Кundërspin: Protestat në Ohër “ushtrim për të rënë në sy” për VMRO-DPMNE-në

Deputeti Vasilevski i cili do të luftoj për shuarjen e PSP-së. Foto: Kolazh, Vërtetmatësi.

Протестите во Охрид против СЈО може да се разберат и како „показна вежба“ на партијата, која повеќе пати се заканува директно против интегритетот на секоја институција, доколку не е под контрола на ВМРО-ДПМНЕ

 

Protestat në Ohër kundër PSP-së mund të kuptohen edhe si “ushtrim” i partisë, e cila më shumë herë kërcënon integritetin e çdo institucioni, në qoftë se nuk është nën kontroll të VMRO-DPMNE-së

Shkruan: Теоfil Bllazhevski

 

VMRO DPMNE që teknikisht është partia qeverisëse, dha deklaratë në lidhje me protestat e anëtarëve dhe simpatizantëve të saj në Ohër, që e vlerësojmë si spin:

Spin: PSP është turp për sistemin juridik. Thirrja e mbi 200 personave për shkak se janë anëtar të një partie politike, nuk është asgjë tjetër por diskriminim në bazë ideologjike dhe politike.

PSP abolon kriminel si Zaev dhe Verushekvski, dhe i kërcënohet njerëzve të cilët mëkatin e vetëm e kanë përcaktimin e tyre ideologjik dhe politik dhe donacionet që i japin për partinë e tyre.

[Burimi: ВМРО ueb faqja e VMRO-DPMNE-së data: 09.02.2017]

 

 

Kundërspin:  VMRO-DPMNE në ueb faqen e saj deklaroi që i kupton dhe i përkrah të gjithë anëtarët e saj në Ohër, që tashmë dy ditë protestojnë  para ndërtesës së policisë kundër Prokurorisë Publike Speciale, e cila udhëheq procedurë parahetimore ose procedura hetimore në lidhje me financimin e kësaj partie politike. Përpos kësaj, VMRO-DPMNE bëri kualifikime negative për PSP-në, që në fund të përcjell mesazh që partia nuk është kundër këtij institucioni, por kundër veprimit të saj selektiv.

Të gjithë këtë e vlerësojmë si spin, pasi që është më se e qartë që VMRO-DPMNE tani më një vit është në “luftë” me PSP-në, për të cilën partia deklaron që duhet të shuhet si institucion. Kjo është është bërë e qartë disa herë muajt e fundit, i njëjti konstatim mund të nxirret edhe nga teksti i deklaratës së VMRO-DPMNE-së, ndërsa qartë e tha këtë edhe si angazhim i ardhshëm në parlamentin e RM-së, deputeti i kësaj partia nga Ohri, i cili ishte pjesë e këtyre protestave, Dr Sasho Vasillevski, të cilit nuk i duket e pranueshme që PSP të kryej biseda informative me të gjithë që ato konsiderojnë së është e nevojshme, madje edhe me të si deputet:

 Ku është e drejta e Katica Janevës të më thirr si deputet, dëshmitar, a ndoshta edhe si i akuzuar për tatimet e mija personale. Do të luftojë në parlament që PSP të jetë e kaluar dhe të shuhet sepse nuk punon siç duhet.

 

 TË DYSHUARIT DHE TË AKUZUARIT AKUZOJNË PËR QASJE SELEKTIVE

Thelbi i këtij spini, të shtrembërimit të së vërtetës për PSP-në, në tërësi qëndron në atë që të gjithë hetimet dhe akuzat e PSP-së deri tani, udhëhiqen kundër funksionarëve të VMRO-DPMNE-së dhe personave të tjerë të lidhur me këtë a parti, për vepra penale të mundshme për të cilat indikacionet dalin nga bisedat e përgjuara telefonike. Në fakt, kjo është edhe puna dhe detyra kryesore e PSP-së, të dëgjoj materialet dhe të ndjek dëshmitë. Nga e di partia nëse janë selektiv ose jo anëtarët e ekipit të prokurorëve të PSP-së?

Nga rasti i tërheqje së padisë për rastin “Puç” nuk mund të nxirret një përfundim i tillë, edhe pse ata e nxjerrin, sepse e drejtë e PSP-së është që në bazë të dëshmive të reja të cilat nuk e mbështesin padinë në fjalë të Prokurorisë Themelore, të mund të tërheqin padinë. Por, edhe në këtë rast PSP tha që nuk e përcakton fajësinë apo pafajësinë e dikujt.

Nëse VMRO-DPMNE ka informacione tjera për krim në radhët e partisë opozitare LSDM, duhet t’i nxjerr në opinion, vetëm je nëpërmjet Youtubes. A, nëse partia dyshon që PTHP ose PSP nuk do të reagojnë pas indikacioneve të shpallura në opinion, do të mund të ngrenë padi penale, siç bëri LSDM në vitin 2015.

TURPI NUK ËSHTË TEK PSP

Nga ana tjetër, shtrembërimi i së vërtetës ose spini për atë që “PSP është turp sistemin gjyqësor”, më së miri tregohet nga të gjithë analizat relative të sistemit tonë politiko-juridik nga të gjithë institucionet vendore dhe të huaja.

Nëse ekziston pajtueshmëri formale që Qeveria dhe Parlamenti i pranon të gjithë raportet e Komisionit Evropian për zhvillim të vendit dhe procesin e reforma për integrim evropian, atëherë është e qartë që qeveria e udhëhequr nga Nikolla Gruevski ndërsa tash  nga Emill Dimitrov, si dhe Parlamenti në të cilin shumicën e kishte VMRO-DPMNE, e kanë pranuar vlerësimin që turp i vërtetë për Maqedoninë është sistemi gjyqësor dhe prokuroritë:

Situata ka shkuar mbrapa nga viti 2014 dhe realizimi i procesit të reformave të dekadës së kaluar janë groposur nga ndikimet politike në gjyqësor. Qeveria nuk arriti të tregoj vullnet të duhur politik që të trajtojnë të gjithë çështjet që u definuan si Reforma urgjente me prioritet ( mendohet për gjyqësorin). Pengesat të cilat i has Prokuroria Speciale tregojnë që është e nevojshme trajtim efektiv për sa i përket mungesës së pavarësisë së gjyqësorit dhe drejtësisë selektive. (Nga Raporti i KE  për vitin 2016, i prezantuar nga Vërtetmatësi )

 Nga kjo deklaratë është shumë e qartë që lideri i partisë Nikolla Gruevski ka qëndrim ndryshe nga kryeministri Nikolla Gruevski ose deputeti Sasho Vasillevski ose deputetët tjerë të VMRO-DPMNE-së kanë pas qëndrime të ndryshme në vitin 2016 nga qëndrimi që e kanë sot, në raport me të gjithë analizat dhe vlerësimet e Unionit Evropian. Në mbledhjen e qeverisë ose në parlament këto vlerësime i pranojnë dhe i votojnë, ndërsa në opinion si funksionar partiak veprojnë tërësisht ndryshe.

Duke pas parasysh faktin që për punën profesionale të PSP-së, me ligj është përgjegjës Këshilli i prokurorëve publik, vlerësojmë që një pjesë nga deklarata e VMRO-DPMNE-së për PSP-në dhe për protestat në Ohër, të cilat i analizuam më lartë, paraqesin spin apo shtrembërim të së vërtetës.

Protesta në Ohër dhe argumentet të cilat i dha partia, anëtarët dhe simpatizantët e VMRO-DPMNE-së mund të kuptohen si “ushtrime për të rënë në sy” nga partia. e cila disa here kërcënohet drejtpërdrejtë ndaj integritetit të secilit institucion në qoftë se nuk është nën kontroll të plot të VMRO-DPMNE-së. Kështu ishte edhe me KSHZ, me gjykatën Kushtetuese ( Pika e parë e shpalljes së VMRO-DPMNE-së me 17.12.2017). kështu është me PSP-në, ndërsa kërcënime ka edhe nëse LSDM dhe ndonjë parti tjetër arrijnë të bëjnë qeverinë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.