LSDM premtoi, por nuk formoi Avokat të Popullit për kredi

Foto: pixabay.com

 

PREMTIM: Do të kemi Avokat të Popullit për kredi, i cili do të duhet të lehtësojë dialogun mes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe institucioneve kreditore. Avokati për kredi duhet të sigurojë marrëdhënie fer dhe të drejtë të institucioneve kreditore ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat për dallim nga ndërmarrjet e mëdha, nuk gëzojnë shërbime ligjore dhe shërbime të tjera për mbrojtjen e interesave të tyre. 

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM  „ Plani për jetë në Maqedoni“, faqe 242, data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

LSDM nuk realizoi premtimin për krijimin e institucionit për kredi, që do të ju lehtësonte qasjen kompanive të vogla dhe të mesme për kredi dhe do të nxiste investimin e kompanive vendore.

Këtë premtim LSDM e lajmëroi që në vitin 2014 si politikë aktive për nxitjen e investimeve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, e cila duhej të ju kundërvihej masave të Qeverisë së atëhershme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE për nxitjen e investimeve të huaja, në të cilat kompanitë vendore nuk u planifikuan.

Dragan Tevdovski si kryetar i atëhershëm i Komisionit për ekonomi pranë LSDM-së, në konferencë për shtyp paralajmëroi tre masa:

Formimi i “Biznes fondit maqedonas” i cili do të ketë për qëllim të mbështet investimet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend, “Avokati për kredit”, i cili duhet të miratojë dialogun në mes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që do të duan të investojnë në biznes me kompaninë e huaj nga zona, do të mund të konkurrojnë për hua te Biznes Fondi maqedonas me vlerë deri 100 mijë euro (Fokus, 2014). 

LSDM në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 pretimin e vendosi në “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 242), ndërsa Qeveria e përfshiu edhe në Programin për punë 2017-2020, në pjesën “klima e biznesit dhe konkurrenca” (faqe 6). 

Në periudhën parazgjedhore në fushatën për zgjedhjet të parakohshme parlamentare në Komisionin për çështje ekonomike në LSDM, Tevdorovski avokatin për kredit e theksoi si pjesë e programit për përforcim dhe zhvillim të bizneseve të vogla.

Në të gjithë komunat e mëdha shteti do të sigurojë hapësirë biznesore për më tepër ndërmarrjeve të sapokrijuara pa pagesë, po ashtu shteti do të paguaj shpenzime të përbashkëta për mirëmbajtjen, për arkivimin dhe për kontabilitet. Qytetarët e interesuar të cilët dëshirojnë të hapin kompani, këtë do ta bëjnë me kapital fillestar me vetëm 1 euro dhe këto kompani do të jenë të dukshme. Që të mund të mbrohen të drejtat e bizneseve të vogla, në veçanti para institucioneve financiare do të ketë avokat për kredi duke marr shembull vendet në BE, deklaroi atëherë Tevdorovski. 

Megjithatë, edhe pas dy viteve që nga zgjedhja e Qeverisë, nuk është formuar një institucion ti tillë, as edhe një trup i posaçëm, aq më pak, si pjesë e institucionit të Avokatit të popullit,  që mund të shihet edhe  nga Avokati i Popullit.

Nuk ka informacione shtesë nëse është në plan që të formohet avokati për kredi përmes ndryshimeve të ndonjë ligji ose me vendim të veçantë të Qeverisë.

Sipas kësaj, mund të arrihet në përfundim se premtimi i LSDM-së se do të formojë avokat për kredit i cili duhet të përmirësojë dialogun mes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe institucioneve kreditore, nuk është realizuar. 

 

BURIME:

Vlerësoi: Rada Isovska – Manevska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.