KUNDËRSPIN: „Pas dasmës nuk bien daullet“

 

Vet shfuqizimi i konkursit do të zbus dëmin politik. Thirrja e kushteve plotësuese jashtë konkursit në interes të kredibilitetit është sikur ajo thënia që njihet në popull “pas dasmës nuk bien daullet”

 

Shkruan: Teofil Bllazehvski

 

Jovan Despotovski, drejtor i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik dha deklaratë në lidhje me konkursin e fundit, që është edhe i parë për subvencione shtetërore për kompanitë, në të cilën vlerësojmë se e vërteta është shtrembërua, gjegjësisht ështëspinuar: 

Spin: Thërras të gjithë 79 kompanitë prej valës së parë të investimeve, në afat prej 15 ditësh, të dorëzojnë deklaratë në të cilën do të sqarojnë nëse kanë në strukturën e tyre të pronësisë person i cili është bartës i funksionit publik, ose anëtar i familjes së tij më të ngushtë. Fondi për inovacion nuk është agjenci hetuese, struktura e pronarëve nuk është kriter për vendimmarrje, megjithatë në interes të transparencës dhe kredibilitetit të të gjithë procesit, thërras të gjithë kompanitë vet të deklarohen nëse kanë ndonjë bartës në funksione publike. Për ato kompani të cilat do të deklarojnë këtë, si drejtor i Fondit, në pajtim me drejtimet që i marrim prej kryeministrit, do të kërkojë nga Këshilli për miratim të investimeve, i cili është trup i pavarur, përsëri të shqyrtojnë aplikacionet dhe të verifikojnë nëse aplikanti plotëson kriteriumet.,

[Burimi: Qeveria e RM  –  Konferencë për shtyp , data: 24.07.2018]

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996

 

Kundërspin: Mos u bëj Silvana Boneva, porositën qytetarët Cvetanka Laskovën” – është një prej shumë teksteve të publikuar në mediume në lidhje me rezultate e konkursit të parë për subvencione shtetërore të Fondit për zhvillim teknologjik, i cili ishte i mbi 10 milion euro.

Përveç kësaj, rrjetet social, veçanërisht Facebook dhe twitter, janë përplot me komente negative në lidhje me atë se në mesin e të zgjedhurve për të fituar parat shtetërore janë edhe kompanitë në të cilat pronar të pjesshëm janë edhe, zëvendëskryeministri Koço Angjushev, deputeti i LSDM qeverisëse, Hari Lovenec dhe kunata e këshilltares së Zoran Zaev për kulturë, Cvetanka Laskova. 

Është plotësisht e qartë se drejtori i Fondit për zhvillim teknologjik Jovan Depostovski është vendosur në situatë të palakmueshme, sepse sikur të mos zbuloheshte në mediume për atë se në mesin e kompanive fituese të granteve janë edhe disa që kanë të lidhur me bartës të funksioneve publike, aj nuk do të mendonte për vendosjen e kritereve më të rrepta për rrethin e dytë të granteve.

Por, në vend që qeveria dhe ai si drejtor i Fondit ndershmërisht të pranojnë gabimin në lidhje me vendosjen e kritereve të cilat nuk nënkuptonin edhe kritere rreth përplasjes së interesave, Despotovski në konferencë për shtyp në Qeverinë e RM-së thotë:

… në interes të transparencës dhe kredibilitetit të të gjithë procesit, thërras të gjithë kompanitë vet të deklarohen nëse ndonjë është bartës i funksionit publik. 

Jovan Despotovski nuk është person i cili ka ardhur ashtu kot në një funksion të një trupi ndihmës qeveritar i cili menaxhohet me mjete të mëdha, që aj më pas të arsyetohet se nuk është ai i cili duhet të thotë nëse ka pasur përplasje interesash ose në rastet konkrete. Këtë e thotë edhe CV-në e tij të vendosur në faqen e Fondit.

Pikërisht për këtë, ai nuk ka çka të mendojë për përplasjen e interesave, me çka, fundja, ekziston edhe një ligj i përshtatshëm, por gjatë gjithë procesit të shpalljes së konkursit, si i pari i Fondit, duhej të ndërmerr masa që të ndalojë këtë konflikt të mundshëm dhe hija që ra mbi qëllimin e ndershëm që të ndihmohet ekonomia e vendit, inovacioni dhe zhvillimi tekonologjik me jo pak para shtetërore. Edhe pse, një që e tillë ekziston edhe në Rregulloren e Fondit për menaxhim me mjetet për vitin 2018, dhe nëse nuk ekziston atëherë pikërisht aty është lëshimi.

Për këtë, në fjalitë se tani prej fillimi i thërrasin kompanitë që të deklarohen nëse kanë përplasje interesash në baza të pronësisë – kriter i cili nuk ka qenë në konkursin origjinal, ndërsa në “interes të transparencës dhe kredibilitetit të të gjithë procesit”, e vërteta është shtrembëruar, gjegjësisht është spinuar. Për më tepër secila kompani ligjërisht mund të argumentoj vendosjen e kriterit të ri…

Procesi në tërësi është i komprometuar, dhe për të njëjtin hetim njoftoi edhe Prokuroria Themelore për krim të organizuar dhe korrupsion. Asnjë mas tjetër përveç shfuqizimit të konkursit, mund të jep rezultate më  efektive, sepse në këtë mënyra dëmi politik do të jetë më i vogël,  ndërsa dëmin e vërtetë do ta vuajnë kompanitë, të cilat edhe pse nuk janë fajtore do të humbin një muaj plus që të marrin mjetet për qytetarët.