Kundërspin: Osmani mendon se referendumi për emrin përfundoi?!

 

Nëse Osmani vlerëson se votimi për problemet lokale, kanalizimin fekal ose për deponinë në Çair, Tetovë, Strugë, Strumicë, Shkup, etj, është i barazvlefshëm me referendumin e qytetarëve të cilët u përgjigjen nëse janë për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë, ai kështu sipnon dhe dëmton edhe bisedimet me Greqinë dhe përpjekjet e Qeverisë në lidhje me këtë çështje

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Bujar Osmani në emisionin debatues në TV Alsat doli me të vërtetë të shtrembëruar se referendumi për ndryshimin e emrit të Maqedonisë ka përfunduar në zgjedhjet lokale:

Spin: Presim propozimin për të cilin besojmë se do të gjejmë guxim që të mbyllim këtë çështje, sepse qytetarët na dhanë porosinë se janë të bindur në vendimet. Nëse jemi të guximshëm, nëse dimë si të udhëheqim, ata do të na mbështesin. Kjo ndodhi me marrëveshjen me Bullgarinë, me gjuhën shqipe. Këtë porosi morëm nga këto zgjedhje. Edhe unë ju garantojë se nëse vazhdojmë me këtë dinamik, do t’i realizojmë reformat, të përmbyllim çështjen e emrit, do të marrim mbështetje edhe më të madhe nga ana e qytetarëve…(Alsat-M: Si do të mbyllet çështja e emrit, me referendum pse si?) Mendoj se këto zgjedhje ishin referendum sepse në këto zgjedhje ne e lajmëruam çështjen e emrit dhe i morëm numrat. (Alsat-MKjo do të thotë se nuk do të ketë referendum për emrin?)A nuk ishin referendum këto zgjedhje? Qytetarët na dhanë mesazhin – ju jeni të guximshëm, keni vizion të qartë se ku duhet ta dërgoni shtetin viteve të ardhshme

[Burimi: Alsat – Rruga drejtë (pjesa e 4)/Youtube (min 4.54 – 5.11), data: 02.11.2017]

 

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996

 

Kudnërspin: Bujar Osmani, anëtari i udhëheqësisë më të ngushtë të BDI-së, por edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane në emsionin debatues në televizionin Alsat-M pretendon se dallimet me Greqinë për emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë mund që të zgjidhen edhe pa referendum, duke vlerësuar se në zgjedhjet lokale të koalicionit qeverisës qytetarët ia kanë dhënë mbështetjen edhe për këtë çështje, gjë që është shtrembërim i të vërtetës ose spin.

Osamni për këtë tezë, vetëm nëse është një provë, mund të shkaktojë dëm të dyfishtë – edhe të bisedimeve për tejkalimin e dallimeve rreth emrit kushtetues Republika e Maqedonisë të cilat bëhen më ndërmjetësim të KB me Republikën e Greqisë, por edhe të përpjekjeve të Qeverisë që të gjej zgjidhje për mbylljen e kësaj çështjeje.

Zëvendëskryeministri shtrembëron të vërtetën thjeshtë me atë se, së pari, një çështje e tillë nuk ka qenë në fushatë, me përjashtim të BDI-së, së dyti, sepse asnjë deri më tani nga koalicioni qeveritar, as nga ky, as nga ai i mëparshmi nuk ka thënë se çështja do të përmbyllet duke mos u pyetur qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe së treti, sepse është absurde dhe qesharake, besimin e marrë nga qytetarët në zgjedhje lokale ta trajtojmë si besim për zgjidhjen e një problemi kaq të rëndë, delikat dhe deri diku të pakuptimtë, edhe pse për këtë të fundit Republika e Maqedonisë dhe qytetarët e saj nuk janë fare fajtorë.

Por, të përfshimë vetëm disa prej fakteve. Së pari është Programi i Qeverisë, dokumenti i qasshëm publik, i vendosur në ueb-faqen e Qeverisë pasi që është miratuar në Kuvend. Në faqen 13 të këtij dokumenti shkruan:

Duke u nisur nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, për çështjet më interes të lartë shtetëror dhe nacional, Qeveria në mënyrë aktive do të ndërtojë konsensus për të gjithë palët relevante në shtet. Ajo realisht dhe aktivisht do të angazhohet për tejkalimin e mosmarrëveshjes së imponuar nga ana e Greqisë, por nuk do të pranojë asnjë bisedë për çështjet e identitetit. Për zgjidhjet e mundshme do të konsultohemi me qytetarët.  

Me 1 qershor të vitit 2017, kur u zgjodh Qeveria në Kuvend, kryeministri e tha këtë edhe personalisht gjatë përgjigjes së diskutimeve të deputetëve në lidhje me ekspozen e tij:

Çështja e Greqisë me emrin tonë është shqetësuese. Do të bisedojmë së bashku me opozitën, së bashku me konsensus do t’i marrim vendimet të cilat do të jenë përfundimtare me referendumin para qytetarëve, por në funksion që të gjejmë zgjidhje për problemin, dhe jo ta bllokojmë atë – tha Zaev duke ju përgjigjur deputetit të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski. 

Ministri i Punëve të Jashtme në Republikën e Maqedonisë Nikolla Dimitrov, tetë ditë pasi e mori funksionin dha intervistë për Televizionin Blumberg, gjatë të cilës, siç transmetuan një pjesë e mediumeve, poashtu është potencuar se draft-vendimi i fundit do të verifikohet me referendum para qytetarëve:

Dimitrov tha se do t’i ringjall bisedimet me Greqinë dhe për çdo vendim “do të votohet në referendum”. Ministri, i cili ishte edhe ndërmjetës në çështjen e emrit, tha: “Me rëndësi është që të arrihet zgjidhja të cilën do ta pranojnë qytetarët dhe me të cilën nuk do të ndjehen të nënçmuar”.  

Fundja, ideja për referendum për emrin nuk është tani. Ajo në establishmentin politik maqedonas edhe në qeveri edhe në opozitë është miratuar dika pas dështimit për integrim në NATO në vitin 2008 në Bukuresht, kur në Samit, Greqia i vendosi veto propozimit të presidentit të atëhershëm Xhorxh Bush – i Riu, që Maqedonia të hyjë në klub me emër të përkohshëm.  Edhe pse, të rikujtojmë, atëherë edhe qeveria edhe opozita arritën marrëveshje nëse është e nevojshme në Bukuresht të japin miratimin për ndryshimin e emrin në Republika e Maqedonisë (Skopje), ndërsa më pas eventualisht këtë çështje ta vendosin me referendum. Këtë e vërtetuan më vonë edhe aktorët e një marrëveshje të këtillë formalisht dhe joformalisht.

Por, si rezultat i të gjithë atyre ngjarjeve, atëherë VMRO-DPMNE qeverisës dhe lideri i saj dhe kryeministri Nikolla Gruevski e përforcuan qëndrimin për referendum si procedurë e domosdoshme për finalizimin eventual të procedurës për emrin. Ja se si u shpreh Gruevski në vitin 2009 në intervistë për MIA të cilën e gjetëm të transmetuar në një portal tjetër:

Thellë jam i bindur se një çështje e tillë e rëndë në historinë e një populli nuk mund që të zgjidhet pa konsultim me të gjithë qytetarët. Emri i shtetit është trashëguar. Ka qenë pjesë përbërëse nga çështja për referendum me 8 shtator të vitit 1991. Për emrin në këtë shtet nuk mund që të vendosin vet politikanët ose intelektualët, OJQ ose individët. Ashtu që për një çështje kaq të rëndësishme mund te vendos vetëm populli. Politikanët për këtë çështje mund vetëm që të japin mendimin e vet, por jo edhe të vendosin vet. 

Në vitin 2011 për këtë çështje është ngarkuar edhe LSDM, atëherë opozitë, e cila në programin parazgjedhor poashtu përforcon një qëndrim të këtillë:

Qeveria e re çështjen për tejkalimin e mosmarrëveshjes me Greqin do ta konsultojë me qytetarët përmes referendumit. Çështjet e identitetit  nuk mund dhe nuk do të jenë lëndë në asnjë bisedim, thuhet në programin parazgjedhor të LSDM-së. 

Prej këtu, është e paqartë se ku i gjeti argumentet Osamni që të shtrembërojë të vërtetën dhe të spinojë, përveç se, të përsërisim, nëse është ndonjë test për opinionin.

Edhe pse është më se e qartë se përfaqësuesit politikë shqiptarë kanë një koncept më ndryshe. Ata nuk janë të kënaqur me shkallën e përfshirjes së tyre në negociatat me Greqinë, gjë që është përfshirë edhe në dokumentit i njohur si Platforma e Tiranës. Por, edhe analistët edhe intelektualët shqiptarë vlerësojnë se nuk duhet të ketë referendum. Kështu mendim ka edhe në mesin e intelektualëve maqedonas, ish diplomat ose konotacioni në të cilën është thënë është krejt ndryshe.

Sido që të jetë, Osamni nuk duhet të spinojë në opinion për këtë çështje mbi qëndrime personale ose mbi qëndrime të dala në opinion nga ana e ekspertëve dhe ish diplomatëve. Bujar Osmani është zëvendëskryeministër i Qeveris së RM-së të udhëhequr nga Zoran Zaev, ndërsa Qeveria udhëhiqet sipas programit të miratuar në Kuvendin e RM-së.

Prej këtu, është e qartë se, të paktën sa është kjo qeveri dhe ky program i qeverisë, do të ketë referendum, ndërsa deklarata e Osamnit është e vërtetë e shtrembëruar ose spin.

 

Vërejtje:

Me siguri duke kuptuar se deklarata e tij “nuk qëndron”, Bujar Osamani ka mesnata, dy orë pas emisionit në profilin e tij në FB dha sqarimin në vazhdim:

 Një debat i ashpër, por frytdhënës në emisonin “Rruga drejtë” në Alsat-M, te Arta Tahiri, së bashku me Biljana Sekulovska dhe Abdullah Memetin. Në debat e sipër, disa çështje nuk i sqarova më precizitet, andaj më lejoni të jem i tillë. Qeveria mori mbështetje të mjaftueshme që të mund më guximshëm të hy edhe në zgjedhjen e çështjes së emrit. Por, kjo nuk do të thotë që një zgjidhje e pranueshme reciprokisht do të miratohet pa u kërkuar nga qytetarët, dmth. pa një referendum.

Kjo deklaratë është tërheqje e qëndrimit të Osmanit thënë në emision mund, por nuk do të thotë demantim i tërësishëm. Ne e pamë pasi që u përfundua ky tekst. Nuk ka kumtesë, nuk ka demantin nga shërbimi qeveritar ose nga kabineti i tij. Siç thotë edhe vetë ai, bëhet fjalë për sqarim.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *