KUNDËSPIN: Skandale boshe për Xhezari Shaqirin

 

Nëse kërkohen shembuj të erozionit të parimeve dhe vlerave në historinë më të re politike të Republikës së Maqedonisë, marrëveshja për punë me pagë prej 30 mijë denarë për Xhezair Shaqirin, si këshilltar i jashtëm në Qeverinë e RM-së, është diçka që mund të vendoset, në fund të listës shembujve. Dhe më të skandalizuar duhet të jenë Ahemti dhe Thaçi…

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, reagoi në lidhje me rastin e Xhezari Shaqirit – Hoxha, me çka dhanë të vërtetën e shtrembëruar në vazhdim, gjegjësisht spin:

Spin: Që të merret pozitë në qeveri duhet të skllavërohet çdo fshat ose qytet, dhe ky është kriteri për  zhvillim, dhe jo kompetenca profesionale, çfarë shkollimi ose çfarë historie ka parapa vetes. LSDM edhe në këtë mandat gjeti Krasniqin e ri, por këtë radhë duke u shpërblyer edhe me pozicion në Qeveri. Kjo është koha kur kemi erozion të plotë të parimeve dhe vlerave 

[Burimi: VMRO-DPMNE-ueb faqja, data: 06.05.2018]

 

Kundëspin: Hristijan Mickoski duke ju bashkangjitur ose nxitur në atë mënyrë skandalizimin e një pjese të opinionit rreth asaj se Xhezair Shaqiri, i njohur si “komandat Hoxha” është emëruar këshilltar i Zoran Zaevit, thotë se që të fitohet pozitë në qeveri duhet të robërohet ndonjë fshat ose ndonjë qytet, dhe se kjo ka qenë erozion i plotë i parimeve dhe vlerave. Këto pretendime  veçanërisht këtë të fundit, e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin.

Mickosku nuk ka asnjë arsye (as të tjerët) që të “skandalizojnë” rreth emërtimit të Shaqirit për asgjë. Nëse tekstualisht merren fjalët e Shaqirit se ka pasur një lloj marrëveshje politike me Zaevin që ai të lirojë Tanushën, atëherë kjo duhet të kuptohet figurativisht, sepse nuk me kujtohet se në opinion ka pasur lajm se Tanusha, vendi ku ka lindur Shaqiri, është robëruar.

Linja e dytë pas së cilës rrotullohet është se, i ashtuquajturi komandant Hoxha është në “listën e zezë” amerikane  Po, ne të vërtetë është kështu. Xhezair Shaqiri – Hoxha është vendosur në këtë listë në fund të vitit 2004 nga administrata e Xhorxh Bush, si person i cili pengon implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Por, në atë listë, në vitin 2004 është vendosur edhe Menduh Thaçi,, si dhe Avdil Jakupi nga Shtimlje e Kosovës. Në dhjetor të vitit 2012, administrata amerikane sqaron se personat janë vendosur në listë për shkak të veprimtarive eksremiste, përfshirë edhe pengesat në Marrëveshjen e Ohrit.

Opinioni nuk ka shumë interes për Avdil Jakupin, të ashtuquajtur komandant Çakalla, i cili ma ndenjur 14 vite burg, duke pretenduar se është i pafajshëm dhe se Zoran Verushevski i ka ngritur kurth për minimi e hekurudhës i cili duhet kalojë treni ndërkombëtar, i cili në po atë vit, 2004 ka kidnapuar edhe dy persona…Por, dy të tjerët, Menduh Thaçi dhe Xhezair Shaqiri janë të njohur, mes tjerash, si “ekstremist” kanë qenë edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Xhezair Shaqiri ka qenë vetëm një mandat prej vitit 2002 deri në vitin 2006, si deputet i Partisë Demokratikr Popullore – PPD.

Fundja, Menduh Thaçi akoma është në atë listë, por kjo nuk i pengonte që të jetë faktor në Marrëveshjen e Përzhinos ose tani edhe me dë deputet të tjerë të spekulohet se mundet të bëhet partner koalicioni në Qeveri.

Për atë që Xhazair Shaqiri është më i njohur, janë deklaratat e shpeshta verbale esktremiste kundër Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit, si dhe ndaj njerëzve të cilët për para i kanë shitur interesat e shqiptarëve në Maqedoni, veçanërisht ndaj një pjese të ish komandantëve të ushtrisë. Por, po ashtu është i njohur edhe pas akuzave, të cilat, prekin edhe partinë e  VMRO-DPMNE-së, se hyrja e grupit terroriste të Kosovës në Lagjen e Trimave në vitin 2016 ka qenë paraprakisht e caktuar në një marrëveshje dyorëshe mes agjentëve të Agjencisë për kundërzbulim të RM-së dhe një pjese të udhëheqësve të grupit. Vetëm tre ditë pas ngjarjes u vërtetua  se edhe një person nga Maqedonia, Sadulla Duraku, ka qenë në Kosovë dhe ka biseduar me një pjesë të personave të cilët kanë qenë udhëheqës të grupit edhe atë me urdhër të Ali Ahmetit, por ai atëherë pretendonte se ka shkuar me qëllim të kundërt – të bind kosovarët që të mos hyjnë në vend…

Ashru që, duke pasur parasyshë të gjithë këto fakte të njohura publikisht rreth Xhezair Shaqirit, nuk ka asrsye për skandale. Dhe aq më pak, për pretendime se “kjo është koha e eriozionit të plotë të parimeve dhe vlerave”.

Nëse kërkohen shembuj të erozionit të parimeve dhe vlerave në historinë më të ee politik në Republikën e Maqedonisë, marrëveshja për punë me pagë prej 30 mijë denarëve e Xhezair Shaiqirit, si këshilltar i jashtëm i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë, është diçka që mund që eventualisht mund të vendoset në fund të listët së shembujve. Dhe më të skandalizuar duhet të jenë Ahmeti dhe Thaçi…

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.