„Lëndina“ – Tre vikend shtëpi në Zelenikovo të ndërtuara pa leje

 

Ligji për ndërtim parasheh radhitje kundërt,  fillimisht vendim të plotfuqishëm për ndërtim, pastaj fillim të ndërtimit, ndërsa jashtë kësaj radhitje këto veprime jashtëligjore janë të dënueshme dhe ndiqen me vepra të caktuara penale

 

Me 22.05.2017 Prokuroria Speciale Publike në pres konferencë informoi që është hapur hetim i ri me emrin “Trevnik”, në të cilin tre persona janë të dyshuar për ndërtim joligjor të tre vikend shtëpive në Zelenikovo. Njëri nga të dyshuarit siç informoi televizioni “Telma”, është kryeredaktori i televizionit “Sitel”, Dragan Pavlloviç- Llatas.

Duke e prezantuar rastin, prokurorja Fatime Fetahi tha që PSP e hap këtë hetim si rezultat i përgjimeve të publikuara, dhe kjo përfshinë

 dyshim për veprimtare penale të tre personave për ndërtimin e tre vikend shtëpive në Komunën e Zelenikovës, pa pasur leje për ndërtim të tillë, gjegjësisht ndërtim pa leje. Sipas dëshmive të mbledhura, ndër të cilat edhe incizime satelitore, investigim të tyre, si dhe dokumentacionit plotësues, këto tre vikend shtëpi kanë filluar të ndërtohen në vitin 2011, ndërsa vendimi për ndërtim nga komuna është marrë në vitin 2013, kur kanë përfunduar. Ligji për ndërtim parasheh radhitje të kundërt, gjegjësisht fillimisht sigurimi i lejes për ndërtim, pastaj fillim të ndërtimit, ndërsa jashtë kësaj radhitje këto veprime joligjore parashihet dëmin me vepra penale adekuate, Ndërtim joligjor nga neni 244 paragrafi 1 nga KP, për të cilën është hap ky hetim.

Të gjithë pres-konferencën mund ta shihni këtu, ndërsa raportet nga mediumet lidhur me këtë ngjarje mund t’i lexoni këtu.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *