Kundërspin: VMRO-DPMNE tregoi se nuk i kupton fjalët e Pendarovskit

24 orë jo të plota pas fjalimit inaugurues të presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, kryesia e partisë që fitoi afro 400 mijë vota dhe e cila ka (ka pasur) numrin më të madh të deputetëve në Kuvend, VMRO-DPMNE shfaqi shenja se nuk e kupton thelbin e fjalëve të presidentit, të cilët janë lidhur me çështjet më të ndjeshme në shoqëri – ndasia, korrupsioni, varfëria 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

VMRO-DPMNE me 13.05.2019  dha deklaratë/komunikatë, në të cilën ka të vërteta të shtrembëruara, gjegjësisht spinim:

Spin: Pendarovski do të jetë kryetar i shtetit, por për fat të keq nuk do të jetë kryetar i qytetarëve, sepse kishte turp prej himnit të Maqedonisë, kishte turp të thotë se çfarë gjuhe flasin maqedonasit në Greqi, kishte turp prej popullit të vet të cilin e quajti si mall, robot, dhe për të vetmen gjë që krenohej ishe se kishte mbështetjen e Zoran Zaev dhe liderët të shumicës qeverisëse. Kjo vetëm flet për atë se si filloi, si di të vazhdojë të jetë, do të jetë president i qeverisë, por jo edhe i popullit. Si mbështetës dhe miratues i krimit të Zoran Zaev, një gjë është e sigurt, Stevo Pendarovski, do të jetë zëdhënësi i qeverisë, e cila do të na mbajë larg vlerave evropiane, perspektivës së qytetarëve maqedonas.  

[Burimi: VMRO-DPMNE, ueb-faqja , data: 13.05.2019]

Kundërspin: Ditën e parë pas inaugurimit të presidentit Stevo Pendarovski, i cili, duke detektuar dobësitë më të rëndësishme në shoqëri, njoftoi se çka do të punojë, VMRO-DPMNE, partia më e madhe opozitare në shtet, tregoi se Pendarovski ka të drejtë, por tregoi edhe se nuk i kupton fjalët e tij.

Kjo nuk është vetëm populizëm i pastër dhe dëshirë për pikë politike. Nëse me ndihmën e të vërtetave të shtrembëruara ose spineve, të cilat deri më tani janë sqaruar dhe despinuar (është turpëruar prej himni, është turpëruar prej gjuhës të cilën e flasin Maqedonasit në Greqi, e ka quajtur popullin e vet mall, robotë) VMRO-DPMNE që në ditën e parë të mandatit të Pendarovskit thotë se ai do të jetë kryetar vetëm i një pjese të qytetarëve, atëherë kjo parti praktikisht dëshmon se nuk kupton proceset në shoqëri.

Ja çfarë tregon Pendarovski në Kuvend:

Ndjejë se detyra ime si kryetar i cili u propozua nga shumica politike është që të mbroj statusin dhe të drejtat e pakicave politike, për atë se demokracia ekziston vetëm kur pakicat e ndryshme janë të mbrojtur prej arbitraritetit eventual të shumicës, dhe për këtë ndonjëherë ligjet, nuk janë të mjaftueshme. Dallimet politike mes njerëzve dhe partive do të vazhdojnë të ekzistojnë për atë se janë të ndryshme dhe të nevojshme, por, energjia dhe potenciali i shoqërisë duhet të jenë të bashkuar rreth disa çështjeve strategjike të rëndësishme në të cilat do të insistojë dhe për të cilat propozojë modele të reja për arritjen e konsensusit më të gjerë shtetëror. 

Për fat të keq, pas një dore të ofruar të tillë që të që të prezantojë ato dhe politikat e tyre, VMRO-DPMNE thotë se ai të jetë vetëm president i Zaev, gjegjësisht se do të ankorojë Qeverinë.

VMRO-DPMNE përveç spinimeve për aktivitetet e mëparshme të Pendarovskit, spinon edhe se ai nuk ka thënë asnjë fjalë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, para që gjithash atë të Qeverisë. 

Presidenti i ri që në ditën e parë u zotua për luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit dhe rritjes ekonomike – dy kushtet më të rëndësishme që të ketë zhvillim në shtet:

Shteti ka dy prioritete, ngritjen e normave për rritje ekonomike dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe nepotizimit. Për përgjigje sa më të suksesshme të dy nxitjeve, qeveria, opozita dhe sektori i biznesit duhet të punojnë bashkë. Nuk ka prosperitet nëse më të mirët duhet të punojnë në administratën shtetërore ose duan të ikin jashtë. 

Dhe, VMRO-DPMNE nuk e kuptoi porosinë themelore të Pendarovskit për përmirësimin e shëndetit të shoqërisë, shëndetit të kombit, përmes punës së përbashkët për eliminimin e ndasive mbi baza politike:

Është koha të shërojmë plagët e hapura të të kaluarës sonë të afërt dhe realisht të fillojmë me paqen qytetare, sepse nuk kemi atdhe rezervë të cilin mund të quajmë shtëpi tonën. Në këtë rrugë duhet të investojmë pa rezervë, duke mos mbajtur llogari për rejtingun tonë politik. Të gjithë njerëzit me qëllim të mirë, politikanë dhe parti të cilat do ta zgjedhin të shkojnë nëpër rrugën e njëjtë do të kenë mbështetjen time. 

Në vend të përgjigjes, edhe sikurse të ishte formale, se ndjenjë problemet e njëjta dhe se do të presin të shohin nëse Pendarovski prej fjalëve do të kalojë në vepra, VMRO-DPME që në fillim hodhën poshtë paqen në shoqëri edhe atë nëpërmjet spinimt, në komunikatën/deklaratën në të cilët duhej të kritikohej Zoran Zaev. 

Kjo çon në përfundim se kryesia e partisë më të madhe opozitare, ajo kryesi e cila është përgjegjëse për porositë që dërgon deri te opinioni, nuk i kupton fjalët dhe thelbin e fjalëve të presidentit të ri të shtetit.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.