Kundërspin: Ngatërrimi i gjërave për ngjarjet e 27 prillit 2017 është spin i pastër

Dimçe Arsovski Foto: VMRO-DPMNE, ueb-fajqa

 

Pa marr parasysh propozimet për amnisti të plotë ose të pjesshëm, me 27 prill të vitit të kaluar në Kuvend kishte edhe hapje të dyerve dhe gjak dhe njerëz me kapela që jepnin komanda…Fundja, ekspertët ligjor që atëherë numëruan indikacione për 28 vepra penale të kryera 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Një prej zëdhënësve të VMRO-DPMNE-së opozitare dha deklaratë me rastin e demonstratave të paralajmëruara me 28.11.2018, me çka përdori disa të vërteta të shtrembëruara, gjegjësisht spin:

Spin: Po përmbyllet gati një vit që nga arrestimi i patriotëve të pafajshëm dhe atdhetarë të cilët me 27 prill u gjenden në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për shkak të impulseve patriotike. Patriotët e pafajshëm të nxitur prej arsyeve patriotike dhe impulseve, aktorë, artistë, këngëtar të operas, regjisorët, deputetë, nëpunës policor të cilët kanë kryer me profesionalitet detyrën e tyre dhe qytetarët e tjerë një vit e gjysmë durojnë poshtërimin nga ana e LSDM se kanë organizuar terrorizëm fiktiv. Këto njerëz kanë vetëm një faj,  dhe aj është se e duan shtetin e tyre. 

[Burimi: VMRO-DPMNE/ueb-faqja, data: 25.11.2018]

 

Kundërspin: Dimçe Arsovski, deputet dhe zëdhënës i VMRO-DPMNE-së në konferencën për shtyp në të cilën u bë thirrje për marrje pjesë dhe protestë dhe në demonstrata të caktuar për ditën e mërkurë (28 nëntor 2018), tha se me rastin e një vjetorit të arrestimit të personave të cilët kanë marr pjesë në ndonjë mënyrë në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, duke vlerësuar gjatë asaj se të gjithë nuk janë fajtori për atë se çfarë ngarkohen dhe se “faji i vetëm që kanë është e e duan shtetin e tyre”.

Një kualifikim i tillë i akuzuarve për sulmin në Kuvend dhe dhunën e kryer më pastaj, është shtrembërim i të vërtetës, gjegjësisht spinim, pa marr parasysh lirinë të cilën e ka çdo individ dhe subjekt politik që të nxjerr vlerësimet tij për gjendjet në vend.

Së pari, askush mos të harrojë se çfarë klasifikimi ju bërë opinioni këtyre ngjarjeve: “e enjtja e përgjakur”. 

 Nëse ndonjë ngjarje ka përfunduar me dhunë dhe me gjak, atëherë nuk mund të bëhet fjalë për “patriotët e pafajshëm të nxitur prej arsyeve patriotike dhe impulseve, aktorë, artistë, këngëtar të operas, regjisorët, deputetë, nëpunës policor të cilët kanë kryer me profesionalitet detyrën e tyre” dhe të cilët durojnë “poshtërim nga ana e LSDM-së”, duke “supozuar se kanë organizuar terrorizëm”.

Vendosja në një qosh më shumë se qindra pjesëmarrës në këtë ngjarje, nuk është asgjë tjetër përveç se ngatërrim i gjerëve.

Së dyti, nuk është e vërtetë se akuza për tridhjetë persona, të cilët janë në proces të cilin e udhëheq Prokuroria e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për terrorizëm. Më shumë herë dhe mbrojtësit edhe prokurorët edhe ekspertët ligjor sqarojnë se bëhet fjalë për vepër (Neni 313 nga KP), i cili nënkupton vepër e organizuar, që do të thotë me qëllim “për të rrezikuar rendin kushtetues ose sigurinë”, a e gjithë kjo ka qenë e dukshme për opinionin e gjerë fal transmetimit masiv mediatik nga vendngjarja e ngjarjeve të 27 prillit.

Ishin të dukshme, edhe hapja e dyerve dhe neglizhenca e një pjesë të nëpunësve policor dhe dhuna mbi deputetët dhe personat me kapele që jepnin urdhra…

Procesi gjyqësor për këto persona është në fazën serioze. Prokuroria duhet të dëshmojë qëllimin e tyre dhe organizimin. Në të njëjtën kohë, është gati edhe një far aministimi për disa persona në këto ngjarje. Qeveria hodhi poshtë propozimin e VMRO-DPMNE-së, dhe sot këtë e bëri në Kuvend, dhe për amnisti të plotë dhe jep propozim të ri për të cilin do të dakordohen deputetët në Parlament përmes një trupi të veçantë.

Por, cili do qoftë rezultati i këtyre tentimeve për falje të veprave të kryera në “të enjten e përgjaku”; ajo që mbarë opinioni pa gjatë kohës së ngjarjes, është ajo që u vërtetua pa dyshime nga ekspertët ligjor të organizatave të mbrojnë të drejtat e njeriut, si ishte rasti me Këshillin e Helsnikut për të drejtat e njeriut, si dhe atë që deri më tani opinioni mundi të shoh prej procesit gjyqësor, në kuptimin e fakteve të nxjerra nga prokuroria, është e padiskutueshme që nuk mund të thuhet se bëhet fjalë për “shprehjen e ndjenjave të pafajshme patriotike”.

Pikërisht për këtë, deklaratën e zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së në pjesën me rastin e demonstratave të caktuar për ditën e mërkurë, e vlerësojmë si spin. 

 


Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni .