Kundërspin: Vullneti i qytetarëve me të vërtetë është i qartë – duan në BE dhe në NATO përmes Marrëveshjes së Prespës

Referendumi ka qenë konsultativ, ndërsa numri i vetëm i sigurt është se mbi 600 mijë janë “Për”. Deputetët, përsëri, sipas Kushtetutës kanë të drejtë vet të vendosin dhe të pranojnë konsultimi me ato që u deklaruar, dhe që realisht ekzistojnë ose me ato për të cilët nuk dihet nëse janë në vend ose si është qëndrimi i tyre – “Për” ose “Kundër”. Por, është e qartë se deputetët duhet të sqarohen vet dhe pa asnjë shtypje

Referendumi ka qenë konsultativ, ndërsa numri i vetëm i sigurt është se mbi 600 mijë janë “Për”. Deputetët, përsëri, sipas Kushtetutës kanë të drejtë vet të vendosin dhe të pranojnë konsultimi me ato që u deklaruar, dhe që realisht ekzistojnë ose me ato për të cilët nuk dihet nëse janë në vend ose si është qëndrimi i tyre – “Për” ose “Kundër”. Por, është e qartë se deputetët duhet të sqarohen vet dhe pa asnjë shtypje

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

VMRO-DPMNE dha komunikatë në lidhje me procedurën parlamentare rreth ndryshimeve kushtetuese në të cilën ka të vërtetë të shtrembëruar, ose spin:

Spin: 1,2 milion qytetarë në Republikën e Maqedonisë me 30 shtatorë i thanë jo ndryshimit të emrit, identitetit, gjuhës dhe historisë, jo heqjes dorë prej pakicës maqedonase në fqinjësi. Qytetarët i tha jo marrëveshjes kapitulluese të Prespës dhe shitjes së interesave shtetëror dhe kombëtar me qëllimi e vetëm, shpëtim të karrierës politike të Zoran Zaev. 

Çdo një prej deputetëve janë të zgjedhur prej qytetarëve, që të prezantojnë qytetarët dhe vullnetin e tyre, dhe vullneti i qytetarëve është i qartë, ato nuk e pranojnë veprën kapitullese të titulluar Marrëveshja e Prespës. 

[Burime: VMRO-DPMNE, ueb-faqja, data: 10.10.2018]

 

Kundërspin: Javë pas referendumit, partia opozitare VMRO-DMNE, me të gjithë përfaqësuesit e lartë dhe mbështetësit, thonë një të vërtetë të shtrembëruar, të pavërtetën rreth vullnetit të popullit të shprehur në referendum, deri në atë shkallë që duhet të parashtrohet pyetja nëse opinioni në Maqedoni jeton në botë paralele dhe në realitetin e asaj partie?

Vullneti i qytetarëve, për VMRO-DPMNE është një gjë, dhe për gjithë botën, përfshirë 70 përfaqësuesit e qytetarëve në Parlament, është diçka tjetër. Por, pa marr parasysh realitetit, VMRO-DPMNE vazhdon të spinojë me vullnetin e qytetarëve dhe vazhdimisht pretendon se 1,2 milion votues zëshëm i kanë thënë jo “marrëveshjes kapitulluese të Prespës”?!

Dhe meqë, insistojnë në dhënin e deklaratave jo të sakta, në interes të opinionit duhet të përsëritën disa çështje.

 

KUSH DI TË LEXOJË MENDJE 

VMRO-DPMNE do të duhet të sqarojë nëse ka fakte ose indikacione se ato që nuk kanë dal në votim, këtë e kanë bërë për shkak se janë kundër Marrëveshjes së Prespës ose për arsye të tjera? Nëse merret parasysh se ka qytetarët të cilët abstenojnë në votime të këtilla, persona që thjeshtë nuk janë të interesuar të votojnë, atëherë duhet të thuhet se nuk janë kundër marrëveshjes.

Së dyti, prej njerëzve të tjerë që nuk kanë votuat në referendum, sa prej tyre kanë qenë në gjendje të dalin, dhe sa nuk kanë mundur? Prej punës sezonale në bujqësi, studentë të cilët nuk studiojnë në vendin e vetë, udhëtime zyrtare në vend ose në vende të huaja dhe të tjera.

Së treti, sa prej tyre nuk kanë dal vetëm për shkak të dezinformatës të cilën jua plasonte VMRO-DPMNE për faktet e Marrëveshjes së Prespës, gjegjësisht kanë qenë të dezinformuar ose më pak të informuar, për të cilën gjithsesi peshë të fajit mban edhe koalicionit qeveritar?

Së katërti, ata që kanë dashur të votojnë, sa nuk kanë dal për shkak të kërcënimeve publike dhe të fshehta të cilat shkonin edhe deri te përfaqësuesit më të lartë të partisë pas daljeve të tyre në mediume, dhe pas referendumit janë hequr prej funksioni. Sa qytetarë kanë qenë, le të thotë partia. Sa për shembull, nuk kanë votuar për shkak të kërcënimeve se të gjithë ato që votojnë janë tradhtar pse për shkak të asaj se ndoshta i kanë parë një ditë para votimit imazhet e turpshme dhe të pakëndshme të shtypjeve ndaj qytetarëve të cilët kishin dëshirë të votojnë në Australi?

 

PËRVETËSIMII I VOTOVA TË PAQENA

Kështu, argumentet mund të radhiten më tej. Por, një gjë është e sigurt. Askush nuk ka të drejtë t`i numëroj ata që nuk kanë dalë si konfirmim i qëndrimeve të tyre politike, gjegjësisht që janë kundër Marrëveshjes së Prespës. Nga ana tjetër, megjithatë, mbi 600 mijë qytetarë votuan “Për” marrëveshjen. Jo vetëm koalicioni qeverisës ka të drejtë të trajtojë si vullnet të shumicës së qytetarëve (sepse referendumi pa marrë parasysh të mungesës së censusit ka qenë konsultativ), kurse partija opozitare nuk ka aspak të drejtë t`i shumëzoj me zero, si të mos ekzistonin, siç bërë kohë më parë Gjorge Ivanov.

Nga kjo vim te spini i defikuar për deputetët, të mos i pranojnë ndryshimet Kushtetuese, me arsyetimin që vullneti i qytetarëv është i qartë. Po, është e vërtetë ashtu siç thot VMRO-DOMNE që çdo ditë një nga deputetët “u mbrojt nga qytetarët të përfaqësonin ato dhe vullnetin e tyre, ndërsa vullneti i qytetarëve është i qartë. Është e qartë që mbi 600 mijë qytetarë që thanë që duan në EU dhe NATO nëpërmjet Marrëveshjes së Prespës.

Përfundimisht, referendumi ishti konsultues. Deputetët, sipas Kushtetutës kanë të drejtë që të pavarur të vendosin që ta pranojnë konsultimin për ata që u shprehen, dhe që realisht ekzistojnë, ose me ata për të cilët nuk e dinë si është qëndrimi i tyre, “Për” ose kundër”. Ose, do të sjellin ndonjë vendim tjetër, por, është e qartë që deputetët vendimin e tyre duhet ta sjellin të pavarur dhe pa asnjë lloj shtypje. Më së paku me spin që 1,2 milion qytetarë ka ë qenë të zëshëm dhe të qartë.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.