Ligji nuk parasheh punësime shtesë në komunat ku nuk ka 20 përqind shqiptarë

Foto: vmro-dpmne.org.mk

Padyshim se rreth aplikimit praktik të Ligjit për përdorimin e gjuhëve ka shumë paqartësi, por është fakt se në të nuk ka asnjë dispozitë e cila obligon se duhet të punësohen shqiptar në komuna ku nuk ka 20 përqind popullsi shqiptare. Andaj prej këtu, deklaratën e Janushev e vlerësojmë si të pavërtetë. 

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE, Igor Janushev këto ditë në konferencë për shtyp dha deklaratën në vazhdim që është e pavërtetë, në lidhje me ndryshimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Prej kur në karrigen e kryeministrit u ul Zoran Zaev u realizuar gjithçka çka tha se nuk do të realizohet. Edhe një konfirmim mbrëmë erdhi nga Qeveria, zëdhënësi i të cilës komunikoi se shqiptarët do të punësohet në të gjithë institucionet përshirë edhe komunat si e Radovishit, ku nuk ka qytetarë që e flasin këtë gjuhë. 

[Burimi: Ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së,  data: 16.01.2019]

 

ARSYETIM:

Pretendimi i sekretarit të përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev se me hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve do të duhet të punësohen shqiptarë në komuna ku nuk jetojnë mbi 20 përqind të qytetarëve me përkatësi shqiptare, është i pavërtetë. Në Ligjin e përmendur i cili javën e kaluar u publikuar në “Gazetën Zyrtare” vetëm me nënshkrimin e kryekuvendarit Xhaferi, pa  nënshkrimin e presidentit Ivanov, në të cilin ka fusnotë me të cilën sqarohet se ai ka refuzuar për ta bërë këtë, nuk parashihet një gjë e tillë. Ligji parasheh punësime vetëm në Agjencinë për ndryshim të gjuhës, e cila duhet të formohet prej fillimi. Deklaratën e Janushev e demanton edhe Qeveria. Së pari, zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski në Twitter shkroi:

Lajmi i rrejshëm i VMRO-DPMNE-së se duhet të punësohen shqiptarë në komunat ku nuk ka 20% të qytetarëve të cilët flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga ajo maqedonase. Menjëherë do të lëshohet edhe komunikatë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Në këtë frymë është edhe komunikata e Qeverisë në të cilën potencohet se “pretendimi i VMRO-DPMNE-së opozitare nuk janë të saktë dhe se Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk parasheh punësime shtesë në komunat në të cilat qytetarët e komuniteteve jo-shumicë janë më pak se 20 përqind”. 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë kategorikisht i konsideron si të pavërteta pretendimet e VMRO-DPMNE-së opozitare. Ligji për përdorimin e gjuhëve parasheh formimin e Agjencisë qendrore e cila do t’u shërbej komunave dhe institucioneve të tjera në ato vendbanime ku shumica e qytetarëve janë maqedonas. Në qytetet e tjera, në raste kur ndonjë qytetar me përkatësi  etnike shqiptare, rome, bonjake, serbe ose tjetër, do të ketë nevojë për komunikim dhe do të drejtohet në gjuhë tjetër, përkrah asaj maqedonase, atëherë Agjencia qendrore do të takojë ato persona dhe do të realizojë komunikimin për nevojat e qytetarëve që adresohen. Kjo do të thotë se në institucionet e komunave ku 20% e qytetarëve nuk është pjesë e bashkësive etnike jo-shumicë, nuk do të punësohen qytetarë shqiptarë ose prej cilës do përkatësie tjetër etnike për plotësimin e dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. 

Padyshim se rreth aplikimit praktik të Ligjit për përdorimin e gjuhëve ka shumë paqartësi, por është fakt se në të nuk ka asnjë dispozitë e cila obligon se duhet të punësohen shqiptarë në komuna ku nuk ka 20 përqind popullsi shqiptare. Andaj, deklaratën e Janushev e vlerësojmë si të pavërtetë. 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.