Kundërspin: Përgjegjësia nuk është top ping-pongu që të hidhet kujt si i pëlqen

 Është aq e qartë se Xhaferi ka shtrembëruar të vërtetën saqë nuk ka nevojë të sqarohet. Është e mjaftueshme që të përsëritet ndonjë nen i LPP-së, që të kujtohet opinioni i serisë së fundit të ikjeve të ish funksionarëve të lartë dhe personave me autorizime të veçanta dhe të pyetet, përse gjykata ka qenë fajtore për ish kryeministrin në arrati, përderisa tani mundësohet ikja edhe ish kryetarit të Kuvendit? 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski 

 

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pa asnjë kufi spinoi rreth rastit të Trajko Veljanovski:

Spin: Për deklaratën e prokurores Vilma Ruskoska se Kuvendi do të jetë përgjegjës për ikjen eventuale të Veljanovski dhe Ljupço Dimovski, të cilin po ashtu nuk i është marr imuniteti, Xhaferi thotë se është dhënë për qëllime mediatike. Për këtë, potencon ai, përgjegjës do të jenë gjykatat, sepse ato duhet të sigurojnë praninë e të akuzuarve. E imja, tha Xhaferi, është që të kujdeset për punën e Kuvendit dhe të veprohet sipas procedurave. 

[Burimi: ТV Tellma– Xhaferi: Gjykata do të jetë përgjegjëse… data: 27.02.2019]

 

Kundërspin: “Xhaferi, a e dëgjon veten se çka flet? Kjo fjalë është marr nga deputeti i LSDM-së dhe zëvendëskryetari i partisë Muhamed Zeqiri në lidhje me disa shpjegime të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi rreth rastit me mosvotimin për heqjen e mandatit deputetit Trajko Veljanovski. Por, fjalia është ideale edhe që të sqarohet shtrembërimi i të vërtetës, gjegjësisht, spinimi i Xhaferi rreth asaj se kush do të jetë përgjegjës nesër, hipotetikisht, Trajko Veljanovski dhe Ljubço Dimovski nuk paraqiten me kërkesën e gjykatës në çfarë do faze të procedurës gjyqësore rreth dy rasteve të ndryshme ku janë të dyshuar.

Replika e Xhaferit rreth përgjegjësisë së gjykatës për këtë është drejtuar në konton e kokës së Prokurorisë Themelore për krim të organizuar dhe korrupsion, Vilma Ruskoksa, e cila prej kur Kuvendi i RMV-së nuk arriti të marr vendim për kërkesën e Gjykatës Themelore Shkup 1 për marrjen e imunitetit të Trajko Veljanovski, përgjegjësinë hodhi mbi Kuvend: “Nëse ikin (Veljanoski dhe Dimovski) Kuvendi le ta mendojë” (shih këtu).

Tani Xhaferi thotë se deklarata e Ruskoska është dhënë për qëllime mediatike. Për çfarë arsye Rusksoska dha deklaratën në opinion nuk është e njohur, përveç faktit se është pyetur rreth ndodhive në Kuvend. Deklarata e Ruskoskës, është e saktë.

Është se sakët sepse Prokuroria ka pasur dy raste lidhur me hetimet paraprake dhe hetimet. Në hetim ka më tepër persona të dyshuar, dy prej të cilëve janë Veljanovski dhe Dimovski. Prokuroria, po ashtu, ka caktuar mas arresti për sigurinë e personave gjatë procedurës hetimore.

Masën e cakton gjykatësi në seancën paraprake mbi arsyetimet e prokurorisë. Gjykatësi, pas seancës dëgjimore se përse kërkohet një masë e tillë, pas dëgjimit të të dyshuar në prani të avokatëve mbrojtës, vendos nëse do të pranojë në tërësi, pjesërisht ose tërësisht do të hedh poshtë kërkesat e prokurorit. Të gjithë këto çështje janë të njohura në drejtësi, të cilat janë të shkruara deri në detajin më të vogël në Ligjin për procedurë penale (prej Nenit 163 e më poshtë).

Në këtë raste ose në të dy rastet të cilët janë të ndryshme, Gjykata Penale në Shkup të dyshuarve ju caktojë mas arresti,  këtë e ka ndërmend ta bëjë edhe me dy deputetët. Por, për të sjellë një vendim të tillë, dy deputetëve duhet të ju merret imuniteti, i cili në fazën hetimore i mbron nga masa e sigurisë – arrest, përveç nëse janë kapur në kryerje të veprës penale për të cilën është caktuar dënimi me burg më së paku 5 vite burg. (Neni 64 i Kushtetutës).

Pasi që Kuvendi nuk solli një vendim të tillë, dhe sepse në faza të ndryshme të procedurës gjyqësore në të kaluarën e afërt kishim disa ikje spektakolare të të akuzuarve ose të gjykuarve për vepra korruptuese ose krim të organizuar (Gruevski, Grujovski, Boshkovski, etj), për të cilët akoma zgjat hetimi se si kanë ikur, është plotësisht e qartë se në rastin e dhënë Gjykata nuk mund të jetë fajtore nëse një gjë e ngjashme përsëritet me të dyshuarit Vejanovski ose Dimovski. Prokuroria kërkon arrest, të cilin gjykata e pranon, mirë ama Kuvendi nuk ofron kushte që masa të zbatohet. Në këtë rast, Kuvendi nuk ka marr as vendim për mos marrjen e imunitetit, të themi nuk janë paraqitur parime, ose argumente të forta se përse nuk e bën një gjë të tillë, gjë pët të cilën ka të drejtë dhe e ka për detyrë të jep një sqarim të tillë, mirëpo Kuvendi në këtë rast, thjeshtë nuk solli vendim. Përse, kjo është një temë krejtësisht e ndryshme. Por, Gjykata të përsërisim, në rastin e Veljanovski dhe Dimovski nuk do të ketë asnjë përgjegjësi eventuale, përderisa ato kanë imunitet.

Prej këtu, është tërësisht e qartë se deklarata e Talat Xhaferi rreth rastit Veljanovski është shtrembërim i të vërtetë, gjegjësisht spin.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.