Lubço Nikollovski
Ministër i cili udhëheq Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit në qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev
JETA PRIVATE
-Ka lindur me 20.08.1983 në Kriva Pallank, ku ka përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm. Diplomën e Fakultetin e merr pas studimeve në fakultetin Juridik Justiniani i Parë pranë UKM në Shkup prej vitit 2002 deri në vitin 2007, në fushën e të drejtës financiare, pas të cilës kryen edhe shumë shkolla verore, trajnime dhe të ngjashme, kryesisht jashtë shtetit.
KARRIERA
-Në vitin 2008 punon si jurist në zyrën e avokaturës “Markovska dhe Andrevski” nga Shkupi
-Prej vitit 2009 deri në vitin 2011 punon si këshilltarë për një udhëheqësi korporate, ndërsa më vonë edhe si sekretar në Institutin për Drejtorë, organizatë civile qëllimi i të cilës është mbrojtja e imazhit të drejtorëve në Maqedoni. Në të njëjtën kohë punon edhe si këshilltar në AAG, Analysis and Advisory Group, e fokusuar në burime njerëzore dhe të drejtës biznesore.
-Prej vitit 2013 hap edhe zyrën e vet të avokatisë
KARRIERA POLITIKE
– Në vitin 2014 bëhet shef i kabinetit të Kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaevit
-Në vitin 2016 disa muaj është ministër teknik në Ministrinë e Bujqësisë, në pajtim me kushtet e Marrëveshjes së Përzhinos, përkthyer në ndryshime të Ligjeve për qeverinë.
-Me 31 dhjetor të vitit 2016 është verifikuar mandati për deputet në Kuvend nga radhët e deputetëve të LSDM-së
-Prej 01.06.2017 bëhet Ministër i cili udhëheq me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ujësjellësit në qeverinë e RM-së, udhëhequr nga Zoran Zaev
BURIME:
-Kuvendi i Republikës së Maqedonisë – Propozim për zgjedhje të qeverisë
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari