KUNDËRSPIN: Shilegov dhe Bogdanoviq nuk janë “jashtë” festimeve për Krishtlindje

Foto: Printsceen kolazh

 Në ditën e Krishtlindjes, mes modeleve të Lindjes së Krishtit dhe himnit të sapo kompozuar për Krishtlindje, “Veçniot bog”, u “ngatërrua” kufiri ndarës i kishës prej shtetit. Me vet atë të cilën Shilegov thotë se si kryetar i Shkupit ka dal me vënien “në dispozicion të një pjesë të autobusëve”, edhe me faturmin e tyre, ai gjatë gjithë eventit e përfshiu edhe Qytetin e Shkupit. Dëshiron që ta pranojë ose jo, edhe vet ai është pjesë e popullit në këtë histori të Krishtlindjeve në të cilën vetëm në Shkup u realizua me 7.000 pjesëmarrës nga Gjorçe Petrov, Karposh, Qendra, Kisella Voda dhe Gazi Baba. Po ashtu, është e paqartë se si fëmijët e gjetën Bogdanoviqin për Krishtlindje në Komunë, nëse kjo në ndonjë mënyrë nuk ka qenë e rregulluar, duke pasur parasysh se ishte e shtunë, dhe se festa e Krishtlindjeve është ditë jo pune

 

Shkruan: Оlivera Vojnovska

 

Kryetari i Komunës së Shkupit dhe Komunë Qendër, Petre Shilegov dhe Sasha Bogdanoviq në lidhje me reagimet në opinion për manifestimin e “Krishtlindjeve ortodokse” dhanë deklaratat në vazhdim në të cilën një një pjesë e spinuan të vërtetën:

Spin: Është iniciativa qytetare e cila ju drejtua kryetarëve të komunave dhe deri te Qytetit i Shkupit. Nuk shohim se janë keqpërdorur fëmijët, sepse ajo iniciativë rrjedh prej vet prindërve të fëmijëve, në të cilën i kanë përfshirë edhe fëmijët. Ne si Qytet i Shkupit përkrahëm me transportin e fëmijëve me autobus. Nuk shoh se mund të bëhet fjalë për çfarëdo keqpërdorimi në këtë rast. (Shigelov)

I pyetur nëse me ketë nuk rrënohet shteti sekular, Shilegov theksoi se nuk mund të jetë kjo, sepse ishte iniciativë qytetare.

Ajo nuk vjen prej ndonjë bashkësie religjioze, por prej një iniciative klasike qytetare, e cila feston një festë fetare gjë që ndodh shpesh te ne, në shtetin tonë, dhe ne si përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve, në varësi të nevojave të tyre dhe në varësi të mundësive që ju ofrojmë në këtë raste. (Shillegov) 

Kryetari Bogdanoviq, përsëri, siç informoi Komuna Qendër, thotë se fëmijët në ditën e Krishtlindjeve kanë ardhur dhe kanë kënduar këngë fetare para Komunës sipas dëshirës së tyre:

Fëmijë, të cilët vet kishin shprehur dëshirë, erdhën para komunës dhe kënduan këngën e Krishtlindjes.  

[Burimi: Info Centar; Ueb-faqja e Komunës Qendër; Data: 07.01.2018]

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996

Kundëspin: Deklaratat e tilla të kryetarit të Shkupit Petre Shillegov dhe kryetarit të Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, në cilat e heqin përgjegjësinë prej supeve të tyre e  dhe ua veshin “Krishtlindjeve ortodokse”, duke supozuar gjatë asaj se “është në pyetje iniciativa qytetare, se nuk ka keqpërdorime me fëmijët për qëllime religjioze dhe politike, dhe se ngjarja nuk rrezikon sekularitetin e shtetit”, nuk janë asgjë tjetër përveç se spin politik.

Së pari, , vërehet një jokonsekuencë në deklaratat të cilat i dha Shilegov më lidhje me këtë ngjarje. Ai me 07.01.2017, duke ju përgjigjur pyetjes gazetareske pas liturgjisë së krishtlindjeve në Katedralen “Shën Kliment Ohridski” në Shkup, tha se:

Iniciativa rrjedh prej vet prindërve, të cilët me vetëdije se i kanë përfshirë fëmijët në këtë iniciativë. Ne si Qytet i Shkupit sapo ju dolën në ndihmë për transportin e fëmijëve me autobus. 

Ditën tjetër (08.01.2017), pas reagimit të opinionit “për përzierjen e shtetit dhe religjionit” ai deklaroi si në vazhdim:

Qyteti i Shkupit nuk ka ingerenca në shkolla fillore. Bashkësia e përmendur ju drejtua Qytetit të Shkupit me dy kërkesa. Njëra ishte që të pranojë fëmijët si kryetarë komune të këndimin e këngëve të kërshëndellave dhe e dyta të vëmë në dispozicion një pjesë të kapaciteteve të Shkupit duke menduar për NTP-në. Si kryetar i komunës së Shkupit vlerësova se qyteti ka kapacitet dhe dha në dispozicion një pjesë të autobusëve, të cilët përgjatë ditës së nesërme do të jenë të numëruar dhe do të ju dërgohet fatura organizatës ose kërkuesve të autobusëve. Në asnjërin prej institucioneve me të cilët udhëheq unë si kryetar komune nuk është rrënuar principi kushtetues i shtetit sekular (Shilegov). 

Në deklaratën e parë Shilegov aspak nuk e përmend se transporti publik do t’i faturohet organizatorit (institucion civil). Ai atë e thotë këtë në deklaratën e dytë, e cila vazhdonte pas kritikave të ashpra, andaj lë përshtypje sikur dëshiron të shpëtojë prej situatës.

Nga ana tjetër, me vet atë që e thotë se si kryetar i komunës së Shkupit “doli me shkas të vënies në dispozicion një pjesë të autobusëve” (edhe me fakturimin e tyre), në gjithë ngjarjen ka përfshirë edhe Qytetin e Shkupit. Ashtu që, dëshiron ose jo Shilegov, ai është pjesë e folklorit në këtë tregim të krishtlindjes në të cilën vetëm në Shkup morën pjesë 7.000 nxënës të Gjorçe Petrov, Karposh, Qendra, Kisella Voda dhe Gazi Baba. Dhe pikërisht në atë festë krishtlindjes, në mesin festës për lindjen e Krishtit dhe himinin të sapokompunuar “Veçniot Bog”, u bë e “padallueshëm” kufiri i kishës prej shtetit.  

Në radhë të parë është është e përshtatshme edhe ajo që kryetari i Komunës Qendër vlerëson se nuk duhet të bëhet dramë, sepse fëmijët vet kanë ardhur para Komunës dhe kanë kënduar këngën e Krishtlindjeve! Por, është e paqartë se si e gjetën fëmijët Bogdanoviqin për Krishtlindje (0,59 minuta prej videos) në Komunë, nëse kjo në ndonjë mënyrë nuk ka godi – nuk është e organizuar, duke pasur parasysh se ka qenë e shtunë, ndërsa Krishtlindjet janë ditë jo pune.

Këto manifestime fetare ngritën atmosferën në një pjesë të opinionit, me çka kishte reagime se janë keqpërdorur fëmijët në proceset e kishës, të organizuar prej shoqatës së sapoformuar “Badnikovi proverki”. Sipas drejtorit ekzekutiv të Ambasadës së parë për fëmijë “Megjashi”, Dragan Zmijanac:

Ky është keqpërdorim i fëmijëve përmes traditave fetare nga ana e qeverisë aktuale dhe shfrytëzimit të tyre për promovim të vetvetes. Për qëllime të kishës dhe fetare, në kor të sinkronizuar me politikanët, kjo ide është shumë e rrezikshme dhe tendencioze. 

Për një deklaratë të tillë të Zmijanacit reaguan edhe nga Shoqata për rikthimin në jetë të traditave ortodokse “Krishtlindjet ortodokse”:

Organizimi i manifestimit “Krishtlindjet ortodokse” është patës iniciativë qytetare në të cilën nuk janë përfshirë institucionet e shtetit, as kisha. Mbrapa organizimit të plotë të ngjarjes në të cilin vjen në jetë festimi tradicional i Krishtlindjeve dhe Pashkëve me këndimin e këngëve, ndërsa sjella në jetë e një tradite të tillë nuk fillon këtë vit, por zgjat tashmë shumë vite. Për çdo përfshirje të fëmijëve në event, Shoqata posedon deklaratë për miratimin e prindërve me çka të gjithë dyshimet e juaja për çfarëdo keqpërdorimi është i pabazë. 

Në pajtim edhe me Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, prej ku kumtuan se për shkak të heqjes së dyshimeve për shkeljen e dispozitave ligjore nga fusha e arsimit, do të kërkojnë prej Inspektoratit Shtetëror të Arsimit të hetojnë të gjithë pikat për një organizim eventual fetar dhe duke vepruar në shkolla.

Përndryshe, për dallim prej kryetarëve të cilët i pritën dhe i shpërblyen fëmijët për Krishtlindjet ortodoks (Qendra, Kisella Voda, Aerodorom, Ilinden, Kumanovë, Kavadar, Ohri…) disa prej tyre janë distancuar prej proceseve të përmendura. I tillë është edhe shembulli me kryetarit të Prilepit, Ilija Jovanovski, prej kabinetit të të cilit kumtuan se ai nuk i ka pranuar cicërimat në kopshtin e komunës, ndërsa komuna ka refuzuar të merr pjesë në organizim.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.