Kundërspin: Përgjegjësia për rajonin e Ohrit në njëzet vitet e fundit është e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe BDI-së

Foto: Wikipedia

 

Prej vendimit për largimin e pllakave prej guri në Çarshinë e Ohrit dhe ndërrimin e tyre me pllaka tjera në vitin 2003, inkurajimi i fundit i kryeminstirt për të legalizuar ndërtimin e paligjshëm – hoteli në Lagadin, lista e emrave të funksionarëve përgjegjës të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe BDI-së është e gjatë, sikur edhe lista për vendime për të mbrojtur ose jo trashëgimin, gjë që na çoi deri te propozimi që të gjendemi në listën e trupit të UNESKO-s – trashëgimi në rrezik. 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Me paraqitjen në opinion të draft vendimit të UNESKO-s për vendosjen e rajoni të Ohrit në listën trashëgimive natyrore-kulturore të rrezikuara në botë, shumë shpejtë u paraqiten dy reagime të partive kryesore maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM, në të cilën detektuam spine: 

Spin 1:  LSDM shkatërroi Ohrin dhe vuri në rrezik statusin si zonë e mbrojtur e UNESKO

[Burimi: VMRO-DPMNE/ueb-faqja – komunikatë, датум: 22.05.2019]

Spin 2: VMRO-DPMNE kriminale me vite vuri në rrezik rajonin e Ohrit, tani të gjithë institucionet veprojnë sipas propozimeve të UNESKO

[ Burimi: LSDM/ueb-faqja – komunikatë, data: 21.05.2019]

Kundërspin: UNESKO, organizata botërore për shkencë, por edhe për kujdesin e pasurive natyrore dhe kulturore, propozon vendim me të cilin statusi i rajonit të Ohrit prej trashëgimisë së mbrojtur kulturore dhe natyrore do të kalojë të trashëgimi të rrezikuar. 

Ky qëllim i UNESKO në opinion (mediatik+rrjete sociale) është pritur me shumë indinjatë dhe reagime negative, ndërsa prej të dy partive maqedonase arritën akuza, me të cilat fajit hidhet sa te njëri te tjetri, Nëse shihen gjërat në mënyrë kronologjike mbrapsht dhe nëse me kujdes lexohen dokumentet e UNESKO-s, do të shihet se po spinohet me të madhe rreth një fakti të padiskutueshëm: për një gjendje të këtillë në mbrojtjen e trashëgimive natyrore dhe kulturore janë fajtor të gjithë – përfshirë këtu edhe qytetarët, por më së shumti ato të cilët praktikojnë qeverinë qendrore dhe lokale në njëzet vitet e fundit. Kjo do të thotë se partitë maqedonase në qeveri, edhe ajo e bllokut shqiptar, BDI, e cila prej vitit 2005 me një mandat të ndërpretë, në vazhdimësi udhëheq me Strugën, pjesë e rajonit të Ohrit, nën mbrojtjen e UNESKO-s.

 

NË VITIN 2017 UNESKO KA DORËZUAT 19 REKOMANDIME!

Në prill të vitit 2017 me kërkesë të Këshillit botëror për trashëgimi, pjesë e trupit të UNESKO-s, në Ohër qëndruan me misionin për monitorim nga kjo organizatë me qëllim që të kryhen vlerësimi i gjendjes, duke pasur parasysh “Vlerësimin strategjik për mjedisin jetësor”, “Vlerësimi për ndikimin mbi trashëgimin”, plane për aktivitet të ardhshme infrastrukturore në vend në rajonin e dhënë si dhe atë sesi do të reflektojë në “Vlera më të mira universale”. Gjithë këto janë terme dhe dokumente, të cilët janë nga UNESKO ose organizata i kërkon, për vendosjen në listën e trashëgimive natyrore dhe kulturore në botë, ose në listën e Rrezikuar të trashëgimisë kulturore (ose) dhe natyrore.

Ky mision monitorues, duke pasur parasysh edhe ish raportet e misioneve të tilla monitoruese dhe projektin për bashkëpunim ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së atëhershme për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe natyrore (liqene, bregdete, vendbanime, pasuri kulturore përmes gjetjeve arkeologjike, kishave, manastireve, xhamive, etj, arkitektura të vjetra të qyteteve, para që gjithash, në Ohër…) pas mbikëqyrjes ka arritur në përfundim se shumë gjëra nuk janë në rregull dhe ka miratuar jo një, por 19 rekomandime për zbatim të menjëhershëm.

Përmes rekomandimeve jo vetëm që rregullohet kaosi urbanistik dhe ndërtimi jolegal ose gjysmëlegaë përkrah liqenit, gjë që më së shumit potencohet në mediume këto ditë. Këtu ka rekomandime të tipit të vlerësimit të ri në ndikimin mbi mjedisin jetësor për shkak të planeve për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, prej ku një drejtim duhet të jetë Strugë-Trebenishte, vlerësimi i planave për ndërtimin e korridorit hekurudhor Kërçovë-Lin, me rekomandimet që të përgatitet zgjidhja për trasë alternative, ndalimi i ndërtesave jashtë zemrës së Ohrit dhe Strugës (për qytetin e vjetër të Ohrit konstatojnë se është ruajtur mirë), rrënimi i vendbanimeve të egra përkrah bregut dhe hetimi i ndërtesave dhe objekteve të nëpër plazhe, pastrimin e deponive të egra, kyçje e plotë e të gjithë vendbanimeve në sistemin e mbledhjes së ujërave të ndotura, kontroll i rreptë i nivelit të ujit në Liqenin e Ohrit, etj.

 

QEVERIA ME PËRGJIGJE – PUNOJMË NË ZGJIDHJEN E PROBLEMIT 

Pasi që ka qenë e detyruar të ju përgjigjet rekomandimeve dhe se deri ku është gjendja, Qeveria ka dërguar përgjigje në fillim dhe në fund të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, dhe në të thuhet se Qeveria dhe Parlamenti kanë ndërmarr disa aktivitete në monitorimin e raportit dhe rekomandimeve dhe se është formuar një grup inspektimi i cili do të punojë në problemin.

Thuhet se ka qenë duke i përgatitur Vlerësimin Strategjik i ndikimit mbi mjedisin jetësor dhe se do të jetë hallkë në duart e Komisionit për menaxhim të ruajtjes së trashëgimisë (të cilin qeveria e ka formuar), dhe për sa i përket revizionit të mjediseve urbane dhe planet e mjediseve rurale janë duke u gjetur para nga ana pushteti lokal , etj.

Në raportin e dytë kemi përgjigje të të gjithë 19 rekomandimeve të monitorimit të misionit. Në përgjigje rezultojnë vlerësimet – duke u zhvilluar, por që është e vështirë që të realizohet për kohë të shpejtë, ekzistojnë mendime dhe ide që zona të zgjerohet deri te Liqeni i Prespës, etj.

Thjeshtë janë plotësuar tërësisht rekomandimet për moratorium të ndërtimit të rrugës së re A3 nga Ohri deri në Peshtani (edhe më tej deri në Shën në Naum), ndalimi i përkohshëm për ndërtimin e autostradës Strugë-Trebenishte, si dhe ndalimin e planave për qendra për ski në Galiçnicë. Me kërkesë të UNESKO-s është bërë edhe vlerësimi nëse shtyllat mbi të cilat qëndron Muzeu i kockave ka imapkt mbi mjedisin jetësorë, gjatët të cilës është vlerësuar se nuk ka ndikim.

Por, prej 19 propozimeve, janë realizuar vetëm tre-katër.

 

UNESKO – SHUMË REKOMANDIME NUK JANË REALIZUAR 

Në draft versioni e vendimit të UNESKO-s mund të shihet se me kujdes i ka shqyrtuar shkresat e Qeverisë dhe ka konstatuar këtë në vazhdim:

Pjesa më e madhe rekomandimeve nuk janë realizuar.

Në propozim-përfundimin qëndrojnë fjalët “me keqardhje vërejmë”, “vërejmë me shumë shqetësim” dhe të ngjashme, mes vërejtjeve edhe më të mëdha është edhe se nuk është marr parasysh rekomandimi për përpunimin e planave alternative për ndërtimin e hekurudhë Strugë-Radozhda, ndërsa shteti i ka shfaqur qëllimet e veta të ndërtojë në këtë trasë, si dhe të vazhdojë me ndërtimin e autostradës Trebenishta-Strugë duke mos përfunduar vlerësimet e reja të impaktit mbi mjedisin jetësor. Gjithsesi, është vërejtur edhe se nuk ka moratorium të ndërtimeve dhe nuk ka rrënim të objekteve të ndërtuara në mënyrë ilegale.

Për këtë, në sesionin e 43 të UNESKO-s, Këshilli për mbrojtje të trashëgimisë botërore dhe propozon organizimin që të shpall rajonin e Ohrit si zonë e rrezikuar (raporti për ne fillon prej faqes 83)

Legadin – ndërtim i egër Foto: META

KUSH I NDËRROI PLLAKAT PREJ GURI ME BEGATONA? 

Vlerësimet e vitit 2017 a janë ngjarje të vitit 2017? A kujton dikush se kur kanë filluar ndërtimet e egra përgjatë bregut? A mban mend opinioni kur janë larguar pllakat e vjetra në Çarshinë e Ohrit për tu zëvendësuar me begatona më të “bukura”, “më moderne”?

A kujton opinioni se kur filluan të rregullohen shtëpitë e vjetra të Ohrit me të reja? Ose, gjatë kohës së cilit kryetar komuna dhe qeverie filluan “të urbanizohen” plazhet strugane dhe gjatë kohës së cilit kryetare komune/kryetar komunash filluan gërmohet përkrah bregut të liqenit që të mund të ketë plazhe. A mbahet mend akoma Subrata Roj dhe planet e tij për kompleksin bixhoz-hotelerik në Llabunishtë? Në kohën e cilit kryeministër, në cilën seancë Qeveria propozoi ndërtimin e parmendave përgjatë plazheve, urdhëroi mbjelljen e pallmave dhe sjelljen e rërës detare që plazhet të jenë më të bukura për turistët?

Ose a mbahet mend në opinion se prej kohës së një qeverie para njëzet vitesh u kërkuan mjete për përfundimin e sistemin koleksionues, i cili me vite punon përgjysmë, i cili nuk është rregulluar, dhe tjetrit që i janë prishur pompat dhe stacionet makinerike nuk kanë mundur t`i rregullojnë, se sepse nuk kanë para? A mban mend dikush se kush futi në borxh komunën e Ohrit dhe të Strugës me nga dhjetë milion euro? Cila Qeveri dha para që të kthehen borxhet për qëllime produktive, dhe jo për blerjen e Audi-së?

Kur filluan zjarret këtë vit përgjatë bregut dhe në cilën pjesë? Ose kur filloi ndërtimi i Hotelit fantazëm në Lagadin dhe cili kryeministër ishte ai i cili tha se nuk do të mund të legalizohet? Patjetër se duhet!

Përfundimisht, a mund të gjithë rekomandimet të zbatohen në vitin 2018 dhe në vitin 2019? Nuk munden/ Por a mund të bëhet më tepër? Duke filluar prej moratoriumit mbi ndërtimin e përgjithshëm deri te rënimi i ndërtesave të egra? Pasi që vështirë se qeveritë tona t’i shpjegojnë UNESKO-s se nuk ka pasur para ose se nuk ka përfunduar tenderi për zgjedhjen e kompanisë që i rrënon!?

Në përgjigjen e pyetjes rrotullohen mbiemrat Dereban, Naumov, Petreski, Bakraçeski, Stojanoski, Merko, Georgievski, Gruevski, Zaev…

Prej këtu, çdo pretendim i tipit se LSDM është fajtore, ose se kriminelët e VMRO-DPMNE-së qëndrojnë mbrapa shkatërrimit të rajonit të Ohrit, është spin. Gjendja e keqe në rajonin e Ohrit, i cili i tëri është i shpallur si trashëgimi kulturore dhe natyrore e civilizimit, është shqetësim i përbashkët dhe veprim ose mosveprim i tre partive kryesore – VMRO-DPMNE, LSDM dhe BDI..

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.