Kuvendi miratoi Ligjin për pagë minimale 12.000 denarë

PAGA MINIMALE 

Do të jua rikthejmë dinjitetin punëtorëve dhe do të jua sigurojmë me ligj pagë minimale prej 12.000 denarë që në vitin 2017. Kjo do të vlejë dhe për të punësuarit në industrinë e tekstilit dhe lëkurës, të cilët sot janë të nënvlerësuar…

 

ARSYETIM:

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën në dhjetor të vitit 2016, LSDM premtoi se në vitin 2017 do të miratohet ligji me të cilin do të garantohet paga minimale prej 12.000 denarë. Ky premtim i LSDM i përfshirë në programin zgjedhor : “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 3), është realizuar. Me 19 shtator të vitit 2017 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi Ligjin për rritje të pagës minimale, i cili parasheh që të arrij vlerë prej 12.000 denarë. Mediumet informuan se Ligji i miratuar me 70 vota “për” dhe asnjë kundër dhe të përmbajtur. Në raportin e agjencisë “Meta” thuhet se pas diskutimit Kuvendi ka vendosur të mbështet dhe të votojë këtë Ligj. Rritja e pagës minimale do të vlejë për të gjithë të punësuarit, gjegjësisht ajo do të duhet të paguhet edhe për të punësuarit në industrinë e lëkurës, tekstilit dhe këpucëve. Për këtë qëllim në muaj nga kasa e shtetit do të ndahen 4,5 milion euro për subvencionimin e ndërmarrjeve.

plata glasanje
Votimi i Ligjit në Kuvend Foto: Meta

Pagën minimale prej vlerë prej 200 eurosh e lajmëroi ministri i Financave Dragan Tevdovski para tre muajsh, në takim me përfaqësuesit e odave ekonomike dhe Organizatën e punëdhënësve. Së shpejti pas hyrjes në funksion (qershor 2017), Tevdovski deklaroi se për këtë qëllim deri në fund të vitit do të harxhohen gjashtë milion euro para nga shteti.

Mjetet për mbështetje financiare të kompanive deri në shtator të vitit 2017 janë paraparë me ribalancimin e Buxhetit (Tevdovski)

Tevdovski lajmëroi rritje të pagës minimale në 12.000 denarë, që në marS të vitit 2017, kur ishin duke u zhvilluar bisedat për përbërjen e qeverisë së re. Si kryetari i Komisionit për çështje ekonomike të LSDM-së, ai atëherë në konferencë për shtyp deklaroi:

 Paga minimale në vitin e parë të mandatit do ta rrisim deri në 12.000 denarë, do të sigurojmë 20 milion euro në vit për nxitjen e bizneseve të mesme dhe të vogla, ndërsa të gjithë institucionet dhe ndërmarrjet publike do të duhet që të japin llogari për atë se si janë harxhuar paratë e buxhetit të shtetit

Me 10 maj të vitit 2017, njëzet ditë para zgjedhjes së kabinetit të ri qeveritar, Tevdovski në konferencë për shtyp tha:

Qeveria e re, menjëherë pas formimit, në konsultim me partnerët, do të lëshojë në procedurat e Kuvendit ligjin për rritje të pagës minimale. 

Parlamenti me 19 shtator të vitit 2017 miratoi vendimin, kështu që, premtimin parazgjedhor “do të sigurojmë me ligj pagën minimale prej 12.000 denarë që në vitin 2017”,  e vlerësojmë si të realizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Olivera Vojnovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *