Kur në vend të artikujve gazetareskë shkruhen komunikata partiake

Кадрите-на-СДСМ-без-кредибилитет-полни-со-афери-и-скандали-crop-resize

 

[Recension: Kuadrot e LSDM-së pa kredibilitet, përplot me afera dhe skandale]

 

Pa marrë parasysh se a kopjojnë partitë shprehje nga një pjesë e mediave ose gazetarët shkruajnë komunikata partiake, dhe ato i publikojnë si tekst gazetaresk, komentimi është i palejueshëm, njëanshmëria bëhet gjithnjë e më pak bindëse, ndërsa burimi i financimit për cilëndo qoftë medie nuk është arsyetim për raportim joprofesional.

Кадрите на СДСМ без кредибилитет  полни со афери и скандалиLinku deri te artikulli origjinal: Kuadrot e LSDM-së pa kredibilitet, përplot me afera dhe skandale

Data dhe koha e publikimit: 8-4-2015

Data e recensionit: 14-4-2015

Recensues: Аleksandar Peshev

Përfshirja e deklaratave dhe fragmenteve të teksteve të publikuara në mediat tjera nuk ndihmon që ky shkrim të klasifikohet si tekst gazetaresk. Përkundrazi, kemi një formë të shprehjes që është karakteristike për komunikatat partiake. Komentimi fillon në pjesën e parë të tekstit.

“Kuadrot e LSDM-së janë të komprometuar dhe pa kredibilitet”

Kemi komentim, të cilin autori i panjohur përpiqet ta arsyetojë që të ndërtojë një rast, duke mos i respektuar parimet kryesore të të shprehurit gazetaresk. Para së gjithash, kemi mungesë të atribuimit, më saktë, nuk është theksuar se kush i ka dhënë deklaratat që përmenden në teskt. Në qoftë se nuk janë konsultuar bashkëbiseduesit, autori është i obliguar që ta thirrë palën e akuzuar dhe t’i japë mundësi të përgjigjet, për shkak se nuk është funksion i gazetarisë që të etiketojë. Marrë në përgjithëse, kemi një publikim të njëanshëm me komentet që kanë për qëllim diskreditimin e partisë opozitare, mirëpo artikulli nuk përfundon këtu.

“Seria e skandaleve dhe e aferave plotësohet edhe me deklaratat e përfaqësuesve mediatikë të LSDM-së që janë të financuar nga fondacioni SOROS.”

Deklarata e pakonfirmuar për mediat opozitare të financuara nga Fondacioni “Shoqëri e hapur Maqedoni” (FSHHM) tashmë një kohë të gjatë qarkullon nëpër një pjesë të mediave. Është simptomatike që akuzat e këtilla janë element i shpeshtë në komunikatat partiake të partisë në pushtet.

Përderisa nuk ka kritere formale për përgatitjen e komunikatave partiake, të shprehurit gazetaresk duhet të bëhet sipas standardeve të përcaktuara në mënyrë të qartë. Pa marrë parasysh se a kopjojnë partitë shprehje nga një pjesë e mediave ose gazetarët shkruajnë komunikata partiake, dhe ato i publikojnë si tekst gazetaresk, komentimi është i palejueshëm, njëanshmëria bëhet gjithnjë e më pak bindëse, ndërsa burimi i financimit për cilëndo qoftë medie nuk është arsyetim për raportim joprofesional.

Nga fundi i këtij teksti kemi edhe shmangie nga qëllimi kryesor i artikullit:

“Geroski poashtu e ka ofenduar edhe popullin maqedonas.”

Të përfundojmë: titulli paralajmëron se teksti ka të bëjë me partinë opozitare. Pastaj, sipas një rrjedhe logjike, që është e qartë vetëm për autorin e panënshkruar, me një të shprehur që është simptomatikisht i ngjashëm me komunikatat partiake të VMRO-DPMNE-së, teksti zgjerohet kah mediat dhe fondacionet e tjera, që në fund të fokusohet te diskreditimi personal. Nga fundi i kësaj turli-tave kemi një koment përmbyllës, përsëri me qëllim të diskreditimit të LSDM-së opozitare, përsëri pa atribuim dhe pa dëshmi. Ndoshta do të ishte më mirë nëse publikimet e këtilla përgatiten vetëm në qendrën për komunikime të një partie politike, për shkak se teksti i këtillë, sipas asnjë standardi, nuk paraqet publikim gazetaresk.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.