Kundëspin: Gruevski nuk është si në “Procesin” e Kafkës, “proceset e Kafkës” kanë qenë simbol i qeverisjes së tij

Shprehja “Procesi i Kafkës” gjatë viteve të kaluara shpesh është shfrytëzuar si metaforë që të përshkruhen padrejtësitë e mëdha gjyqësore me të cilat janë ballafaquar një numër i madh i qytetarëve maqedonas. Pikërisht kjo frazë u bë simbol (ose një prej simboleve) të qeverisjes së Nikolla Gruevskit dhe gjyqësorit, i cili në kohën e tij që vend të drejtësisë ndante padrejtësi. Për dallim të personazhit kryesorë  në romanin e Kafkës – Jozef K., i cili nuk do të dijë se përse kundër tij është ngritur proces gjyqësor dhe për çfarë vepre është akuzuar, dhe në fund është i humbur edhe më i humbur, Gruevski saktë e di se për çfarë vepre është i akuzuar, vetëm se më tepër i përgjigjet që të vendoset në rolin e viktimës së “një procesi absurd gjyqësor” dhe nuk ka besim në të njëjtën gjykatë dhe gjykatës në drejtësinë e të cilëve nuk kishte grimca dyshimi kur ishte kryeministër

Shkruan: Olivera Vojnovska

Ish kryeministri Nikolla Gruevski mbrëmë (13.03.2018) pas daljes prej Gjykatës Penale, ku për shkak të një sëmundjeje të njërit prej të akuzuarve u anuluar seanca për lënën “Dhunë në Komunën Qendër” dha deklaratën në vazhdim në të cilën shtrembëroi të vërtetën:

Spin: Me çdo ardhje këtu në Gjykatë, pothuasje çdo ditë, ja sot është e gjashta ditë prej tetë ditëve që duhet të jem në seanca për tre ose katër procese të ndryshme, çdo ditë ballafaqohem me padrejtësi të reja dhe më shumë ndjehet si me qenë në njërën prej veprave të absurdit “Procesi” i Kafkës

[Burimi: А1 On ( prej minutës 0 deri në minutën 22 të videos), data: 13.03.2018]

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996

 

Kundërspin: Kjo deklaratë e ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili ka qenë në Gjykatë si i akuzuar në rastin e njohur për opinionin pas shuplakave të porositura ndaj ish kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, paraqet një spin politik të pastër.

Gruevski para mediumeve u ankua se çdo ditë ballafaqohet me padrejtësi të reja dhe se çdo ditë e “më” shumë ndjehet si në ndonjërën prej veprave kushtuar absurdit, “Porcesi” i Kafkës”. Padyshim se Gruevski nuk ndjehet rehat që pothuasje çdo ditë të paraqitet në seanca në Gjykatën Penale, por krahasimi i rastit të tij me atë të romanitshkrimtarit çek me prejardhje hebreite, sipas të cilës Orson Vels në vitin 1962 incizoi filmin me titull të njëjtë, është e papërshtatshme.

Ngjarjet në romanin e Kafkës ndodhin në fillim të shek. 20 në një qytet të panjohur gjerman, ndërsa personazhi kryesor Xhozef K është thjesht një shërbyes i vetëdijshëm si sistemit burokratik i cili asnjëherë nuk ka pasur problem me ligjin.

Mes tjerash kush ka shpifur për Jozhef K, përse, duke mos bërë asgjë të keqe, një ditë e arrestuan.

Kjo është fjalia e parë e romanit “Procesi” e cila na rrëfen historinë e nëpunësit të disiplinuar, i cili një mëngjes, në ditlidjen e tij të 30 u zgjua në banesën e tij të marr me qira, nën shoqërinë e dy agjentëve policor të cilët do ti kumtojnë se kundër tij është ngritur padi penale, por nuk i tregojnë se mbi çfarë baze ai është i akuzuar. Vetëm se ia kujtojnë se ai do të vazhdojë me rutinën e tij ditore, deri sa t’i arrij ndonjë njoftim i ri për rrjedhën e procesit të tij…

Më pas rrëfen për golgotën nëpër të cilën kalon Jozef K, përshkruhet agonia e tij, përçartja e tij dhe lufta e pakuptim nëpër labirintet e institucioneve burokratike gjyqësore…

Të mos e zgjasim, as në fillim, as në fund të romanit nuk thuhet se për çfarë vepre është gjykuar Jozef K. Procesi është ngritur për arsye të panjohura dhe zgjatë për një vit të tërë, udhëhiqet në mënyrë të jo të zakonshme duke mos u sqaruar asgjë dhe nuk mund që asgjë të dëshmohet, në ditëlindjen e tij të 21 ai merr dënimin – ekzekutim. Dy zotërinj të panjohur me cilindra në kokë, vijnë në banesën e tij, e tërheqin zvarrë nëpër gurore dhe e mbytin si qyqarë. Fjalët e fundit të Jozef K janë: “Si një qen”, si simbolikë se procesi absurd përfundon pamëshirshëm, si dhe pakuptim. Dhe, personazhi i romanit “Proces” me Nikolla Gruevskitn? Kurrsesi!

Përderisa personazhi kryesor – Jozef K, është i heshtur, nëpunës besnik, Gruevskit është ish kryeministër dhe ish lider i VMRO-DPMNE-së, i cili nuk mund të përshkruhet si i qetë dhe modest.

Për dallim nga personazhi në romanin e Kafkës, i cili nuk do ta kuptojë se përse kundër tij është ngritur proces gjyqësor dhe për çfarë vepre është i akuzuar, dhe në fund edhe ekzekutohet, Gruevskit (dhe opinioni) saktë e di se për çfarë veprash akuzohet, procesi gjyqësor është transparent dhe nuk mund të mendohet për ekzekutim, sepse në legjislacionin tonë dënimi me vdekje nuk ekziston.

Vetëm se, atij më së shumti i përgjigjet që të luaj rolin e viktimës së “procesit gjyqësor absurd”. Edhe pse në pesë akuzat e tij për rastet të cilat i ngriti Prokuroria Special Publike (PSP) mbi baza të bisedave të përgjuara: “Titanik”, “Trajektorja”, “Tenk”, “TNT” dhe “Dhuna në Komunën Qendër”, nuk ka asgjë absurde.

  1. Rasti “Titanik” ka të bëj me veprat e kryera në zgjedhje dhe në votime me qëllim “të marrjes së qeverisë përmes kriminalizimit të procesit gjyqësor”. 

  2. Në rastin “Trajektorja”, janë akuzuar katër persona zyrtar ish funksionar qeveritar, (mes të cilëve edhe Gruevski) se në vitin 2012 dhe 2013 gjatë procedurës për zgjedhje të një kontraktuesi për ndërtimin e autostradave “Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, dhe nuk i respekton rregullat për realizimin e tenderit dhe kanë lejuar një kompani joligjore që të ketë përfitime prone. Sipas PSP, këto persona, në procedurën për kërkimin e një ekzekutuesi më të mirë, kundër rregullave për prokurime publike edhe përkundër kushteve të Qeverisë kineze dhe bankës kineze “Eksim”, kanë zgjedhur kontraktues i cili ka pasur ofertë më lartë se kompani e dytë e cila ka konkurruar në tender, me çka ka rrezikuar buxhetin më së paku për 150 milion euro. 

  3.  Në rastin “Tenk” PSP akuzon se kanë ekzistuar parregullsi gjatë prokurimit publik të veturës së blinduar nga ana e MPB-së, mercedes me vlerë prej 600 mijë euro për kryeministrin e atëhershëm Gruevski. 

  4. Rasti “TNT” ka të bëj me rrënimin e objektit banues-biznesor “Kosmos” (i cili ka qenë i ndërtuar në karabinë), në pronësi të ish deputetit në Kuvendin e RM-së dhe Biznismenit, Fijat Canoski, që sipas PSP është kryer për shkak të hakmarrjes. 

  5. Rasti “Dhuna në Komunën Qendër” ka të bëj me incidentin para Komunës Qendër në vitin 2013, për të cilin rast, të akuzuar janë 14 persona për dhunë si vepër penale, dhe si i dyshuari i parë është pikërisht ish kryeministri Gruevski. 

Këto janë akuzat ndaj Gruevskit, ndërsa gjykata do të fillojë që të diskutojë dhe do të thotë nëse është apo nuk është fajtor. E njëjta gjykatë dhe të njëjtët gjykatës (pasi dëgjuam prej “bombave“, të nxjerr prej “defterit” të ish ministres së policisë Gordana Jankullovska, por edhe me “bekimin”  e ish ministrit të Drejtësisë dhe bashkëshortes së tij – çifti bashkëshortor Manevski), në drejtësinë e të cilëve Gruevski nuk kishte asnjë grimcë dyshimi, përderisa ka qenë kryeministër. Por, ja që, ai para ndarësve të njëjtë të drejtësisë ndjehet si në romanin “Procesi” i Kafkës?”

Shprehja “procesi i Kafkës”, në vitet e fundit shpesh është përdorur si metaforë për përshkrimin e shumë padrejtësive gjyqësore me të cilat ballafaqohen qytetarët maqedonas. Pikërisht kjo frazë u bë edhe simbol (ose një prej simboleve( të qeverisjes së Nikolla Gruevskit dhe gjykatës e cila në kohën e tij në vend të drejtësisë, ndante padrejtësi.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *