deklaroi  Samoill në emisionin „Rruga drejt“ në televizionin Alsat-M.

Mallçevski u thirr në nenin 20 Statutit të VMRO-DPMNE-së ku përcaktohet mandati i kryetarit.

Sipas statutit, Kongresi kur ai u zgjodh kryetar u mbajt më 5 dhe 6 mars të vitit 2011. 5 dhe 6 marsi kaluan para një jave. Pra, sipas nenit 20 të statutit të VMRO-DPMNE-së në paragrafin 2 thuhet se mandati i kryetarit është katër vjet. Nëse mandati juaj ka filluar në 5 mars të vitit 2011 atëherë ai ju përfundon në 5 mars të vitit 2015. Ne tashmë një javë kemi një udhëheqësi të VMRO-DPMNE-së që nuk është në pajtim me statutin e vetë partisë politike – tha Mallçevski.

 

[Burimi: Plusinfo.mk Data: 14.03.2015]

 

Arsyetim:

Kjo deklaratë e Mallçevskit është e vërtetë sepse në Statutin e VMRO-DPMNE-së në nenin 20 thuhet: 

Kryetari i partisë është organ politiko – ekzekutiv të cilin e zgjedh kongresi me vota të fshehta.

Mandati i kryetarit të partisë zgjat 4 vjet.

tekst të Dojçe Vele të botuar më 06.03.2011 me titull: Nikolla Gruevski rizgjidhet kryetar i VMRO-DPMNE-së shkruan se Nikolla Gruevski në kongresin e partisë ka fituar edhe një mandat katër vjeçar. në tekst është theksuar se në ditën e dytë të Kongresit të 14 të VMRO-DPMNE-së që u mbajt në Manastir, nga gjithsej 639 kandidatë, 610 kanë votuar për Gruevskin.

Që nga ajo ditë edhe rrjedh mandati i kryetarit të ri të partisë. kjo do të thotë se më 06.03.2015 ka përfunduar mandati i Gruevskit si kryetar i VMRO-DPMNE-së, ndërsa kryetari i ri do zgjidhet në Kongres. Edhe pse flitet që VMRO-DPMNE-ja Kongresin e radhës do e mbajë në muajin maj në Kumanovë, deri atëherë Gruevski është kryetar i partisë pa mandat të dhënë nga Kongresi i partisë.

 

Linqe:

Statuti i VMRO-DPMNE-së, [Qasur më 15.03.2015], http://vmro-dpmne.org.mk/?page_id=174

Dojçe Vele (06.03.2011) Nikolla Gruevski rizgjidhet kryetar i VMRO-DPMNE-së [Qasur më 15.03.2015] http://www.dw.de/%D0%BD%D0%B8%D0%BA%D0%BE%D0%BB%D0%B0-%D0%B3%D1%80%D1%83%D0%B5%D0%B2%D1%81%D0%BA%D0%B8-%D1%80%D0%B5%D0%B8%D0%B7%D0%B1%D1%80%D0%B0%D0%BD-%D0%B7%D0%B0-%D0%BF%D1%80%D0%B5%D1%82%D1%81%D0%B5%D0%B4%D0%B0%D1%82%D0%B5%D0%BB-%D0%BD%D0%B0-%D0%B2%D0%BC%D1%80%D0%BE-%D0%B4%D0%BF%D0%BC%D0%BD%D0%B5/a-6460748

 

Vlerësoi: Vllado Gjorçev

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.