Kushtëzimet nuk ndryshojnë faktin – ka ftesë dhe datë për në NATO dhe BE

Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së. Foto: Ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së.

Ставот на ВМРО-ДПМНЕ изнесен преку портпролот Наум Стоилковски за тоа дека македонската дипломатија крахирала и дека Македонија не станува членка на НАТО и нема датум за преговори со ЕУ е невистина

 

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski në deklaratë mbajti qëndrimin e partisë për proceset euro-integruese të Maqedonisë pas mbledhjes së djeshme të ministrave në NATO në Bruksel:

…Diplomacia e Maqedonisë u rrënua dhe për këtë duhet që të mbaj përgjegjësi. Siç nuk ka rezultate në asnjë sektor në jetë, nuk ka në ekonomi, shëndetësi, arsim, nuk ka zhvillim as në bujqësi, nuk ka rezultate edhe në proceset integruese. Zoran Zaev dhe qeveria e tij korrin vetëm humbje, dhe asnjë fitore. 

Sot Maqedonia nuk u aplaudua, sot Maqedoni morri shuplaka. 

Ashtu që, hapi i parë i qeverisë është dorëheqja e Nikolla Dimitrovit i cili së bashku me Zoran Zaevin futën shtetin në një rrugë qorre.

Maqedonia nuk do të bëhet anëtare e NATO-së, Maqedonia nuk ka datë për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian…

[Burimi: VMRO-DPMNE – Deklarata e zëdhënësit, data: 11.07.2018]

ARSYETIM:

Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së i dhënë përmes zëdhënësit Naum Stoilkovski për atë se diplomacia maqedonase është rrënuar dhe se Maqedonia nuk bëhet anëtare e NATO-s dhe se nuk ka datë për bisedime me BE-në është e pavërtetë. 

Me një verifikimi të thjeshtë të dokumenteve dhe teksteve të nënshkruara nga ana e dy organizatave të samitit të NATO-s i cili dje dhe sot u mbajt në Bruksel, si dhe të samitit të BE-së i cili u mbajt në fund të qershorit të këtij viti,  mund të konstatohen të gjitha faktet.

Në përfundimin me shkrim të samitit të NATO-s, i cili u miratua dhe u aprovuar një ditë para mbledhjes së ministrave të vendeve anëtare të NATO-s dhe i cili i është komunikuar kryeministrit Zoran Zaev dhe opinionit të gjerë, qartë shihet se Republika e Maqedonisë merr ftesë që të kyçet në aleancën, por procesi i kyçjes do të realizohet pasi vendi të përmbush pjesën e vet të detyrimeve nga marrëveshja me Greqinë, që do të thotë referendum i suksesshëm i pranimit të marrëveshjes dhe ndryshimi i Kushtetutës në pajtim me dispozitat për ndryshimin e emrit kushtetues dhe të një pjese të neneve të Kushtetutës.

Fundja, edhe ftesa për datën e fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian – një pjesë e përfundimeve në samitin e BE-së – po ashtu përmendet edhe ky kusht, përkrah tre të tjerëve (Pika 44 nga Përfundimet e Këshillit të BE-së).

Verifikimi i mediumeve vendore dhe një pjese të mediumeve botërore të cilat njoftojnë se këto dy ngjarje, samiti i NATO-s dhe samiti i BE-së, tregojnë të njëjtën: Maqedonia morri ftesë edhe për fillimin e bisedimeve të qasshme dhe për kyçjen në aleancën mbrojtëse në marrëveshje me Greqinë, nuk ndryshon faktin se ftesa dhe data ekzistojnë.

Pasi që ekzistojnë, është mjaft e qartë se nuk përputhet me të atë se diplomacia ka dështuar, sepse pas shumë vitesh kërkesë dhe pritje dhe për njërën edhe për tjetrën (për NATO prej vitit 2008, për në BE prej 2006/2007), përfundimisht është bërë hap në drejtim në integrimeve euro-atlantike. Kjo është larg dhe nuk përputhet me vlerësimin e VMRO-DPMNE-së, se “sot Maqedonia nuk u aplaudua, sot Maqedonia morri shuplaka”. 

Për shkak të argumenteve të përmendura më lartë mund të arrihet në përfundim se konstatimet e VMRO-DPMNE-së, të nxjerra përmes deklaratës së zëdhënësit të partisë, janë të pavërteta.

BURIME:

Vlerësoi: Teo Bllazhevski


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.