Logjika e Merkos për lejen e picerisë në Ohër është e gabuar, deklarata e pavërtetë

Рамиз Мерко. Фото: Скриншот

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, dha dekalratën në vijim e cila përveç se është jokonsekuente, është edhe e pavërtetë:

 Lokali është ok, meqë më pyetet. Fillon të ndërtohet dhe flitet pothuajse një vit. Ku është pushteti lokal? Ku është pushteti qëndror? Që do të thotë në qoftë se nuk e ndalon, ai është objekt legal…

[Burim: Magazin.mk/Jutjub deklaratë e Merkos, data: 15.07.2019]

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko në një intervistë të shkurtër për portalin “Magazin”, dha deklaratë për pjesmarrjen në hapjen e picerisë të shokut dhe kolegut të tijë partiak, me lokacionin në çinarin e Ohrit, si dhe për atë nëse është  legal objekti, e cila është jokonsekuente në një pjesë, dhe e pavërtetë.

Merko, duke përdorun logjikën në të cilën argument kryesorë është që mos reagimi është legalizim, faktikisht dëshiron që opinioni të kuptoj që një objekt është legal ose jo, varet prej asaj nëse pushteti reagon ndaj një objekti të tillë. e shemb ose jo. Nëse nuk ka ndonjl vperim të tillë do të thotë që objekti de fakto është legal, thekson Merko. Nëse do të ishte aq e thejshtë, nuk do të ngrihej aq bujë për këtë çështje. Në fakt, përkrah kësaj shfaqet dilema, nëse mundet një objekt nga jolegal të legalizohet, nëse për një vitë nuk është ngritur procedurë për shembje. Këtu qëndron edhe e pavërteta e deklaratës së Merkos.

Pronari i objektit, këshilltarë i BDI-së në Komunën e Ohrit dhe kryetar i degës lokale të BDI-së, Nefi Useini, gjatë muajve të kaluar i është dhënë vendim për ndalim të ndërtimit dhe eleminim të elementeve të ndërutara në picerinë të cilat janë vlerësuar si jolegale. Kjo do të thot që institucioni i autorizuar për veprim- inspektoriati i ndërtimit në Komunë, pra, ka vepruar. Është çështje krejtësisht tjetër përse objekti deri tani nuk është shembur. Edhe pse arsyetimi i përgjithshëm në opinion është që nuk është shpallur prokurim për këtë qëllim dhe nuk ka pasur pra për qera të mekanizmave dhe punëtorëve për shembje, e vërteta në prapavi mund të jetë më ndryshe.

Në fakt, vetë Useini është pjesë e partisë e cila është në koalicion me partinë që qeverisë Ohrin- LSDM. Ata janë në bashkëqeverisje si në nivelin qendrorë, joformalisht, edhe në atë lokal. Në këtë drejtim, deklarata e Merkos është jokonsekuente..Në fakt, pikërisht shoku i tij partiak është në pushtet, edhe në nivel lokal edhe në atë qëndror, kështu Merko nuk ka të drejtë të habitet ku ka qenë pushtet lokal, e ku ai qendror, pasi që nuk mund të përjashtohet mundësia për marrëveshje brenda partiake dhe ndikim që mos të veprohet deri në fund me këtë rast, por edhe me raste të tjera të lidhura me këtë pronar.

Pushteti ka reaguar formalisht. Ka dhënë vendim për ndërprerje të ndërtimit dhe vendim për elemenimim të pjesëve të objektit. Ajo mund të shihet edhe nga publikimet nëpër mediume, të cilat ishin përsëritur edhe gjatë pjesëmarrjes të kryetarit të komunës së Ohrit, Konstantin Geogrieski në TV 24. Për shkak të këtyre arsyeve deklaratën e kryetarit të Strugës, Ramiz Merko dhënë në intervistë për portalin “Magazin”, e vlerësojmë së i të pavërtetë.

 BURIME:

Vlerësoi: Тео Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.