LSDM premtoi, por nuk krijoi gjykata të specializuara tregtare

Foto: pixabay.com

PREMTIM: GJYKATA TË SPECIALIZUARA TREGTARE

Shumë investitor ankohen për vendime gjyqësore shumë të ngadalta dhe për cilësinë e tyre. Që të përmirësojmë ambientin e biznesit dhe të ju sigurojmë siguri ligjore të atyre të cilët hapin vende pune, do të kërkojmë mbështetje më të gjerë në Kuvend për krijimin e gjykatave tregtare të specializuara. Ato do të jenë më të shpejta, më profesionale dhe të pavarura. 

[Burimi: Programi i LSDM për zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 “Plani për jetë në Maqedoni“, faqe 31 dhe 258 ]

 

ARSYETIM:

LSDM në programin e saj gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016 premtoi se do të përmirësojnë klimën biznesore, mes tjerash, dhe me formimin e gjykatave të specializuara tregtare. Megjithatë, edhe pse u premtua se gjykatat do të bëhen praktikë maqedonase për dy vite nga zgjedhja e Qeverisë, realizimi i këtij premtimi deri më tani (05.02.2019) aspak nuk ka filluar.

Nevoja për gjykata speciale tregtare nën kompetencat e të cilës do të jenë çështjet që dalin nga puna e bizneseve, doli nga praktika prej të cilët biznesmenët ankohen për zgjedhjet të ngadaltë të çështjeve në gjykata.

Edhe pse prej zgjedhjes së Qeverisë kaluan më tepër se një vit e gjysmë, deri më tani nuk ka informacion se ka ndonjë përgatitje ose ndryshim të ndonjë vendimi ligjor për krijimin e gjykatave tregtare. Nuk ka njoftim se punohet për tekst të një ligji të ri, dhe se një gjykatë e tillë është planifikuar në draft Strategjinë për sistemin gjyqësor për periudhën 2017-2022.

Formimi i një gjykatës të tillë nuk është paraparë as në Planin 18, në të cilin janë te vendosur reformat kyçe në gjyqësor në suaza të raportit të Pribe-së dhe reformat në sistemin gjyqësor, të cilët duhet të bëhen para se në vend të nisin negociatat për në Bashkimin Evropian.

Se akoma nuk është krijuar bazë ligjore për formimin e një lloji të tillë të gjykatave vërtetojnë edhe shoqatat e biznesit të cilët përgjatë viteve kanë kërkuar formimin e gjykatave të atilla.

Nga Lidhja e odave ekonomike për “Vërtetmatësin” thonë se deri më tani Oda nuk është informuar se ekziston një iniciativë e tillë për vendimin ligjore rreth krijimit të gjykatave tregtare.

Që të realizojë këtë premtim LSDM, Qeverisë i mbeten edhe katër muaj, gjë që nuk është e mjaftueshme për ngritjen e procedurave për miratimin e një vendimi ligjor. Për më tepër, në periudhën që vejnë është planifikuar edhe procesi zgjedhor i cili do të pengojë një pjesë të aktiviteteve të Qeverisë. Duke pasur parasysh se në korniza të procesit të reformave në sistemin gjyqësor nuk ka informacione se çështja e gjykatave tregtare është ngritur, këtë premtim të LSDM e vlerësojmë si të parealizuar. 

BURIME:

 

Vlerësoi: Rada Isovska – Manevska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.