Kundërspin: VMRO-DPMNE me projektet e njëjta edhe pas dhjetë viteve

Foto: Ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së

Kandidati për kryetar komunë në Manastir, Zoran Ilioski, mundohet që të spinoj me të vërtetën dhe në sy të zgjedhjeve lokale të prezantojë VMRO-DPMNE si parti e cila i përmbush premtimet e dhëna. Faktet tregojnë se gazifikimi i Manastirit, për shembull, është pjesë e projektit: “Gazifikimi i Republikës së Maqedonisë”, të cilin VMRO-DPMNE e premton edhe në zgjedhjet parlamentare në vitin 2006 në programin “Rilindje në 100 hapa”

 

Kandidati për kryetar komunë në Manastir, Zoran Ilioski, mundohet që të spinoj me të vërtetën dhe në sy të zgjedhjeve lokale të prezantojë VMRO-DPMNE si parti e cila i përmbush premtimet e dhëna. Faktet tregojnë se gazifikimi i Manastirit, për shembull, është pjesë e projektit: “Gazifikimi i Republikës së Maqedonisë”, të cilin VMRO-DPMNE e premton edhe në zgjedhjet parlamentare në vitin 2006 në programin “Rilindje në 100 hapa” 

 

Shkruan: Olivera Vojnovska

 

Пратеникот во Собранието на Република Македонија од ВМРО-ДПМНЕ, Зоран Илиоски е кандидат за градоначалник на Битола , на прес-конференцијата на 03.10.2017 година, меѓу другото, ја деде и следната изјава во која ја извртува вистината: Deputeti i Kuvendit në Republikën e Maqedonisë nga VMRO-DPMNE, Zoran Ilioski është kandidat për kryetar komunë në Manastir, në konferencë për shtyp me 03.10.2017, mes tjerash, dha deklaratën në vazhdim në të cilën shtrembëron të vërtetën:

Spin: Besimi i votuesve fitohet me dy principe: 

  • mos premto atë që nuk mundesh ta realizosh 

  • përmbush atë që e premton.

Për këtë, në programin zgjedhor për Manastirin nuk kemi premtime por kemi projekte, plane reale me buxhet konkret dhe afate. 

[Burimi:ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së, Data: 03.10.2017]

  

Kundërspin:  Një deklaratë e tillë e kandidatit për kryetar komune të Manastirit, Zoran Ilioski, jep përshtypje të rrejshme se partia e tij (VMRO-DPMNE) e cila e nominoi për pozicionin kryesor në qeverinë lokale, nuk jep premtime boshe, por atë që ju premton qytetarëve e përmbush. Se një pretendimi i këtillë i Ilioskit është spin i pastër politikë është e mjaftueshme që të shihen vetëm projektet me prioritet në program (faqe 15) të kryetarit aktual të Manastirit dhe të bashkëpartiakut të tij Vlladimir Talevski dhe të vërehet se një pjesë e projekteve kapitale janë paralajmëruar edhe para katër viteve, në vitin 2013. Dhe jo vetëm kjo, Ilioski në program ka premtime të cilët paraqiten edhe në programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së për më shumë cikle të zgjedhjeve parlamentare.

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281

lOK-IZB

Kështu, për shembull, Ilioski në konferencë për shtyp me 03.10.2017, duke prezantuar projektet të cilët i planifikon që t’i bëj nëse fiton mandatit nga manastirasit tha:

Nuk ka tërheqje edhe nga projektet Gazifikimi dhe Ngrohja. 

Në vitin 2019 do të përfundojë gazifikimi Negotin-Manastir dhe do të fillojmë me ndërtimin e rrjetit shpërndarës të qytetit. Të njëjtin vit Manastirit duhet të ketë edhe shfrytëzuesit e parë nga enerigjia termike REK, në suaza të projektit Ngrohja i cili tashmë realizohet me kredit të Bankës gjermane për zhvillim KaEfBe. 

Gazifikimi i Manastirit është pjesë e projektit: “Gazifikimi i Republikës së Maqedonisë”, të cilin VMRO-DPMNE e premtoi që në zgjedhjet parlamentare në vitin 2006 në programin “Rilindje në 100 hapa”, (Energjetike, faqe 54), me të cilin Nikolla Gruevski e fitoi mandatin e parë. I njëjti premtim përsëritet në të gjithë ciklet zgjedhore të ardhshme: 2008 (Energjetika, faqe 88), 2011 (Sektori Energjetik, faqe 126), 2014 (Sektori Energjetik, faqe 132) dhe 2016 (Sektori energjetik, faqe 120-125).

Kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimit Taleski, poashtu, e përmend projektin për gazifikim në programin e tij zgjedhor zgjedhjet lokale të vitit 2013 (në pjesën (Investime dhe infrastrukturë, faqe 41), ku është theksuar:

Projekti: Gazifikimi i Komunës së Manastirit

Me kyçjen e Republikës së Maqedonisë në “Rrjedhën jugore” dhe projekti për ndërtimin e rrjetit kombëtar të gazit, do të mundësohet gazifikimi i Komunës së Manastirit. Me ndërtimin e rrjetit të shkallës së dytë dhe të tretë do të mundësohen shpenzime me të pakta për ngrohje të amvisërive dhe kompanive, si dhe shpenzimeve më të pakta për karburante të objekteve prodhuese që përdorin gaz. Burimi i financimi: RM (Afati: dhjetor 2016)

“Vërtetmatësi”, vitin e kaluar shkroi për këtë projekt i cili zvarritet prej dhjetë vitesh në programet e VMRO-DPMNE-së. Verifikimi tregoi se deri më tani ka përfunduar ndërtimi i magjistrales së gazit Klleçovce-Shtip në gjatësi prej 61 kilometravem është duke u ndërtuar edhe rruga prej Shtipit deri në Negotinë, për të cilin u informua se do të përfundoi në fund të vitit 2017. Në fillimin të vitit (2017) filloi ndërtimi i magjistrales së gazit prej Negotinës përmes Kavadarit dhe Prilepit deri në Manastir me gjatësi prej 92 kilometrave, si dhe një pjesë prej Shkupit deri në Gostivar me kthesë për në Tetovë, të cilët priten që të jenë gati në vitin 2019.

Në daljen e tij parazgjedhore Ilioski premtoi edhe një projekt kapital, se isha kazerma e Manastirit në katër vitet e ardhshme do të përjetojë zgjerimin e ndërtimit. 

Do të vazhdojmë të krijojmë kushte për investime të reja ndërtuese kolektive dhe individuale të cilët përkthehen në zhvillim ekonomik në Manastir. 

Do të ndërtojmë edhe asfaltojmë edhe tre rrugë të reja, do të ndërtohet edhe kanalizimi atmosferik për 13 rrugë, ndërsa blloqet ARM1 dhe ARM2 do të kenë rrjetë kabllovik dhe ndriçim rrugorë. 

Bashkëpartiaku i tij, Talevski, në vitin 2013 premtoi (faqe 18) “Adaptimi i hapësirës te kazerma” 

Përshkrim i projektit: Parcelat e shitura të cilat janë në ndërtim, do të kenë infrastrukturën e nevojshme, do të krijomë kushte për ndërtimin e lagjes së re në këtë hapësirë. Mjete: 150.000.000 denarë. Burimi i financimit: Buxheti i Komunës. Afati: në vazhdimësi

Por, sipas Llogaridhënies së Talevskit për të punuarën në periudhën (2013-2017), ky projekt është në vet fillimet e tij:

Përmes tenderit ndërkombëtar nga Banka Botërore është zgjedhur ofruesi më i përshtatshëm i cili do të kryejë ndërtimin e 7 rrugëve në ish kazermën për realizim të projektit. 

Ndërtimi i shtatë rrugëve me trotuare, ujësjellës, sistem atmosferik dhe ndriçim rrugor në ish hapësirën ushtarake ARM1 dhe ARM2 në Komunën e Manastirit. Gjatësia e rrugëve të cilët do të ndërtohen me këtë projekt arrin gjatësinë 2 km e 800m.

kasarna
Llogaridhënia e kryetarit të Manastirit, Vlladimir Talevski 2013-2017

Ilioski, poashtu, premton projekt të madh në fushën e mjedisit jetësorë – se do të filloj me ndërtimin edhe të stacionit pastrues dhe sistemit kolektor. Por, këtë e premtoi (faqe 44) edhe Talevski në vitin 2013:

Projekt: Rikonstruktim dhe zgjerim të rrjetit kanalizues në Komunën e Manastirit dhe ndërtimi i stacionit pastrues për ujëra të zeza në Komunën e Manastirit (faqe 44)

Përshkrim i projektit: Ndërtimi i stacionit pastrues për ujëra të zeza në Manastir dhe ndërtimi i sistemit kolektor për pranim të tyre do të mundësojë zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza urbane dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike në rajon. Mjetet: 20 milion euro. Burim i financimi: 85 përqind nga IPA dhe 15 përqind ka buxheti i RM-së. Afati: 2015-2017

 Sipas llogaridhënies së Talevski, i cili në tre mandate është në funksionin e kryetarit të komunës (prej vitit 2005), ky premtim është në fazën e përgatitjes së studimit dhe dokumentacionit teknik për “Projekt infrastrukturorë për mbledhjen edhe trajtimin e ujërave në Manastir”. 

precistitelna stanica
Llogaridhënia e kryetarit të Komunës së Manastirit Vlladimir Talesvski 2013-2017

Ashtu që, këto shembuj qartë dëshmojnë se Ilioski tenton që të spinojë të vërtetën dhe në prag të zgjedhjeve lokale të prezantoi VMRO-DPMNE, e cila 12 e ka qeverinë qendrore në Manastir, si parti e cila i përmbush premtimet e dhëna.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.