LSDM premtoi se nuk do të largohen nga puna administratorë, tash paralajmëron të kundërtën

Foto: Printscreen kolazh

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, duke folur për paga më të larat dhe për punësime të reja në administratë, si dhe për reformat e lajmëruara në sektorin publik, porositi se një pjesë e administratorëve publik do të lëshojnë sektorin publik, çka mund të vlerësohet si deklaratë jokonsekuente, duke pasur parasysh se ai dhe bashkë partiakët e tij premtuan se asnjë administratorë nuk do të largohet nga puna.

Për atë që nuk punon nuk ka nevojë të flasim për reforma. Ai që nuk punon thjeshtë nuk ka se çfarë të kërkojë

[BURIMI: TV Nova – data 19.11.2018]

ARSYETIM:

Në programin parazgjedhor të LSDM “Plani për jetë” qëndron se qeveria e re e LSDM-së do të realizojë reforma në administratën publike, si “parakusht i domosdoshëm për qeveri të përgjegjshme” (faqe 21), me qëllim që të krijohet një administratë profesionale, llogaridhënëse dhe transparente, në funksion të qytetarëve, dhe jo të partive, (faqe 24). Në disa vende në program në mënyrë eksplicite theksohet se reforma në administratë nuk do të thotë largim nga puna të administratorëve (faqe 7).

Kriteri kryesor për punësim nuk do të jetë në bazë të librezës partiake, por profesional, kompetent dhe me përvojë pune në drejtimin përkatës. Nëpunësit në administratë nuk do të largohen nga puna, do të bëhet riorganizimi i tyre… thuhet në program në faqen 25. 

Në fakt, një ndarje e këtillë nuk do të ketë në administratën publike, LSDM dhe përfaqësuesit e saj kanë vazhduar ta deklarojnë që prej kur formuan qeverinë. Në këtë periudhë, socialdemokratët justifikuan procesin e punësimeve të reja, sepse, sipas tyre, ka pasur mungesë të kuadrit profesional në shumë institucione, por njëkohësisht kanë mbrojtur qëndrimin se nuk do të largojnë nga puna nëpunës të administratës dhe përkrah asaj se ka ngarkesë.

Numri i të punësuarve është shumë i lartë në administratën publike, por ne si Qeveri u zotuam se do të hapim vende të reja pune me një pagë të dinjitetshme. Në fund të ditës, këdo që do të largoni nga puna përsëri duhet t’i gjeni punë në sektorin privat. Duhet të zvogëlojmë numrin e përgjithshëm të të punësuarve dhe për këtë vendosëm që me këtë hap të tregojmë se meqë kemi këtë administratë publike kaq të shumët në numër, mund ta riorganizojmë, deklaroi Mançevski menjëherë pas zgjedhjes së ti si ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratë (11.06.2017).

Përsëri përgjatë kohës, fraza se askush nuk do të largohet nga puna, por se Qeveria vetëm do të riorganizojë administratën me qëllim që të bëj më efikase, filloi të zhvillohet, andaj përfaqësuesit qeveritar momentalisht kur flasin për reforma në administratë, falsin edhe për optimizim të administratës. Në këto kushte, Maçevski dhe Qeveria njoftojnë për shfuqizim të organeve, bordeve udhëheqëse, pozicione menaxheriale, por edhe për largim nga puna për të punësuarit, me atë që se Qeveria do të ju ndihmojë që t’ju gjejnë punë në sektorin privat.

Për disa ndoshta është një proces i dhimbshëm, por kjo është ajo që duhet të bëhet për tu vendos në rend kaosi i krijuar. Kjo do të thotë ndoshta shfuqizim të institucioneve, uljen e numrit të menaxherëve, bordeve udhëheqëse dhe personave në pozita udhëheqëse. Në plan të parë do të tentojmë që njerëzve të ju gjejmë vend në sistem, përderisa analiza tregon se ka më tepër njerëz seç duhet, ashtu siç njoftuam më parë, do të përgatitim ofertë deri te sektori privat – tha Mançevski, duke paraqitur pretendimet nga analiza e situatës në sektorin publik (05.11.2018)

Në këtë kontekst edhe kryeministri Zoran Zaev njoftoi se Qeveria do tju falënderohet të gjithë administratorëve që nuk e kryejnë punën e vet. Njëkohësisht, ai njoftoi se përmes programeve të Agjencisë për Punësim do të ju ofrojnë kompanive private që të punësojnë një pjesë të administratës publike, gjë që nxiti reagim nga ana e sindikatës përkatëse. Prej aty refuzojnë transfer në sektorin privat sepse ju është premtuar se çdo administratorë do të mbajë punën.

Padyshim se reformat dhe riorganizimi i administratës është i nevojshëm, por qëndrimet e këtilla të Mançevskit dhe përfaqësuesve të tjerë qeveritar janë jokonsekuente në krahasim me premtimet e tyre të mëparshme në programin partiak dhe në dalje publike.

 

BURIME:

Vlerësoi: Vllatko Stojanovski

 


Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni .