Kundëspin: Nuk është Gruevskit i ngjashëm me Republikën e Maqedonisë

Tani kur është në pyetje lëkura e tij, Gruevski sheh padrejtësi dhe gjykatë të robëruar. Foto: Printscreen

Është e habitshme kur Gruevski flet për “shfrytëzimin e mjeteve ligjore për shtypje” kundër tij dhe nuk ka besim në sistemin gjyqësor, për të cilin nuk kishte kundërshtime gjatë kohës së mandatit të tij dhjetëvjeçar. Në periudhën derisa ai ishte Kryetar i Qeverisë së udhëhequr prej VMRO-DPMNE-së (2006 -2016), nuk dëgjuam asnjëherë se ka kundërshtime për revanshin politik ndaj njerëzve që nuk mendojnë njëjtë. Por, tani kur është në pyetje lëkura e tij, Gruevski akuzon de kemi gjykatë të robëruar dhe se gjykatësit në procedura kanë standarde të dyfishta. Tani i pengojnë të njëjtë gjykatës të që kanë dalë prej “defterit” të bashkëpunëtores së tij besnike, ish ministres së mbrojtjes Gordana Jankullovska

 

Shkruan: Olivera Vojnovska

 

Deputeti dhe ish kryeministri Nikolla Gruevskit  mbrëmë (01.03.2018) në gjykatën Penale në gjykim për rastin “Trajektorja”, mes tjerash dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si spin politik:

Spin: Akuza është shfrytëzimi i mjeteve ligjore për shtypje mbi mua si ish kryeministër dhe ish kryetar i VMRO-DPMNE-së, në të mirë të LSDM-së. Qëllimi është që  të më dëmtojnë mua personalisht për arritjen e qëllimeve të tjera. Mu tashmë më është shkaktuar shumë dëm, parti e dëmtuar, qëllimi është që të dëmtohet Republika e Maqedonisë 

[Burimi: SDK.mk, data: 01.03.2018]

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996

Kundëspin: Me këtë deklaratë ish kryeministri Nikolla Gruevskit spinon të vërtetën, duke prezantuar vetveten si viktimë e revanshizmit politik dhe keqpërdorimin e mekanizmave juridik, me çka përveç tij edhe partisë së tij, do të dëmtohet edhe Republika e Maqedonisë?! Pikërisht një rrëfim i tillë i Gruevskit për shtetin tingëllon shumë tendenciozë.

Në të vërtetë, duke u vendosur në rolin e personit mbi të cilin kryhet përndjekje politike “me qëllim final që të dëmtohet Republika e Maqedonisë”, ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së heq vëmendjen prej thelbit të akuzës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për rastin “Trajektorja”. Në këtë lëndë të PSP-së, Gruevski së bashku me ish zëvendëskryeministrin Vlladimir Peshevskin, ish ministrin për Transport dhe Lidhje Mile Janakieski  dhe ish drejtorin e Agjencisë për Rrugë Shtetërore Ljubço Georgievskin, janë të akuzuar se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarr disa veprimtari gjatë zgjedhjes së kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër dhe kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet e veta.

Sipas PSP-së, Gruevski ka krye vepër penale “marrje të ryshfetit për ndikim kundërligjor”, përderisa Janakieski, Peshevski dhe Georgievski kanë kryer vepër “keqpërdorim të detyrës zyrtare”. PSP pretendon se me veprimet e paligjshme të të akuzuarve, kompania kineze “Sinohidro” ka pasur fitim ligjor-pronor prej 155.117.256 euro, ndërsa vlera e dëmit paraqet dallimin mes vlerës së çmimit të cilin ne si shtet e paguajmë “Sinohidron” dhe çmimit që kjo kompani jua paguan ekzekutuesëve.  Dhe siç është publikuar fjalimin e PSP-së për lëndën “Trajektorja”:

Shkak për fillimin e procedurës penale në këtë lëndë kundër Nikolla Grevskit, Vlladimir Peshevski, Mila Janakieski dhe Ljubço Georgievski ishte përmbajtja e bisedave telefonike të publikuara, por edhe të SMS porosive të pablikuara të cilat dalin gjatë zgjedhjes së kompanisë, e cila sot ndërton pjesët Kërçovë-Ohër dhe Milladinovci-Shtip, janë shkelur procedurat ligjore të cilat e rregullojnë mënyrën se kryerjes së prokurimeve politike. Në një prej bisedave të publikuara me datë 05.04.2013, dëgjojmë ministrin për Financa se si i transmeton ministrit të atëhershëm për Punë të Brendshme se të akuzuarit Vlladimit Peshevski dhe Milejanakieski, ose siç në bisedë thirren, Mile dhe Vllado, duhet të bëjnë diçka të paligjshme, që të nënshkruajnë marrëveshje me kompaninë kineze e cila i ndërton rrugët pa tender. 

 Duke u nisur prej përmbajtjes së kësaj bisede dhe të tjerave, të publikuara, por edhe bisedave të papublikuara me zgjedhjen e kompanisë e cila do të ndërtojë autostradat, janë mbledhur një numër i madh i fakteve për ç’arsye edhe është ngritur akuza sipas të cilës veprojmë sot. Prej përmbajtjes së materialeve, prej ekspeditave të kryera, prej deklaratave të dëshmitarëve, si dhe prej përmbajtjes së bisedave të përgjuara dhe SMS porosive, do të dëshmojmë faktet e para para prokurorisë, gjegjësisht: Do të dëshmojmë se i akuzuari Nikolla Grievski, i motivuar “me 5…”, si dëgjuam në bisedat e publikuara, ka shfrytëzuar edhe ndikimin e vet real dhe pozitë si kryeministër dhe ka kërkuara prej të akuzuarit Vlladimir Peshevski, i cili ka kryer detyrën e zëvendësministrit për çështje ekonomike, dhe Mile Janakieski, i cili ka qenë ministër i Transportit dhe Lidhjeve, të zgjedhin kompaninë e cila do të ndërtojë pjesët e autostradave pa realizimin e procedurës për prokurim publik… (Dalja e PSP për lëndën “Trajektorja”) 

Që do të thotë se Gruevski në rastin – “Trajektorja”, është i akuzuar për ndikim joligjor gjatë zgjedhjes së kompanisë e cila do të realizojë dy autostrada, edhe atë, sipas PSP, të motivuar prej çmimit në marrëveshje me kompaninë kineze (5 në tërësi”, Gjykata prej fillimi do të vlerësojë nëse është apo nuk është i pafajshëm.

Këtë e flasin faktet, pavarësisht se Gruevski prej situatës së tanishme në të cilën gjendet, sheh rastin si proces të montuar politikisht, me të cilin jo vetëm që i dëmtohet imazhi, por “Qëllimi është që të dëmtohet Republika e Maqedonisë”. 

Është për tu habitur që Gruevskit flet për “shfrytëzimin e mjeteve ligjore për shtypje” kundër tij dhe nuk ka besim në sistemin gjyqësor, me të cilin nuk kishte kundërshtime gjatë kohës së mandatit si kryeministër. Në periudhën kur ai ka qenë kryetar i Qeverisë së udhëhequr prej VMRO-DPMNE-së (2006-2016), nuk dëgjuam se ka revansh politik ndaj atyre që nuk mendojnë njëjtë. Ashtu që diçka e tillë nuk u vërejt kur u arrestua Ljube Boshkosoi dhe Velija Ramkovski. Ai nuk pa padrejtësi as kur e arrestuan dhe gjykuan kolegun Tomisllav Kezharovski dhe shumë raste të tjera në dhjetë vitet e fundit.

Por, tani kur kjo çështje është në lëkurën e Gruevskit, ai akuzon se ka gjykatë të robëruar dhe se gjykatësit në procedura kanë standarde të dyfishta. Tani, i pengojnë të njëjtë gjykatës, të cilët, sipas “bombave”, janë tërhequr preh “defterit” të bashkëpunëtores së tij besnike, ish ministres Gordana Jankullovska. Për këtë bën edhe barazim mes tij dhe Maqedonisë(!), gjë që është totalisht e papërshtatshme (pa mos përdorim ndonjë fjalë më të rëndë).