Kundërspin: Sulejman Rexhepi nëpërmjet spinit deri te gjuha e urrejtjes

 

Nuk ekziston popull i cili mund të karakterizohet si “i egër”. Nuk ekziston popull që si i tillë, të “mos ketë identitet” dhe nuk ekziston diçka që mund të quhet si “popull i pashpirtë”. Stereotipe, ofendime dhe shovinizëm. Dhe deri te kjo gjuhë e urrejtjes Rexhepi arriti përmes shtrembërimit të së vërtetës – nuk ka pengesa për ndërtimin e xhamive, gjë për të cilën flet edhe numri 700 i xhamive në vend

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Koka e Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Sulejman Rexhepi, në fjalimin në fshatin Harnaqi të Shkupit, me rastin e vendosjes së themeleve të xhamisë me 14.03.2019, tha spinin në vazhdim:

Spin: Të ndalohen xhamitë dhe të mos miratohet ndërtimi, këtë nuk e lejojmë. Asnjëherë nuk do të heshtim. Shpresojë se me Zotin para se do të vinë kohëra të mira dhe gjithkund kemi popull dhe vende…në fshatin Llazhec, në Manastir ku 100 vite nuk kanë xhami. Paramendoni se me çfarë popull të egër bashkëjetojmë. Këto janë popull i egër, për atë se nuk kanë identitet dhe asnjëherë nuk do të kenë, pa dallim se ne duam të ju ndihmojmë. Nuk mund të ndihmohen, sepse i pashpirti nuk vetëdijesohet. 

[Burimi: Kanall 5 tv – Kryetari i BFI-së: Populli maqedonas është i egër dhe për këtë nuk ka identitet data: 09.04.2019]

Kundërspin: Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Sulejman Rexhepi – sipas videos të cilën të cilën mundëm të shohim dhe të i vërteton fjalitë e thëna që transmetohet prej mediumeve të tjera, si dhe në njoftimin për gjuhën e urrejtjes në Komitetin e Helsinskit, shtrembëron tërësisht të vërtetën, gjegjësisht spinon.

Është e saktë se bëhet fjalë për gjuhë të urrejtjes, por këtu do të sqarojmë edhe spinin i cili del prej gjuhës së urrejtjes.

Rexhepi së pari gjeneralizon rreth ndërtimit të xhamive në RMV, duke pretenduar se “xhamitë po pengohen dhe nuk lejojnë ndërtimin e tyre”.

Më pas, për rastin në fshatin Lazhec, për të cilin nuk ka dëshmi materiale se me qëllim pengohet ndërtimi i xhamisë, Rexhepi nxjerr kualifikime vulgare për të gjithë popullin, duke pretenduar se populli maqedonas është “kafshë të egra, i cili pikërisht për këtë nuk kanë identitet dhe asnjëherë nuk do të kenë”. Pa dallim se ato – Shqiptarët, kanë dashur të ju ndihmojnë maqedonasve, por pasi që këto kanë qenë të pashpirt, kjo ka qenë e pamundur.

Spini është i dukshëm. Nuk ekziston popull i cili mund të karakterizohet si i ” egër”. Nuk ekziston një popull, dhe të “mos ketë identitet” por nuk ekziston diçka që mund të quhet “popull i pashpirt”. Stereotipe, ofendime dhe shovinizëm. Pa marr parasysh për çka nuk është i kënaqur Rexhepi, nuk ka të drejtë për një spinim të tillë dhe gjuhë të urrejtjes, përmes të cilës vjen përmes një spini tjetër. Spin – vërtetim për të se keqpërdor një rast.

Më saktë, vet Rexhepi së fundi deklaroi se në RMV ka 700 xhami. Ai numër gjendet në letrën e tij – kërcënimi deri te Qeveria e RMV-së, duke theksuar se nuk e kanë zgjidhur problemin me denacionalizimin, si dhe me f. Lazhec, do të detyrohen të informojnë besimtarët për diskriminim afatgjatë që është kryer mbi BFI-në dhe besimtarët në vend, me ç’rast qeveria u përgjigj.

Sipas kësaj, pyetja është – nëse besimtarët diskriminohen dhe BFI, si është arritur numri 700 i xhamive? Sipas kësaj, në një hetim të publikuar nga Birn/Prizma, në vend, prej vitit 2004 deri në 2014 janë ndërtuar po thuajse 350 xhami dhe minare dhe një numër i tillë i kishave, manastireve, faltoreve…

Prej këtu, Rexhepi, nuk mund prej dy-tre rasteve, të fyejë dhe përgjithësoj dhe përmes shtrembërimit të pastër të së vërtetës, spinimit, të arrij deri në gjuhën e urrejtjes. Gjuha e urrejtjes, siç është parë nga Komiteti i Helsinkut, i përdorur nga ana e liderit të lartë dhe me ndikim fetar, është në veçanti i rrezikshëm dhe i patolerueshëm. Sepse nga gjuha e urrejtjes deri te krimi i kryer nga urrejtja arrihet shumë shpejtë dhe pa shumë vështirësi.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.