Linja hekurudhore në relacion aeroporti i Shkupit – Milladinovcë premtohet që do të ndërtohet deri në vitin 2023

Foto: commons.wikimedia.org

 

PREMTIM: Do të ndërtojmë hekurudhë të re në aeroportin Aleksandar i Madh  deri në Milladinovcë, me çka do të hapim transport hekurudhor prej aeroportit Aleksandri i Madh deri në Shkup. 

[Burimi: Programi i LSDM për zgjedhjet parlamentare të vitit 2016  „Plani për jetë në Maqedoni“, faqe 248, data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

LSDM në programin e saj “Plani për jetë në Maqedoni”, me të cilin fitoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, premtoi se për dy vite nga zgjedhja e Qeverisë (deri në qershor të vitit 2019), me hekurudhën do të lidhet aeroporti i Shkupit me Milladinovcën dhe stacionin hekurudhor në Shkup.

Lidhja hekurudhore prej 5 kilometrash e cila duhet të lidh Milladinovcën me aeroportin e Shkupit është pjesë e Programit pëe punë të Qeverisë në periudhën 2017-2020 (faqe 24) dhe është pjesë e projektit të paralajmëruar të hekurudhës së qytetit në Shkup. Megjithatë edhe pas 18 muajve të mandatit të Qeverisë, kjo lidhje hekurudhore nga aeroporti me Miladinovcën dhe Shkupin, nuk ka.

Projekti, përsëri u gjet në Strategjinë transportuese kombëtare 2018-2030, e cila akoma është në versionin e aprovimit. Sipas strategjisë hekurudha prej aeroportit deri te Milladinovci duhet të ndërtohet në afat të gjatë, gjegjësisht deri në vitin 2030, me arsyetimin se aktivitetet për ndërtimin e saj duhet të implementohen sipas përgatitjes së duhur, dhe për këtë parashihet që të harxhohen 30 milion euro.

Ideja për ndërtimin e hekurudhës nga aeroporti deri në Milladinovcë këto ditë në konferencë për shtyp nga Ministria për Transport dhe Lidhje u përmendet në prezantimin e Strategjisë transportuese kombëtare 2018-2030. Gjatë asaj u tha se ideja nuk është e re, por për realizimin e saj është pritur që të rritet numri mbi 2 milion i pasagjerëve në Aeroportin e Shkupit

Kostoja e hekurudhës prej stacionit hekurudhor në Shkup deri në aeroport ishte që transporti ajror të tërheq dy milion udhëtar sepse kur janë bërë analizat, është dëshmuar se kur do të arrihet kjo, atëherë do të vlejë kostoja për realizimin sepse atëherë investimi është i konsiderueshëm, deklaroi Biljana Zdraveva, udhëheqëse e sektorit të hekurudhave në Ministrinë për Transport dhe Lidhje. 

Nga ministria nuk theksuan se sa do të kushtojë realizimi i këtij projekti. Por, siç informoi Zdraveva, gjëja e parë që duhet të bëhet është kompletimi i dokumentacionit, më pas të bëhen studimet e parafizibilitetit dhe fizibilitetit, dhe më pas të mendohet për gjetjen e parave për ndërtim. Këto proceduara për ndërtime hekurudhore duam më shumë kohë.Prej projekeve në hekurudhë, siç komunikoi në konferencë për shtyp ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski, pritet që në infrastrukturën hekurudhore në periudhën 2020-2025, të përfundojë hekurudha në drejtim të Bullgarisë. Ai nauk dha afate për ndërtimin e linjës hekurudhore nga Aeroporti i Shkupit për në Milladinovc.

Për këtë projekt nuk ka para të planifikuara as në buxhetin e këtij viti në Ministrinë për Transport dhe Lidhje.

Në pjesën e ndërtimit dhe modernizimit të hekurudhës, kemi paraparë 3 miliard e 340 milion denarë ose për 2 miliard më tepër krahasuar me Buxhetin për vitin 2018. Dua të njoftojë se vitin e ardhshëm do të fillojmë me ndërtimin e pjesës së dytë prej Belljakovci deri në Kriva Pallankë, ndërsa presim dhe përshpejtimin e ndërtimit të hekurudhës prej Kumanovës deri në Belljakovë. Po ashtu, kemi paraparë 430 milion denarë subvencione për HM Transport, për mbulimin e humbjeve të transportit të udhëtarëve, deklaroi ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski në konferencën për shtyp të 22 nëntorit të vitit 2018. 

Duke pasur parasysh se projekti hekurudhor i lidhjes së aeroportit të Shkupit me Milladinovcën dhe stacionin hekurudhor në Shkup në Strategjinë transportuese kombëtare është planifikuar të ndërtohet në periudhën prej vitit 2025 deri në vitin 2030, mund të përfundohet se afati të cilin e vendosi LSDM për ndërtimin e saj, deri ka mesi i vitit 2019 do të shkelet, atëherë premtimin e vlerësojmë si të parealizuar. 

BURIME:

 

Vlerësoi: Rada Isovska- Manevska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.