Ligj të ri për konfiskimin e pasurisë të fituar me krim nuk ka, madje nuk ka as informacione për miratimin e tij

Foto: Wikimedia

 

LSDM në programin parazgjedhor dha premtim për modernizimin sipas shembullit të BE-së rreth konfiskimit të prasurisë së arritur nëpërmjet rrugës së krimit, deri më tani nuk është realizuar:

 

Sipas shembullit të vendeve të Bashkimit Evropian, do të miratojmë ligj efikas për konfiskimin e pasurisë së arritur nëpërmjet rrugës së krimit, përfshirë këtu edhe korrupsionin dhe krimin e organizuar, menjëherë pas vendimit përfundimtar të parë 

[Burimi: LSDM – Plani për jetë në Maqedoni/programi parazgjedhor – data, 2016 ]

 

ARSYETIM:

Partia qeverisëse LSDM dhe koalicioni i saj në zgjedhjet e vitit 2016, premtoi se do të bëj një zgjidhje të re ligjore për marrjen/konfiskimin e pasurisë së siguruar me krimit. Ky premtim është vendosur në program në faqen 233 në pjesën “Drejtësia, siguria dhe kontrolli i qeverisë” dhe në kaptinën me titull: “Plani 180 – Reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re”. Kjo do të thotë se ligji është premtuar në gjashtë muajt e parë që nga marrja e qeverisë, gjegjësisht për periudhën qershor-dhjetor 2017, duke pasur parasysh se Qeveria e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017.

Ligji për të cilin flet LSDM në programin parazgjedhor ka emër zyrtare:

Ligji për menaxhim me pasurisë e konfiskuar, përfitimi i pronës dhe lëndët e mara në procedurë penale dhe kundërvajtje. 

Për herë të parë ky Ligj është miratuar në vitin 2008, ndërsa ka hyrë në fuqi në vitin 2009, së bashku me Agjencinë e sapoformuar qeveritare për menaxhim me pasurinë e konfiskuar.

Ligji prej atëherë e deri më tani është ndryshuar ose plotësuar gjithsej 10 herë, me çka 9 ndryshime janë bërë me përfundimin e vitit 2015. LSDM me të vërtetë ka bërë ndryshime dhe plotësime të këtij Ligji në prill të vitit 2018, dhe ato janë të karakterit formal-ligjor dhe kanë të bëjnë me zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë për menaxhim me pasurinë e konfiskuar.

Por, ajo që është befasuese, është se ajo që është premtuar në programin parazgjedhor të LSDM-së, nuk gjendet fare në Programin për punën e Qeverisë për periudhën 2017-2020, aq më pak, në programet e ndara si ai për vitin 2018, ose në Planin 3-6-9.

Mbi të gjitha, legjislative evropiane dhe rregullat në BE vazhdimisht ndryshojnë dhe avancohen në të mirë të asaj që në mënyrë sa më efikase të konfiskohet prona e arrirë me krimit, me çka ndryshimet e fundit janë miratuar në janar të vitit 2018.

Për shkak të fakteve të lartpërmendura, këtë premtim parazgjedhor të LSDM-së e vlerësojmë si të parealizuar, as që është planifikuar të përmbushet.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.