Libreza partiake kusht për punësim në institucionet shtetërore

Foto: Hamed Parham, 2009, flickr

Anketa e QMN nxori në shesh rezultatet e tmerrshme – thuajse 77,8 përqind e qytetarëve vlerësojnë se për punësim në institucionet shtetërore dhe në administratën publike është i patjetërsueshëm anëtarësimi në ndonjë parti të caktuar politike, ndërsa afër 67 përqind (66,9%) e qytetarëve mënyrën e deritanishme të punësimit në institucione shtetërore dhe në administratën publike e konsiderojnë si “shumë të padrejtë”.

 

Shkruan: Olivera Vojnovska

 

Punësimet në administratën shtetërore janë të padrejta, ndërsa kushti për sigurimin e vendit të punës në shërbimin civil janë librezat partiake. Rezultatet e këtilla janë fituar nga hetimi i Qendër për Menaxhimin e Ndryshimeve (QMN), i bërë në kuadër të projektit “Përndjekja për drejtësi administrative”, i prezantuar në tribunë të mbajtur këto ditë (29.12.2017), ne hotelin “Alexander Palace” në Shkup.

Reformat në administratën publike janë në listë të prioriteteve urgjente reformuese të cilat dalin nga propozimet e Raportit te grupit te Komisionit Evropian (KE) të cilin e ka udhëhequr, ish udhëheqësi i këtij komisioni Rajnhard Pribe (qershor 2015). Shpresohet se këto reformat (nëse zbatohen) përfundimisht do mundësojnë të kemi administratë efikase dhe profesionale të çliruar nga politikat dhe nga çfarë do lloj ndikimi.

Përsëri, rezultatet e hetimit nga Qendra për Menaxhim me Ndryshime nuk shfaqin optimizëm se në të ardhmen e afërt administrata do të jetë plotësisht e departizuar, dhe do të funksionojë si shërbim i vërtetë publik për qytetarët.

 

PUNËSIME PARTIAKE, JO FER DHE TË PADREJTA

Anketa e QMN nxori ne pah rezultate e tmerrshme – gati 77,8 e qytetarëve vlerësojnë se për punësimi në administratën shtetërore dhe publike është i patjetërsueshëm anëtarësimi në ndonjë parti të caktuar politike, ndërsa 67 përqind (66,9%) e qytetarëve e kanë vlerësuar praktikën e deritanishme të punësimit në shtet dhe në administratën publike si “shumë të padrejtë”. Përgjatë asaj, për 42,6 përqind qytetarë punësimet partiake janë arsye se përse vlerësojnë se punësimet në institucionet shtetërore dhe në administratën publike janë të padrejta. 

Hulumtimi i QMN-së ka treguar se 32,3 përqind e qytetarëve vlerësojnë se administrata është shumë e madhe dhe e arsyeton ekonomia, ndërsa 35,6 kanë theksuar se korrupsioni është përhapur gjerësisht në shtet dhe në administratën publike. Është interesante se edhe përkrah kritikave në llogari të administratës, përsëri, 68 përqind e qytetarëve kanë përmendur si sektorin publik si më atraktiv për punë.

Partizimin e institucioneve shtetërore si problem serioz e përmendi edhe Avokati i popullit Ixhet Memeti, i cili sonte (30.03.2017) duke prezantuar Raportin vjetor për punësim, siç transmetuan mediumet, konstatoi se “administrata në vend që të punojë në shërbim të qytetarëve, punon në shërbim të partive”. 

Punësimet në grup, edhe në baza etnike edhe në baza partiake, është projekt me të cilin realizohet manipulim i ashpër me qytetarët. Pa analize konkrete të nevojave në administratë nuk mund që të flasim për sistem cilësor administrativ, ndërsa mjaftë dëshpërues është konstatimi se administrata, në vend që të jetë në shërbim të qytetarëve, punon në shërbim të partive. Janë mjaftë shqetësuese situatat kur institucionet zbatojnë agjenda partiake (Memeti)

 

PËR DHJETË VITE 25.000 ADMINISTRATORË

Sipas të dhënave të cilat u kumtuan në prezantimin e projektit “Ndjekja e drejtësisë administrative”, numri i të punësuarve në institucionet shtetërore dhe në administratën publike për dhjetë vite është rritur për 25.000, gjegjësisht prej 105.000 në vitin 2006 në 129.600 në vitin 2015. nga QMN theksojnë se numri i administratorëve të ri është më i madh, duke pasur parasysh faktin që në periudhën e përmendur dhjetëvjeçare një numër i  të punësuarve janë larguar në pension.

Në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2015 qartë shihet rritje e dukshme e të punësuarve në sektorin publik. Në vitin 2007 dhe 2008 punësimi i përgjithshëm, sipas të dhënave të disponueshme, stagnon, sepse ka rritje të dukshme të 11.000 të të punësuarve deri më 2009 dhe rritje të vazhdueshme deri në vitin 2015 ku numri i përgjithshëm arrin në 129.600 të punësuar. 

Rritje e punësimit të përgjithshëm në sektorin publik për 24.600 të punësuar, ose për 24,4 % në krahasim me vitin 2005 tregon rritje në përqindje të të punësuarve në sektorin publik. Por, nëse merret parasysh se në këtë periudhë ka rënie natyrore të të punësuarve të cilët janë larguar në pension për shkak te moshës ose për shkaqe të tjera, numri i përgjithshëm i të punësuarve është shumë më i madh. 

17619599_10209517610562761_1602365591_n

Përndryshe, analiza e QMN-së për karakteristikat në sektorin publik në Republikën e Maqedonisë ka treguar se të punësuarit në institucione paraqesin 18, 59 përqind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve. Me çka sektori publik në Maqedoni është i njëjtë me vendet nga Ballkani Perëndimor të cilët janë anëtare në BE, ndërsa është më i vogël në lidhje me mesataren e të gjithë 28 vendeve anëtare në BE. Mesatarja e vendeve anëtare të BE-së është 23,47%

Në Serbi dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë sektori publik prezanton pjesën më të madhe të të punësuarve ose mbi 24%, përderisa në Slloveni dhe Kroaci sektori publik përfshinë më shumë se 20% nga punësimet e përgjithshme, ndërsa Bullgarie me 18,64%.

Të dhënat e hulumtimeve tregojnë se kjo është norma e rritjes reale e PBV në periudhën prej 2006 deri në vitin 2015 shënon rënie të dukshme prej 5,5% në vitin 2008 (-0,4 ) në vitin 2009 me çka ndryshon në nivelin më lartë dhe në vitin 2015 arrin 3,8%, por përsëri më ulët se norma e rritjes reale në vitin 2008. Për sa i përket borxhit bruto të jashtëm (BBJ), ai në atë periudhë vazhdimisht rritet prej 45,7% nga PBV në vitin 2006 deri në 69,4% nga PBV në vitin 2015. Për gjithë këtë periudhë numri i të punësuarve në sektorin publik rritet, në periudhën prej 2006 deri në vitin 2015 është rritur për 24,4%.

Ndërsa, siç arrin në përfundim QMN, asnjë tregues ekonomik nuk e arsyeton një trend të këtillë.

17671028_10209517747926195_779755403_n

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.