Kundërspin:”Vlerat antike” si të paprekura

 

 Projekti i ish kryeministrit Nikolla Gruevski për ndërtimin e amfiteatrit të ri në Skupi,nuk është i lirë, as projekt më i nevojshëm në kohën kur vendit i është rritur borxhi, si dhe në situatë kur ekziston nevojat e ndarjes së parave nga ana e Qeverisë së re kah mbulimi i nevojave elementare të qytetarëve. Çka fshihet pas shqetësimit për “mundin e arkeologëve”?

Shkruan: Ljubomir Kosotvski

Kryetarja e Komisionit për marrëdhënie të komuniteteve fetare dhe grupet fetare, Valentina Bozhinvoska, së fundmi komentoi Propozimin për ribalansim të buxhetit të qeverisë së re dhe kërkoi që të hiqet dorë në pjesën ku shkurtohen mjetet të ndara për ndërtimin e objektit në zonën e qytetit antik Skupi.

Spin: Allagjozovski (Robert, ministri i kulturës) dhe Lidhja Socialdemokrate me ndalimin e ndërtimit të projektit Teatri Antik Skupi, për fat të keq, e nënvlerësuan dhe nënçmuan mundin e mijëra punëtorëve, edhe atë të punonjësve arkeologjik të cilët me vite kanë punuar në atë lokacion. Me ribalansim e buxhetit të paraparë për ndërtimin e Teatrit Antik Skupi, të gjithë mjetet të cilat ishin ndarë për këtë projekt janë shfuqizuar, edhe atë diku me mbi 80 përqind. Kjo vërteton se LSD fare nuk shqetësohet për mijëra punëtorë arkeologjik të cilët dhanë mundin e vet gjithë këto vite – deklaroi Valentina Bozhinovska nga VMRO-DPMNE.

Sipas asaj, me ribalansimin e buxhetit në kulturë, të projektuar nga Lidhja Socialdemokrate dhe Allagjozovski, ata shkurtojnë buxhetin, por shkurtojnë buxhetin për të gjithë hulumtimet arkeologjike diku mbi 70 përqind.

 Kjo është hipokrizi dhe turp nga ana e Lidhjes Socialdemokrate. Projekti për Teatrin Antik Skupi, i cili duhej që të realizohet, është një prej teatrove më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në Ballkan, por edhe për historinë arkeologjike dhe atë të civilizimit, nga koha romake, i cili me konservim dhe me restaurim do të rinovohej dhe përsëri do të mund që të pranojë diku prej 8 deri në 10.000 shikues.  Plotësojë së, shkurtimi i buxhetit për hulumtime arkeologjike nëpër lokacione diku prej mbi 70 përqind pasqyron mos shqetësimin e LSD për trashëgimin kulturore në vend”, thotë Bozhinovska. Ndalimi i projekteve të cilët kanë rëndësi për qytetarët nuk i shërbejnë askujt, shtoi ajo, duke thirrur që të mos ndalohet realizimi i projektit për Teatrin antik Skupi, si dhe ndalimi i hulumtimeve arkeologjike nëpër lokacione në vend.

(Burimi: Makfaks, Data: 16.07.2017)

Steel wool light painting

Kundëspin:  Kjo deklaratë shtrembëron të vërtetën, sepse projekti të cilin personalisht e promovoi ish kryeministri Nikolla Gruevski në Skup nuk ka të bëj fare me arkeologjinë, por paraqet një lloj investimi kapital – ndërtimi i objektit të ri është vetëm imitim i tetarit antik të dikurshëm dhe plotësisht version megaloman i bazuar në imitimin e të kaluarës, dhe jo të zbulimit të saj. Promovimi ka qenë pjesë e projekteve parazgjedhore të VMRO-DPMNE-së (tetor 2016). Prej këtu edhe qëndrimet e një qeverie përgjegjëse ndaj projekteve të këtilla duhet që të shihet sipas prioritetit dhe domosdoshmërisë. Çka në të vërtetë premtoi Gruevski? Siç thotë edhe titulli i këtij shkrimi në portalin “Kurir”, bëhet fjalë për investim kapital, dhe jo për restaurim.

Qëllimi i projektit i cili do të realizohet është rikonstruktimi mbi baza të ruajtjes së elementeve arkitektonike dhe përmes analogjisë me teatrot që janë afër amfiteatrit në Skupi, me çka do të bëhet i mundir rivitalizimi i këtij objekti dhe prezantimi i tij para opinionit të gjerë kulturorë  përmes mbajtjes së manifestimeve kulturore me kapacitet prej 9.000 vende. Ministria e Kulturës tashmë ka përpunuar projektin, ndërsa restaurimi i amfiteatrit të hapur do të fillojë në gjysmën e parë të muajit prill, prej kur më herët duhej që të kryhen procedurat e tenderëve me sukses për zgjedhjen e kontraktuesin e punëve ndërtimore – theksoi Gruevski

Është e qartë se krijuesi i projektit nuk është mjaftueshëm preciz rreth qëllimi të projektit. Por, nga ana tjetër e kemi të qartë se – qëllimi nuk është që të nxjerrë në dritë objekte të cilat janë mbuluar me tokë, sepse do të ishte e domosdoshme, apo, punë arkeologjike (për të cilat flet Bozhinovksa), por që të ndërtojë objekt krejtësisht të ri. Me këtë Gruevski do të maste madhësinë e vet me rajonin, mundësisht edhe me vendet më të largëta. Siç u tha edhe më parë, bëhet fjalë për të gjithë atë rezultat të aktivizimit, dhe ky “vizioni” i konkurrencës ndërtuese, popullit do t’i sjell “fatura të larta” Gruevski në deklaratën e tij theksoi se do të investohen rreth 8,5 milion dollarë dhe ky objekt është është për më të rinjtë të cilët do të mbajnë koncerte, shfaqje dhe ngjarje të tjera kulturore dhe do të jetë i vetmi në të gjithë rajonin. Në këtë link mund që të shihet edhe madhësia e projektit që duhet që të ndërtohet (një stadium prej 10 mijë shikuesve, në hapësirë pa komunikime përkatëse, të cilët do të ishin shpenzime shtesë, dhe të cilët duhet që të të përfundojnë janë protohistorik ( në kuptimin – përmbajnë shenja minimale të origjinalit) dhe jo objekt historik! Fundja sipas deklaratës së ushtruesit të detyrës, drejtori i Muzeut Arkeologjik Goran Zanev në vend nuk ka mjaftueshëm arkeolog për realizimin e ndërhyrjeve arkeologjike! Sipas Sanev në vitet e kaluara, për shembull, kur kanë filluar ndërhyrjet arkeologjike, Qeveria ka financuar sipërmarrjet të shumta (bëhet fjalë për vitin 2008) ndërsa në teren kanë punuar një numër i madh i arkeologëve.

ТAta kanë qenë ose të diplomuar ose magjistra, të papunësuar, por të gjithë janë angazhuar. Kishte lajmërime, nëse më kujtohet mirë, në vitin 2010-2011 se do të punësohet rreth 190 arkeolog, por kjo nuk ndodhi. E gjithë kjo rezultoi me humbjen e kuadrit sepse ata njerëz u shpërngulën në vend të huaj ose merren me profesion tjetër i cili nuk ka pikë të përbashkët me arkeologjinë për të cilën janë arsimuar dhe kanë marr çmime. (Goran Sanev)

Kjo gjithsesi qartë definon se deklarata e Bozhinovskës nuk korrespondon me gjendjet real edhe në aspektin arkeologjik.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *