Llatas: Nëse dikush do t’i kërcënohej Barak Obamas, a do „zhdukej nga faqja e dheut“?

Драган Павловиќ Латас во вестите на Сител

 

Në bisedat telefonike të cilat janë pjesë e „bombave“ të opozitës, më saktësisht në bisedën më të gjatë për të cilin lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi, tha se ishte bisedë kinse mes kryeredaktorit të Sitell-it, Dragan Pavlloviq Llatas dhe drejtorit të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sasho Mijallkov, në një moment D.P. Llatas, në kontekst me sjelljen e pronarit të tashmë televizionit të shuar A1, Velija Ramkovski, thotë:

Imagjino, sikur pasanikët si Bill Gejtsi në Amerikë t’i kërcënoheshin Obamas, do zhdukeshin nga faqja e dheut.

Драган Павловиќ Латас во вестите на Сител
Dragan Pavlloviq Llatas në edicionin e lajmeve në Sitell

Bisedën e plotë mund ta dëgjoni këtu, ndërsa kjo deklaratë dhe konteksti në të cilën është bërë mund ta dëgjoni këtu pas minutës së 7 e 30 sekonda.

 

Arsyetim:

Për zbulimin e vërtetësisë të kësaj deklarate nuk do sqarojmë gjerë e gjatë sepse nuk e meriton një përkushtim të tillë, por edhe sepse, për fat, ka shumë burime ku mund të gjejmë informacion për këtë temë pa bërë shumë hulumtime.

 

Ky shkrim në Wikipedia e sqaron të gjithë historinë e kërcënimeve të bëra ndaj presidentëve të SHBA. Në të thuhet se dënimi maksimal për kërcënim të bërë ndaj kryetarit të SHBA është deri më 5 vjet heqje lirie dhe deri më 250.000 dollarë. Nuk ka nevojë të përmendim që ligjet në SHBA  nuk bëjnë dallim  mes kërcënimeve që i bën një person i pasur, apo një i varfër. Për më shumë, dënimi maksimal për kërcënim drejtuar një gjykatësi, apo polici është 10 vjet heqje lirie, përkatësisht dy herë më i madh se sa ai për kërcënime ndaj kryetarit të SHBA.

Dënimet më të rrepta për kërcënim me vdekje/vrasje/atentat ndaj Obamas, por që nuk përfshijnë ndërmarrjen e kurrfarë veprimi, të shqiptuara nga gjykatat në SHBA, janë 27 dhe 33 muaj heqje lirie, që të dy dënimet e shqiptuar në vitin 2010.

Nga ana tjetër, personi i cili ka qëlluar me plumba ndaj Shtëpisë së bardhë, nga të cilët së paku 7 e kanë qëlluar objektin, është dënuar me 25 vjet heqje lirie. Personat që kanë blerë armë dhe bomba me vlerë prej 87.000 dollarë me qëllim për ta vrarë presidentin Obama dhe kanë ndërmarrë hapa dhe kanë bërë përgatitje në këtë drejtim, me ç’rast kanë kryer vrasje të personave të tjerë që i kanë penguar në qëllimin e tyre, janë dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi për lirim me kusht.

Në përgjithësi, në vitet e para të qeverisjes së tij, Obama ka pranuar nga 12.000  kërcënime në vit, që është për katër herë më shumë se sa presidenti paraprak, Xhorxh Bushi. Mbi 60% e kërcënimeve janë bërë përmes internetit, ndërsa për kërcënim drejtuar Obamas deri më tani janë dënuar 65 persona.

Gjithsesi, ajo që pa pikë dyshimi është e qartë është se nuk ka ndodhur që dikush „të zhduket nga faqja e dheut“, e sidomos jo ato dhjetëra e dhjetëra mijë njerëz gjë gjatë viteve kanë thënë ndonjë kërcënim kundër presidentit – pa dallim a janë të pasur, apo të varfër.

 

Burime:

  • Threatening the President of the United States, (Kërcënime drejtuar presidentit të SHBA) [Qasur më: 11.03.2015] http://en.wikipedia.org/wiki/Threatening_the_President_of_the_United_States#cite_note-4
  • Assassination threats against Barack Obama, (Kërcënime për atentat ndaj Barak Obamas) [Qasur më: 11.03.2015] http://en.wikipedia.org/wiki/Assassination_threats_against_Barack_Obama
  • Threatening Communications and Behavior: PERSPECTIVES ON THE PURSUIT OF PUBLIC FIGURES (Komunikimi dhe sjellja kërcënuese: Perspektivat në ndjekjen e personave publik) Cherie Chauvin, Editor, Board on Behavioral, Cognitive, and Sensory Sciences, Division of Behavioral and Social Sciences and Education, NATIONAL RESEARCH COUNCIL OF THE NATIONAL ACADEMIES THE NATIONAL ACADEMIES PRESS, Washington D.C., www.nap.edu, [Qasur më: 11.03.2015] http://www.nap.edu/openbook.php?record_id=13091
  • Threats Against Obama Spiked Early, (Kërcënimet ndaj Obamas që herët arritën një numër të madh) By JEFF ZELENY and JIM RUTENBERG, Published: December 5, 2009, [Qasur më: 11.03.2015] http://www.nytimes.com/2009/12/06/us/06threat.html?pagewanted=all
  • The new dynamics of protecting a president: Most threats against Obama issued online, (Dinamika e mbrojtjes së presidentit: numri më i madh i kërcënimeve ndaj Obamas janë bërë përmes internetit), By Juliet Eilperin October 8, 2014 [Qasur më: 11.03.2015] http://www.washingtonpost.com/politics/the-new-dynamics-of-protecting-a-president-most-threats-against-obama-issued-online/2014/10/07/a525ef6c-4b11-11e4-891d-713f052086a0_story.html

 

Vlerësoi: Vlladimir Petreski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.