Kundërspin: Përse ELEM do t’ia ndërtonte garazhin me kate Bakraçeskit?

Bakraçievski nuk i ka përmbushur premtimet, fajtor LSDM? Foto: VMRO-DPMNE, Ueb-faqja

Зошто неисполнетото ветување на Бакрачески, наместо со буџетот на општината и преку јавно-приватнто партнерство би требало да биде на товар на ЕЛЕМ, а уште повеќе зошто Владата на СДСМ би била виновна за незиградбата на катните гаражи во Охрид?

 

Përse premtimet e parealizuara të Bakraçeskit, në vend që të realizohen me buxhetin e komunës ose partneritetit publiko-privat do të duhej që të ishin barë e ELEM, për më tepër përse qeveria e LSDM-së do të ishte fajtore për mosdërtimin e garazheve me kate në Ohër? 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

VMRO-DPMNE doli me qëndrim se LSDM është fajtore përse Ohri dhe banorët e tij nuk kanë vend për parkim dhe kanë kaos në trafik, gjë që e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht si spin: 

Spin: LSDM në vend që të punojë për të mirën e qytetarëve dhe të krijojë vlera të reja, shkurton dhe ndalon. Gjithçka që di LSDM të punojë është bllokim, shfuqizim dhe rrënim. Qeveria e LSD e shfuqizoi tenderin për ndërtimin e garazhit me kate në qendër në Ohër, projekt i cili duhej që të zgjidhte problemin me vendparkimet në Ohër dhe dukshëm të lehtësojë komunikacionin. Me ndalimin e këtij projekti LSDM me vetëdije lejon që të vazhdojë kaosi urbanistik në qendrën më turistike në vend. Vozitësit do të jenë të detyruar që t’i parkojnë automobilat nëpër rrugë dhe trotuare, dhe me këtë vënë në rrezik edhe jetën e këmbësorëve. 

[Burimi: VMRO-DPMNE, ueb-faqja – data: 18.10.2017]

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996Kundërspin: Anëtari i KQ pranë VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski me 18.10.2017 në emër të partisë akuzoi partinë qeverisëse LSDM-në, se punon në “rrënim, shfuqizim dhe bllokim”, ndërsa si shembull e përmend anulimin e AD ELEM nga tenderi për ndërtimin e garazhit me kate në Ohër, gjë që e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin. Pyetja se nëse është po nuk është e vërtetë e shtrembëruar, përgjigjen e marrim menjëherë nëse parashtrohet pyetja se përse ELEM do të ndërtonte garazh me kate në Ohër, projekt i cili është premtuar, dhe nuk është realizuar ende nga kryetari aktual i Ohrit (përderisa nuk shpallen zyrtare zgjedhjet e 15.10.2017) Nikolla Bakraçeski. Bakraçeski që në vitin 2013 kur fitoi në zgjedhjet lokale në programin e tij e ka premtuar si projekte me prioritet ndërtimin e më së paku dy garazheve me kate në qytet (faqe 36):

Në mandatin tonë katërvjeçar do të ndërtojmë më së paku dy garazhe me kate, të cilat parashohim që mund te jenë te tregu i qytetit dhe në bul. “Turistiçka”. Mjetet: 80.000.000,00 denarë. Burim i financimit: Buxheti i Komunës dhe PPP. 

Siç mund që të shihet, garazhet me kate i ka premtuar me buxhetin e komunës prej rreth 1,3 milion euro dhe përmes partneritetit publiko-privat. Deri në fund të mandatit kryetari i deritanishëm Nikolla Bakraçeski nuk ka ndërtuar asnjë garazh me kate. Prej këtu, përse premtimi i papërmbushur i Bakraçeskit, në vend që të financohet me buxhetin e komunës dhe partneritetit publiko-privat do të duhej të ishte barrë e ELEM, për më tepër përse Qeveria e LSDM-së është fajtore për mosndërtimin e garazheve me kate në Ohër? ELEM është shoqëri aksionare formuar me vendimin e Qeverisë së RM prej vitit 2005, si rezultat i i transformimit të ish kopanisë së Energjisë elektrike në Maqedoni. Veprimtaria e saj bazë është prodhimi i energjisë elektrike, hulumtimi dhe zhvillimi i gjithçkaje që është lidhur me energjinë elektrike. Nuk ekziston diçka si ndërtimi i garazhit me kate në asnjë dokument bazë të AD ELEM, si përshkrim dhe nënshkrim i veprimtarisë së vet, vizionit dhe misionit. Ekziston politika e përgjegjësisë shoqërore. Në atë drejtim ELEM ka shkruar:

AD ELEM është përfshirë në shumë degë të shoqërisë, mbështet projekte me karakter humanitar, ndërmerr iniciativa lidhur me të rinjtë dhe me arsimin, traditën dhe kulturën, ndihmon në shëndetësi, në shkencë dhe teknologji, sport dhe argëtim.  

Dhe po, në atë politikë të përgjegjësisë shoqërore dhe ndihmën e bashkësisë me siguri hyn edhe ndihma për mirëmbajtjen e Liqenit të Ohrit – diçka e bërë në prill të vitit 2017. Por, përse do të duhej që të ndërtojë garazh me kate? Në Maqedoni, në të cilën prodhimi i energjisë elektrike vazhdimisht bie me vitet dhe përkrah qindra milion eurosh të investuar, në të cilën prodhimi i rrymës nga burimet e tyre është nën dy të tretat e asaj që është e nevojshme, ELEM gjithsesi nuk guxon që të hedh para në garazhe me kate në investime të tjera joproduktive, edhe nëse bëhet fjalë për ndihmë të bashkësisë. Për këtë, është tërësisht shtrembërim i të vërtetës ose spin pretendimi i VMRO-DPMNE-së se LSDM, gjegjësisht qeveria ka qenë fajtore për atë se banorët e Ohrit nuk do të kenë garazh me kate me ndihmën e ELEM, i cili mbrëmë publikoi se ka marr vendim që të anulojë tenderi për një investim të këtillë. Gjatë kumtimit të vendimit mund të shihet edhe si një veprim i drejtë, sepse vendimi është komunikuar pasi që zgjedhjet në Ohër përfunduan. Ai, ndaj të cilit mund që të drejtohet zemërimi për atë se Ohri dhe banorët e tij nuk u bën jo me dy, por as më një garazh me kate, sigurisht që është VMRO-DPMNE dhe kryetari të komunës nga kjo parti. Ai, në emër të tij dhe në emër të partisë, i ka premtuar, dhe nuk i ka realizuar gjatë kohës së mandatit 4 vjeçar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.