LSDM nuk ka emëruar avokat populli për energjinë

Prej protestave për çështje energjetike. Foto: Bllog Razvigor

 

Partia qeverisëse, LSDM në programin parazgjedhor “Plani për jetë në Maqedoni”, mes tjerash, premtoi si në vazhdim, gjë që nuk është realizuar:

 

Premtim: AVOKAT PËR ENERGJI

E drejta e konsumuesve në Republikën e Maqedonisë janë të nënvlerësuara. Çmimet rriten, kualitetit i furnizimit për energji është i ulët, ndërsa shpenzimet për kyçjen e rrjeteve energjetike janë rritur në mënyrë enorme. Nga ana tjetër, institucionet të cilat duhet të kujdesen për të drejtat e konsumatorëve, tërësisht janë vendosur në interes të kompanive. Me qëllim që të mbrohen të drejtat e konsumatorëve në të gjithë zyrat e Avokatit të Popullit, përfshirë këtu edhe zyrat rajonale, do të emërojmë avokatë popullor për energji (Energy Оmbudsman). Detyrimi i tyre do të jetë që të ndihmojnë të gjithë konsumatorëve që të realizojnë të drejtat e garantuara, përfshirë këtu edhe përgatitjen e ankesave deri te institucioneve kompetente në tregun energjetik të liberalizuar. 

[Burimi: LSDM – Plani për jetë në Maqedoni, faqe 86, data: fundi i vitit 2016]

 

ARSYETIM:

Partia qeverisëse LSDM tani për tani nuk realizoi premtimin e vet dhënë në programin parazgjedhor për emërimin e avokatit për energjetikë. Ideja e shtruar në programin parazgjedhor të LSDM-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016 nuk ka qenë që të formohet një institucion i veçantë, por që të emërohen avokat të veçantë për energjetikë në suaza të zyrave të Avokatit të Popullit në Republikën e Maqedonisë.

Ky premtim, si pjesë e programit parazgjedhor, nuk mund të haset në programet e Qeverisë, as në atë për punë për vitet 2017-2020 as në Programin për punë për vitin 2018. Vetëm diçka mund të gjenden në dokumentet e Qeverisë në Planin 3-6-9 edhe atë të formuluar si Përforcim të kapaciteteve të Zyrës së Avokatit të Popullit, dhe kjo nuk është në pjesën e reformave gjyqësore prej Planit për reforma urgjente.

Njëkohësisht, me verifikim të detajuar të ndryshimeve ligjore të bëra deri më tani në Ligjin për Avokatin e Popullit në RM nuk gjetëm ndryshime të këtij tipi. Një informacion i atillë nuk mund të gjendet as edhe me kërkimin e detajuar në sajtin e Avokatit të Popullit.

Nuk ka informacion për avokat për energjetikë as në arkivat elektronike të mediumeve të cilat i kërkuam përmes google-it dhe përmes gjeneratorëve në gjuhën maqedonase.

“Vërtetmatësi” u sforcua që të dëgjohet edhe me zëdhënësin e Avokatit të Popullit, por nuk arritëm që të kontaktojmë.

Vet Avokati i Popullit, në Raportin e tij të fundit për gjendjen e të drejtave të njeriut në RM në vitin 2017 tregon se “akoma ka probleme me qytetarët të cilët janë të shkyçur prej rrjetit të ujësjellësit dhe prej rrjetit me energji për ngrohje, gjë që mund të përfundohet se nevoja për Avokat për energjetikë është e arsyeshme.

Për shkak të argumenteve të theksuara më larët, në pajtim me metodologjinë e “Vërtetmatësit”, mund të konstatohet se LSDM qeverisëse deri më tani nuk e ka përmbushur këtë premtim.

 

BURIME:


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.