Kundërspin: VMRO-DPMNE nuk ka pasur qëndrim parimor rreth mediumeve

 

Motivi i VMRO-DPMNE-së ndoshta nuk është vetëm për propagandë lakuriqe, por edhe për të shfrytëzuar mundësinë e disa zgjidhjeve nga ligji i propozuar vitin e kaluar,  të cilat tani ju dalin të shkëlqyeshme sipas nevojave politike ditore, duke pas parasysh mundësin që qeveria e LSDM-së të bëj ndryshim në atë propozim

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Deputeti i VMRO-DPMNE-së në Kuvendin e RM-së Ilija Dimovski, mbajti konferencë për shtyp në të cilën prezantoi se janë ndërmarrë tre iniciativa ligjore në Kuvend, mes të cilave edhe edhe iniciativa për ndryshime në ligjin kyç për mediumet elektronike, të cilin e vlerësojmë si spin:

Spin: Lëshojmë procedurën e këtij ligji (Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mediume audiovizuale dhe shërbime mediatike), identik me atë të cilin Lidhja Socialdemokrate e propozoi para dy vitesh, përderisa ishte në opozitë në këtë Kuvend. Qëllimi ynë është që t’jua rikujtojmë premtimet e tyre zgjedhore. Qëndrimi ynë ndaj kësaj teme është parimor…por, nuk do të lëshojmë mundësin që të rikujtojmë LSDM-në dhe t’i mbajë premtimet të cilët i ka dhënë. Ky Ligj nëse votohet dhe nëse pranohet me procedurë të shkurtuar do të thotë heqje të taksës radiodifuzive. LSDM premtoi se këtë do t’a bëj menjëherë sapo të formojë shumicën parlamentare…po kalon edhe muaji i tretë prej kur është formuar shumica parlamentare, nuk janë askund, as për premtimet e tjera… 

[Burimi A1ON: Dimovski – konferencë në Kuvend, data: 05.07.2017]

Kontraspin - foto Vistinomer

 

Kundërspin: Deputeti Ilija Dimovski, i cili është funksionarë i lartë i partisë, në deklaratën e vet në lidhje me ligjin me të cilin mes tjerash rregullohet edhe financimi i RTM-së, tha më shumë spine, por më kryesori është se “ata kanë pasur qëndrim parimor ndaj kësaj çështje të cilin shumë herë e kanë thënë dhe do ta thonë përsëri…”

Që të mos ketë konfuzione, Dimovski sqaron se e bëjnë këtë që t’jua rikujtojnë LSDM-së pretimet parazgjedhore, mes të cilëve edhe heqja e taksës radiodifuzive (TRD), dhe tani nuk janë askund, dhe për këtë shkak e kanë propozuar të njëjtin ligj, siç ka propozuar LSDM në Kuvend, ndërsa VMRO- shumica e ma hershme në të njëjtin Kuvend, së bashku me partnerin e tyre të koalicionit BDI-në, kanë votuar kundër.

Që të rregullojmë që në fillim joprecizitetin e Dimovskit. Kjo nuk ka ndodhur para dy viteve, por vitin e kaluar me 4 mars. kur LSDM solli Ligjin mbi bazë të propozimit të pesë organizatave të gazetarëve të cilët i kanë shqyrtuar më herët në propozimin tashmë të ofruar negociatorit për bisedime për dalje nga kriza Piter Van Hojte. Pas një shqyrtimi, organizatat e gazetarëve vendosën se është bazë e mirë për fillimin e reformave mediatike, një prej kërkesave të procesit të Përzhinos dhe për reforma urgjente me prioritet.

Por, deputetët e VMRO-DPMNE-së atëherë nuk e pranuan këtë ligj. Si mundet që tani Dimovski të flet për qëndrime parimore, me propozimin e po të njëjtit ligj?

Sepse, për ata që nuk janë të thirrur, ndryshimet e këtij Ligji nuk kanë të bëjnë vetëm me taksën radiodifuzive, por janë më të thella:

  • Propozohen ndryshimet në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për mediume dhe me këtë edhe departizimi i tërësishëm dhe depolitizimi i këtij trupi
  • Propozohen ndryshime edhe në mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve në Këshillin e programit të RTM-së, dhe po ashtu, depolitizim të këtij trupi, por edhe departizim të politikës redaktuese të shërbimit publik
  • Propozohet edhe financimi i përhershëm dhe i qëndrueshëm përmes heqjes së taksës radiodifuzive dhe financim nga buxheti i RM-së në lartësi prej 1% prej vlerës së saj me çka 0.75%  të jenë të destinuara për RTM-në, ndërsa pjesa tjetër e radiodifuzionit dhe Agjencisë për Mediume
  • Të tërhiqen të gjithë detyrimet e mediumeve në lidhje me produksionin e programit muzikor, artistik dhe dokumentar dhe emetimit të tyre të detyruar, por edhe njëkohësisht hiqen edhe subvencionet të cilat janë paguar nga parat e buxhetit
  • Të zvogëlohen dënimet për mediumet në gjysmë të vlerës ekzistuese

Të gjithë këto zgjidhje themelore janë në kundërshtim të plotë me politikën të cilën VMRO-DPMNE e ka udhëhequr ndaj mediumeve elektronike, televizioneve, përfshirë këtu edhe shërbimin publik. Prej këtu, nuk mund që të bëhet fjalë as përafërsisht për qëndrime parimore, aq më pak zgjidhje të problemit. Përfundimisht deputetët e LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev, kanë të drejtë në konstatimin e tyre që propozimi është hipokrit, sepse, madje edhe nëse flitet vetëm për heqjen e TRD-së si burim i paqëndrueshëm dhe problematik i financimit (përmes qeverisë ekzekutive dhe bllokim të llogarive nga DHP ndaj qytetarëve), dhe kjo deri më tani është kërkuar shumë herë në Kuvend, por gjë për të cilën VMRO-DPMNE çdo herë ka qenë kundër.

Qëndrimi joparimor i dytë dhe spini mund që të shihen nga ajo se të gjithë këto zgjidhje të cilat (u) gjenden në ndryshimet ligjore, ishin edhe propozim në tavolinën e bisedimeve, në shkurt të vitit 2016, me ndihmën e ndërmjetësit Van Hojte. Por, atëherë, i njëjti Dimovski, plotësisht i hodhi poshtë, duke thënë se janë jokushtetuese dhe joligjore dhe me ato, Këshilli në Agjencinë për Mediume do të mbushet më kundërshtarë të organizatave joqeveritare nën ndikimin e SOROS-it!?

Dhe në fund, spini tretë është se nga LSDM kanë premtuar se menjëherë do të heqin taksën radiodifuzive, dhe tani nuk janë askund.

Po ashtu bëhet fjalë për shtrembërim të së vërtetës. Premtimi i parë për heqjen e TRD-së u dha në afat prej, mundësisht, në 100 ditët e para nga vet Zaev. Por, në intervistën për RTM disa ditë pasi që u bë kryeministër Zaev sqaroi që nuk mund që ta heqin TRD, dhe RTM dhe të punësuarit të ngelin pa para.

Përkrah kësaj, me datat duhet të jenë të vëmendshëm. Kuvendi i RM-së më shumicën e re parlamentare filloi që të funksionojë disa ditë pas ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit 2017. Që do të thotë, se ende nuk kanë as dy muaj e gjysmë, dhe jo tre, siç llogarit Dimovski. E dyta, qeveria ekzekutive u formua me 01 qershor, që do të thotë se prej asaj kanë kaluar vetëm një muaj e disa ditë, dhe e treta, Qeveria menjëherë i hapi çështjet prioritare dhe reformat në hapësirën mediatike, duke mbështetur propozimet nga Van Hojte dhe pesë organizatat, të përkthyera në Ligjin i cili vitin e kaluar u refuzua.

Kjo u tha edhe në takimin me përfaqësuesit e pesë organizatave, dhe në takimin me Van Hojte, i cili ishte mysafir në Maqedoni javën e kaluar pas ftesës së Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni, dhe janë përmendur edhe mbrëmë në planin e paraqitur “3-6-9” të qeverisë, në pjesën e masave afatshkurta.

Deklarata e Zaevit përsëri se TRD do të hiqet të paktën në tre mujorin e parë, nga shtatori ose më së voni në tetor, ende është afër me premtimin e heqjes së TRD në afatin prej 100 ditëve. Por, çështja është më e komplikuar.

Me rebalancin e buxhetit duhet që të planifikohen mjetet për funksionim normal të shërbimit publik deri në fund të vitit nga momenti që do të hiqet TRD. Ndërsa përmes taksës RTM mbledh çdo vit rreth 14-16 milion euro, kjo do të thotë se Qeveria e RM duhet që të llogarisë së duhet të sigurojë më së paku disa milion euro (rreth 5-6), për funksionim normal të RTM deri në fund të vitit dhe kalim të plotë të financimit buxhetor nga fillimi i vitit të ardhshëm, që do të thotë në nivel vjetor rreth 33 milion eruo.

Prej këtu, në disa pjesë të deklaratës së Dimovskit mund që të konstatohen shtrembëruare ose spine. As nuk kanë pasur qëndrim parimor ndaj mediumeve, as për sa i përket TRD, so për propozoimin të njëjtin ligj prej vitit të kaluar, ehe për konstatimin që  LSDM përmes qeverisë ekzekutive nuk është askund dhe nuk bën asgjë në këtë fushë.

Kuptohet, mbetet i hapur supozimi se motivi i VMRO-DPMNE-së ndoshta nuk është në propagandën lakuriqe, por edhe në mundësinë e disa zgjidhjeve nga ligji i propozuar vitin i kaluar që tani mund të ju shërbejnë si ndryshime të shkëlqyera sipas nevojave politike ditore të tyre, në krahasim me mundësin që qeveria e LSDM-së të bëj ndryshime nga ai propozim. Për shembull, në propozimin në vend që dy të tretat, anëtarët e Këshillit të ASHAAV të zgjidhen me shumicë të thjeshtë…

Për shkak të argumenteve të shtruara më lartë, pjesët e deklaratës së deputetit Ilija Dimovski i vlerësojmë si spin.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *