Kundërspin: Vetëm Gruevski sheh fytyra të vjetra në LSDM

Gruevski në Kongresin e LSDM-së ka njohur fytyra të njohura për "qeveri kriminele, korrupsion, manipulime, mospunësime, pretime të rrejshme..." Foto: Printscreen

Kur të shihet përbërja e Këshillit qendror dhe atij Ekzekutiv të LSDM-së mund që të arrihet në përfundim pikërisht e kundërta e asaj që pretendon Gruevski, aty vështirë së mund të gjenden emra nga udhëheqësia e vjetër partisë, dhe pothuajse në kuadrin e socilademokratëve nuk ka pjesëtarë të cilët kanë kryer ndonjë  funksion në qeverinë ekzekutive në kohën kur LSDM ka qenë në qeveri. Për dallim nga udhëheqësia e LSDM-së, e cila është tërësisht është ndryshuar në vitin 2013, te VMRO-DPMNE punët qëndrojnë pak më ndryshe: vetë Nikolla Gruevski është në krye të partisë nga kongresi i vitit 2003 deri më sot, i rizgjedhur disa herë në kongreset e partisë si kandidat i vetëm.

 

Shkruan: Jugosllava Dukovska 

 

Duke komentuar rezultatin e kongresit partiak të Lidhjes Socaildemokrate në Maqedoni (LSDM), në të cilin shumica e votave nga delegatët përsëri për kryetarë është zgjedhur Zoran Zaev, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dha deklaratë e cila është spin politik gjegjësisht shtrembërim i të vërtetës:

 

Spin: Në kongresin e LSDM-së shohë fytyra të vjetra, ata të cilët i njohim mirë. LSDM çdo herë kur vinte në qeveri premtonte reforma, vet  quhet si qeveri reformuese, por ne nuk kujtojmë asnjë reformë të LSDM-së. Çdo herë me mburrje vinte në qeveri, duke thënë se çfarë reforma do të bëjnë, çfarë jetese do të sjellin, si do të jetë bukur dhe kështu me radhë, por ja qytetarët le të kujtojnë se cilat reforma janë realizuar në kohën e LSDM-së. Shohë lartë-poshtë të njëjtë njerëz të cilët i njohim  që nga qeverisja e tyre e korruptuar,  kriminale, papunësi, premtime të rrejshme, manipulime, informacione të rrejshme, akuza ndaj kundërshtarit në vend të fokusimit dhe koncentrimit në projekte të reja dhe në gjëra që do të përmirësonin jetesën e popullit. Fokusohen që të nxinë kundërshtarin dhe thonë gënjeshtra dhe të pavërteta mbi to…Ky është ekipi i cili humbi zgjedhjet në vitin 2014 dhe 2016, të cilë përmes mënyrave të ndryshme erdhën deri te mënyra të formojnë qeverinë, të shohim tani çka do të bëjnë. Dhanë premtime serioze dhe të mëdha për të cilat njerëzit kanë pritshmëri të mëdha…

[Burimi: TV NOVA Lajme: “Gruevski në kongresin e LSDM-së shohim fytyrat e vjetra të njohura për korrupsion dhe krim”,  Data: 27.05.2017]

 Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281

 

Kundërspin: Që në fjalinë e parë ish kryeministri dhe kryetari shumëvjeçarë dhe i shenjtë i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE-së qeverisëse deri para pak kohësh, Nikolla Gruevski, është shembulli për shtrembërim të fakteve:

Në kongresin e LSDM-së shohim fytyra të vjetra, ata të cilët i njohim shumë mirë,

duke sugjeruar se LSDM nuk bën ndryshime në struktura, se janë të njëjtët njerëz janë në udhëheqësinë e partisë, që të del në pikën ku pretenndon se “kuadrot e vjetra” kot se premtojnë reforma, kur edhe më parë e kanë bërë të njëjtën, ndërsa reforma nuk ka pasur:

 ja qytetarët le të kujtojnë se cilat reforma u bënë në kohën e LSDM-së. 

Përsëri, faktet flasin ndryshe: Gruevski me “persona të vjetër” gjithsesi ka menduar për personat e udhëheqësisë së ngushtë të LSDM-së, duke aluduar në atë se ata nuk janë të gatshëm për ndryshime të çfarëdoshme, gjë që nuk është e vërtetë – përveç periudhës së shkurt të vitit 2008 kur u zgjodh për zëvendës kryetar, Zaev në krye të partisë vjen në vitin 2013, ndërsa e njëjta vlen edhe për më shumë njerëz nga udhëheqësia më e ngushtë e LSDM-së  . Me përjashtim të Radmilla Sheqerinskës, e cila në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2008 kryen edhe funksioni dhe detyrën e kryetarit të LSDM-së, ndërsa në më shumë funksione të larta të kësaj partie pothuajse njëzet vite, tre nënkryetarët e LSDM-së: Frosina Remenski, Damjjan Mançevski dhe Aleksandar Kiracovski janë në ato pozicione nga viti 2013, ndërsa në të njëjtin vit  është zgjedhur Oliver Spasovski si sekretar i përgjithshëm i partisë.

Nëse shihet, përbërja e Këshillit qendror dhe atij ekzekutiv të LSDM-së mund që të realizohet pikërisht e kundërta e asaj që pretendon Gruevski, gjegjësisht aty rëndë se mund që të gjenden emra nga udhëheqësia e vjetër e partisë, ndërsa pothuajse nuk ka nga kuadri i socialdemokratëve prej atyre të cilët kanë pasur ndonjë funksion në qeverinë ekzekutive në kohën kur LSDM-së ishte në qeveri. Për këtë bie në ujë tërësisht, edhe fjalia në vazhdim e Gruevskit:

Shohë lartë-poshtë të njëjtë njerëz të cilët i njohim  që nga qeverisja e tyre e korruptuar,  kriminale, papunësi premtime të rrejshme, manipulime, informacione të rrejshme, akuza ndaj kundërshtarit në vend të fokusimit dhe koncentrimit në projekte të reja dhe në gjëra që do të përmirësonin jetesën e popullit.

Nëse merret Radmilla Sheqerinska, e cila prej vitit 2002 deri në vitin 2006 ka qenë zëvendëskryeministër për eurointegrime në qeverinë të udhëhequr nga radhët e LSDM-së, udhëheqësia e tanishme e LSDM-se nuk mban balancin e përgjegjësisë personale të participimit të rangjeve të larta në qeverinë në kohën kur LSDM ishe partneri kryesor i koalicionit  në qeveritë maqedonase. Për këtë, përkundër pretendimeve të Gruevskit, nuk mund që të thuhet

ata cilët i njohim  që nga qeverisja e tyre e korruptuar,  kriminale, papunësi premtime të rrejshme, manipulime, informacione të rrejshme…

Për dallim nga udhëheqësia e LSDM-së, për të cilën pamë se është ndërrua tërësisht në vitin 2013, te VMRO-DPMNE punët qëndrojnë pak më ndryshe: vetë Nikolla Gruevski është në krye të partisë nga kongresi i vitit 2003 deri më sot, i rizgjedhur disa herë të kongreset e partisë si kandidat i vetëm.

 

KORRUPSION, KRIM, MANIPULIME – PO! POR AMA TE KUSH?

Duhet që të rikujtohet si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinos, në qeverinë e VMRO-DPMNE dhe BDI-së, në periudhën prej nëntorit 2015 deri në prill 2016, si ministra dhe zëvendësministra hyjnë: Oliver Spasovski, Frosina Remenski, Kire Naumov, Ljubço Nikollovski dhe Aleksandar Kiracovski. Për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes së njëjtë nga ana e VMRO-DPMNE-së, kuadri i LSDM-së formalisht lëshon qeverinë teknik dhe kryeministër bëhet Emil Dimitriev me 8 prill të vitit 2016 dhe prej atëherë, nuk ka pasur dëshmi se është kryer vepër e cila mund që të kualifikohet si

korruptuar,  kriminale, papunësi premtime të rrejshme, manipulime, informacione të rrejshme,

Nuk ka dyshim se janë ngritur procedura kundër tyre. Ashtu siç është  e njohur, deri më tani opinioni nuk është informuar se ka ndodhur një gjë e tillë, andaj kjo pjesë e deklaratës së Gruevskit është tërësisht e pavërtetë.

Ndoshta sqarimi për atë se përse Gruevski ka thënë një të pavërtetë dhe akuzon gabimisht kundërshtarët partiak, fshihet në fjalinë e mëposhtme:

Fokusohen që të nxinë kundërshtarin dhe thonë gënjeshtra dhe të pavërteta mbi to,

me siguri duke aluduar në procesin e zbardhjes së fakteve për krim dhe korrupsion nga radhët më të larat politikë të VMRO-DPMNE-së, të cilët i filloi LSDM-ja në vitin 2015 me publikimin e “bombave”, gjegjësisht bisedave të përgjuara të cilat dëshmojnë për “korrupsion, krim, mospunësim, premtime të rrejshme, manipulime, informacione të rrejshme…” – për të parinë kryetari të cilës është pikërisht Gruevski. Një prej çështjeve e cila u bë e qartë pas dëgjimit të “bombave” ishin edhe zbulimet dhe mashtrimet zgjedhore, të cilët më organizimin e udhëheqësisë më të lartë të VMRO DPMNE-së janë realizuar në zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe në zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2014, për të cilat Lidhja socialdemokrate në mars të vitit 2015 ngriti aktakuza kundër Nikolla Gruevskit, Gordana, Jankullovska, Mile Janakieski dhe punonjës të paemëruar në MPB.

Nën dritën e këtyre njohurive, krejtësisht ndryshe tingëllon edhe pjesa tjetër e deklaratës së Gruevskit:

 Ai është ekipi i cili humbi zgjedhjet në vitin 2014 dhe 2016,

sepse opinioni me veshët e vet dëgjoi se si LSDM humbi zgjedhjet në vitin 2014. Përderisa, pjesa e dytë të fjalisë:

përmes mënyrave të ndryshme erdhën deri të gjendja që të formojnë qeverinë, të shohim tani çka do të bëjnë

aludon se mënyra në të cilën LSDM, me dy deputet më pak nga VMRO DPMNE, përsëri, arriti që të përbëj shumicën dhe të formojë qeveri, dhe nuk është më i pa pranueshmi i partisë së Gruevskit.   Teza për këtë se në Republikën e Maqedonisë qeveria duhet që të formohet vetëm nga partitë maqedonase dhe nga blloku shqiptarë të cilët në zgjedhje morën numrin më të madh të votave, në pajtim me të ashtuquajturin “Marrëveshja e Majit”, e cila u promovua fuqishëm si nga maja partiake e VMRO-DPMNE-së, ashtu edhe nga një numër i madh i eskpertëve ligjor dhe persona nga mediumet afër partisë së Grevskit. Përsëri, praktika e demokracisë parlamentare në botë njeh forma të ndryshme të konstituimit të shumicë qeverisëse, andaj sipas asaj, formimi i shumicës qeveritare në të cilën hyjnë parti të cilat kanë marr numër më të vogël të votave të deputetëve nga partia e parë është më shumë precedencë e praktikës së deritanishme maqedonase, por asgjë e jashtëzakonshme për botën.

Analiza e kësaj deklaratë të Gruevskit tregoi se ai ka tentuar, që me pretendime të pavërteta dhe e kualifikime negative për kundërshtarët e  politik të spinoj të vërtetën, ndërsa ato t’i paraqes në dritë të gabuar para opinionit.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.