Kundërspin: Sa popuj pranon VMRO-DPMNE?!

Cili është populli, e cili "populli"? Foto: flickr/screenshot.

Според меѓународните конвенции за правата на човекот и за правото на изразување и мислење и според многу други прописи и добри меѓународни практики, ваквото соопштение на ВМРО-ДПМНЕ и нивите досегашни практики кон оваа материја, недвосмислено може да се оцени како заплашување, употреба на говор кој се граничи или е говор на омраза, ограничување на правото на изразување на мислењето, вклучувајќи го и правото на протест и друго

 

Sipas konventës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe për të drejtat e të shprehurit mendimit dhe sipas shumë shkrimeve dhe praktikave ndërkombëtare, një deklaratë e tillë i VMRO DPMNE-së dhe praktikave të saja ndaj situeatës, padyshim se mund të vlerësohet si shantazh, përdorim i gjuhës e cila përkufizohet dhe është gjuhë e urrejtjes, kufizimi i të drejtës së të shprehurit të mendimit, përfshirë këtu edhe të drejtën e protestës dhe të drejta të tjera të garantuara për qytetarët

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

VMRO-DPMNE me 27.01.2017 dha deklaratë  për “desorosizimin e shoqërisë”, në të cilën shtrembërohet e vërteta, si në vijim:

SPin: Populli vullnetin e vet e shprehi në zgjedhjet demokratike. Desorosizimi është i paevitueshëm. Uzurpimi dhe keqpërdorimi i sektorit civil dhe demokracia duhet që të përfundojë menjëherë.

Abolimi kriminelit Zaev së bashku me miqtë e tij nga LSDM dhe huliganët e SOROS-it shkuan në histori. Qytetarët nuk lejojnë manipulime dhe shkatërrim. 

[Burimi: VMRO-DPMNE/ueb, data: 27.01.2017]

Kundërspin:  Partia qeverisëse VMRO-DPMNE doli me kumtesë në të cilën përmes shtrembërimit të së vërtetës edhe më thellon ndasinë e shoqërisë në Republikën e Maqedonisë. Bëhet fjalë për modifikim e gjuhës së kësaj parti të cilën shpesh e përdor nga pozicioni i  qeverisjes dhjetëvjeçare se “popullit flet” ose “populli tregoi” ose “populli do të tregojë”.

Në deklaratën e fundit me temë “desorosizimi”, gjegjësisht lufta e kësaj parti kundër Xhorxh Soros dhe financimi i organizatave civile nga ana e tij në Maqedoni, së pari, barazohen të gjithë qytetarët të cilët kanë protestuar në periudhën e kaluar kundër politikës së qeverisë së VMRO DPMNE-së me sektorin shtetëror, së dyti, barazohen me “Revolucionin laraman” dhe së tretim, barazohen edhe me LSDM-në.

Sipas deklaratës, del se secili qytetarë i cili ka protestuar kundër qeverisë dhe politikave qeveritare ose kundër lideri të partisë Nikolla Gruevski është “sorosoid”, “revolucionar laraman” dhe “përkrahës i LSDM-së”, përgjatë të cilët, thonë nga partia, në ato protesta janë lënduar 50 policë dhe është shkaktuar dëm prej miliona eurosh…

 

POPULLI KUNDËR POPULLIT?!

Në një pjesë të deklaratës thuhet edhe fjalia në vazhdim e cila padyshim se mund të vlerësohet si kërcënim:

Tani jemi dëshmitar për atë se 9.5 milion euro të ndahen nga arka e SOROS-it/LSDM-së në Maqedoni. Secili tentim që këto mjete të përdoren për rrënim të sistemit tonë ligjor dhe kushtetues do të përballet me përgjigje përkatëse. Populli do t`ju kundërvihet huliganëve të LSDM/SOROS të mos ju lejoj të realizojnë skenarin e tyre shkatërrues. 

Kërcënimeve “populli do t`ju kundërvihet” de fakto do të thotë organizim i “kundërprotesatave” të reja, “kundëmitingje”, ndërsa pasi që janë përdorur edhe fjalët “rrënim të sistemit tonë ligjor dhe kushtetues”, nuk do të jetë çudi edhe nëse përdoret forca nga “populli i tij”.

Opinioni nuk duhet që të harrojë se “kundërprotestat”, “kundërmitingjet”, etij, janë një metodë (jodemokratike) e njohur e veprimeve politike të njohura të VMRO DPMNE-së. Shembujt janë të shumtë, ndërsa më të rrezikshmet i kemi parë dy vitet e fundit.

 

CILI POPULL ËSHTË I DUHURI? 

Spini më i madh mbi pyetjen e thjeshtë se çka mendon partia e VMRO DPMNE-së kur thotë se “populli vullnetin e tij e shfaqi në zgjedhjet demokratike”?

zgjedhjet e mbajtura me 11 dhjetorë të vitit 2016, VMRO DPMNE morri 454.577 ose 38,14 përqind nga dalja e votuesve, të cilët ishin 1,19 milion. Do të thotë se kjo përqindje është vetëm një pjesë e atyre që kanë dalë. Ajo përqindje do të zvogëlohet edhe më nëse e marrim parasysh të gjithë “popullin” i cili ka të drejtë vote, dhe ata janë 1,8 milion votues.

Për LSDM-në opozitare, do të thotë se për lojtarin kryesorë Soros sipsa VMRO DPMNE-së, kanë votuar 436.981 ose 36,66 përqind nga votuesit të cilët kanë dal që të votojnë. Siç mund të shihet, dallimi është 1.48 përqind ose më saktë 17.596 persona. Dhe të rikujtojmë, se këto përqindje dhe numra janë vetëm votues të cilët kanë dalë për të votuar, dhe nuk kanë dalë mbi 592 mijë votues.

Prej këtu, logjikisht bëhet pyetja – Cili popull është “populli” i Republikës së Maqedonisë për VMRO DPMNE-në? Sipas logjikës së fjalëve dhe deklaratave të tyre, vetëm ai popull i cili ka votuar për ata, gjegjësisht 454.577 persona janë “popull” i cili njihet si i tillë dhe është i mirë, në rrugë të drejtë, patriot dhe e donë vendin e tij (edhe partinë), përderisa të gjithë të tjerët, veçanërisht rreth 436 mijë persona dhe më shumë që kanë votuar për LSDM-në nuk janë popull, ata janë “tradhtar, anacional, të paguar, revolucionarë laraman, shkatërrues, sorosoid dhe përkrahës të LSDM-së”…

 

VMRO-DPMNE, DEMOKRISTIANE APO BOLSHEVIK? 

Sipas konventave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të drejtës së të shprehurit dhe mendimit dhe sipas shumë rregullave të tjera dhe praktikave ndërkombëtare, një deklaratë e këtillë i VMRO DPMNE-së dhe praktikave të deritanishme të saja kah kjo materie, padyshim se mund të vlerësohet si frikësim, përdorim i gjuhës e cila kufizohet ose gjuhës së urrejtjes, kufizim i të drejtës së të shprehurit të mendimit, përfshirë këtu edhe të drejtë e protestës dhe të tjera.

Një kumtim i tillë i motivuar politikisht e përforcon nyjën dhe më në një shoqëri të ndarë në Maqedoni, dhe është intra dhe interetnike. Ndërsa përdorimi i fjalëve si “rrënim i sistemit tonë ligjor dhe kushtetues”, qartë shihet një gjuhë e bolshevizmit, e cila për qytetarët më të mëshuar është e njohur, Prej këtu, habit, se çfarë ka të përbashkët “partia demokristiane” siç paraqitet VMRO-DPMNE, me ideologji bolshevike e emëruar gjatë kohës së Leninit, Stalinit dhe deri në fund të socializmit dhe rënies së BRSS-së.

Për shkak të gjithë asaj që është thënë më lartë, vlerësojmë se një pjesë e deklaratës së VMRO DPMNE-së, e cituar që në fillim të tekstit, është një spin i pastër, gjegjësisht, shtrembërim i të vërtetës.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.