Kundërspin: Ngadalë me spinimet – kriza politike ndaloi rritjen ekonomike

 

Edhe një konferencë për shtyp e VMRO-DPMNE-së për ekonominë, në të cilën përsëri nuk u morr parasysh konteksti sipas të cilit funksionon ekonomia maqedonase në vitin 2017, para së gjithash që kriza trevjeçare politike e cila pati kulmin e saj pikërisht vitin e kaluar. Prej daljes së Sllaveskit fitohet përshtypja se ekonomia maqedonase në tre mujorin e katërt të vitit 2017 ka qenë ishull i izoluar për shkak të gjendjes ideale politike dhe tani qeveria aktuale është duke e shkatërruar 

Shkruan: Vlladimir Petrevski

Anëtari i Komitetit Ekzekutues të VMRO-DPMNE-së dhe ish ministri i Financave, Trajko Sllavevski, në konferencën e mbajtur me rastin e publikimit të treguesve më të rinj të ekonomisë maqedonase – për tre mujorin e fundit të vitit të kaluar dhe për gjithë vitin 2017, heshti arsyen kryesore përse gjendja në ekonomi është ashtu siç është dhe me këtë prodhoi spinin kryesor, përkrah spinimeve të zakonshme të cilët i hasim nëpër konferencat partiake të kësaj partia kur flitet për ekonominë.

Kundërspin: Në daljen e tij Sllaveski u ndal në analizën e izoluar të tij për lëvizjen e Prodhimit Bruto Vendor (PBV) të tre mujorit të fundit të vitit 2017, i cili shënoi rritje prej 1,2%  dhe për gjithë 2017, i cili arrin vlerën zero përqind. Prej këtyre numrave më pas del konstatimi për “politikat e këqija ekonomike”, por nuk ju është bërë analizë atyre politikave të këqija, të cilat kushtimisht, kanë sjellë këtë rezultate ekonomike. Poashtu, sikurse në çdo deklaratë, kumtesë ose konferencë për shtyp të partisë opozitare deri më tani, ashtu edhe këtë radhë i gjithë faji ju hodh qeverisë aktuale duke mos u marr parasysh se, kur bëhet fjalë për statistika për vitin 2017, 5 prej 12 muajve të vitit të kaluar në qeveri ka qenë pikërisht VMRO-DPMNE.  Ajo që është më e rëndësishme, përsëri nuk u morr parasysh konteksti sipas të cilit funksionoi ekonomia në vitin 2017, para së gjithash, mjedisi politika, gjegjësisht kriza politike trevjeçare e cila pati kulmin e saj pikërisht vitin e kaluar dhe e cila e cila siç ka tani, ka pasur dhe do të ketë ndikim mbi ekonomin. Prej daljes së Sllaveskit fitohet përshtypja sikur ekonomia e Maqedonisë në tre mujorin e fundit të vitit 2017 të ishte një ishull i izoluar me gjendje politike ideale dhe qeveria e tanishme është duke e prishur këtë gjendje. Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996Kështu i bie se, vetëm atë që e ka bërë qeveria aktuale prej qershorit deri në dhjetor të vitit të kaluara, kur ka ardhur në qeveri (“politikat e këqija ekonomike të Qeverisë së udhëhequr prej LSDM) reflektohet në ekonomi dhe rritja e saj ka arritur vlerë zero përqind. Sllaveski poashtu thotë se “ajo që më së shumti ka ndikuar në tre muajt e fundit të vitit të kaluar (…), janë pritjet e subjekeve ekonomike nga qeveria e re e udhëhequr prej LSDM-së”. Problemi qëndron në atë se nuk është është shtuar se për cilat politika të këqija ekonomike mendon, siç nuk është shtuar edhe se cilat janë ato “pritjet”. Dhe përkrah gjithçkaje, doli se edhe ajo që ka ndodhur prej janarit deri në maj të vitit 2017, derisa VMRO-DPMNE ka qenë në Qeveri, sikur nuk pasqyrohet në këtë rritje prej zero përqind. Sikur ato 5 muaj nuk kanë qenë pjesë të vitit 2017. Por nga ana tjetër, numrat tregojnë se gjendja është totalisht ndryshe. Për një rritje prej zero përqind fajtor janë pikërisht ndodhitë e pesë muajve të parë të vitit 2017, sepse në dy tremujorët e parë ekonomia ka rënë, për dallim prej tre mujorit të katërt kur ajo ka shënuar rritje, siç shihet edhe në grafikun e poshtëm prej statistikave shtetërore. BDP-kvartali-2017Rënie më të madhe ekonomike ka pasur në tremujorin e dytë prej 1,3 %, do me thënë pikërisht në atë tremujor kur kriza arrit kulmin me bllokimin e Palramentit dhe mos lejimin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, kur u mbajtën protestat “Për një Maqedoni të përbashkët”, kur kishte lajme të rregullta dhe shkrime nëpër mediumet për një luftë e cila nuk për shumë pak nuk ndodhi dhe për mijëra persona të armatosur, të cilët vetëm sa nuk sulmuan, por pas 27 prillit u zhdukën si me magji dhe u shfaqën disa muaj pas, dhe më me rëndësi, protestat e dhunshme dhe sulmi mbi Kuvendin e Maqedonisë, të cilat më pas çuan në tentim për vrasje dhe deputetë të lënduar lehtë dhe rëndë. Për gjithë këto janë hapur dhe po ekzekutohet procese gjyqësore. Por edhe pas kësaj dhe një numër i proceseve të tjera, akuzave dhe zbulimeve për rryfshet, korrupsion, ekzistimi i përgjimeve të paligjshme mbi mijëra qytetarë (pa marr parasysh se kush e ka kryer atë) dhe deklarimi zyrtar për Maqedoninë si “Shtet i izoluar” nga ana e BE-së, doli se nuk paska ndikuar mbi ekonominë, por fajtor të vetëm janë “politikat e këqija ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM”. Duke pasur parasysh gjithë këtë, tërësisht jokonsekunete janë krahasimet për rritjen e tretë më të lartë në Evropë prej 1.2% në tre mujorin e fundit të vitit të kaluar. Së pari, ky tregues akoma nuk është i qasshëm për 8 prej 33 vendeve, sa edhe ndjek Eurostati gjithsej [zgjidhni „Percentage Change q/q – 4 (NSA)“ prej menysë që të merrni përqindjen e rritjes në raport me të njëjtin tremujor të vitit paraprak, nga ana tjetër, në Evropë ka 44 vende, gjegjësisht 11 janë jashtë zyrës evropiane për statistika. Që do me thënë, se duke pasur parasysh se kemi të dhëna vetëm 25 prej gjithsej 44 vendeve evropiane, akoma nuk mund të thuhet se cili shtet si rangohet në nivel evropian në raport me rritjen ekonomike. Dhe, e dytë dhe më e rëndësishmja, në asnjë vend evropian lideri i opozitës nuk është rrahur në qendrën për konferenca të Parlamentit edhe atë së bashku me bashkëpunëtorët dhe në asnjërin prej tyre nuk panë se si ju rrjedh gjak prej hundëve si rezultat i saja nuk ka tentuar që të kundërshtojë sulmet e turmës së sulmuesve të maskuar me urdhër që të lëndojnë ose ndoshta edhe të vrasin. Kur bëhet fjalë për rritjen në ndërtimtari, e cila bie në tremujorin e katërt, Sllaveski arsyet për këtë i përmblodhi në një fjali:

Ky është çmimi si pasojë e ndalimit të ndërtimeve të autostradave dhe projekteve të tjera kapitale. 

Dhe aq. Kështu e papërfunduar dhe e pasqaruar mirë duke sikur qeveria aktuale e bën këtë me vetëdije me qëllim që të dëmtojë shtetin, gjegjësisht sikur ndërtimi i autostradave,

Ka qenë në rregull derisa VMRO-DPMNE ka qenë në qeveri, por ja, qeverisë së re për arsye të panjohura i është kujtuar të ndalojë ndërtimin e tyre. Sikur nuk jemi të informuar për problemet e mëdha me të cilat ballafaqohet autostrada Kërçovë-Ohër, për shembull siç është ndërtimi i korsisë, mungesa e kyçjes së rrugëve (kyçe) kah autostrada, të cilët në projektin bazë nuk janë dhe duhet që prej fillimi të projektohen ( 8 gjithsej), mungesë e rrugëve ndihmëse, të cila po ashtu nuk janë projektuar, vijadukte të shtrenjta dhe të gjata të cilat bien ndesh me përçuesit, gjendje e cila po ashtu nuk është paraparë në projekt, shpatet përkrah autostradës, të cilët sipas gjeologëve janë vlerësuar gabimisht sepse është kryer vetëm inspektim sipërfaqësor i vendit, si dhe autostrada Milladinovci-Shtip, ku ka qenë e nevojshme zhvendosja e 400 kilovolt përçues ndërkombëtar në drejtim të Greqisë. Këto probleme, çojnë deri te nevoja e mjeteve shtesë, të cilat janë të nevojshme, si dhe deri te paraqitja e nevojave për nënshkrimin e anekseve të reja, për plotësimin e rregullores ligjore dhe kush e di se çfarë tjetër. Sipas asaj që thotë Slaveski, del sikurse ndërtimi është dashur që të vazhdojë me çdo kusht dhe përkrah asaj që autostradat e ndërtuara ashtu nuk do të ishin funksionale, nuk do të çonin askund dhe nuk do të kishin asnjë funksion, për shkak të të cilit edhe ndërtohet. Sikur që më e rëndësishme është që vetëm të ndërtohet dhe të ketë rritje në ndërtimtari, dhe me këtë e PBV, dhe nuk ka rëndësi nëse ajo që ndërtohet ka ose nuk ka kuptim. Përndryshe, arsyet për gjendjet në ndërtimtari në vend, më saktë për rënien e sajë në 3 mujorët e kaluar, siç potencon Slaveski, janë sqaruar në një shkrim tjetër të “Vërtetëmatësit”, por këtu kemi dashur që të njoftojmë se në të vërtetë rritja në ndërtimtari gjatë kohës së qeverisjes së VMRO-DPMNE-së nuk ka qenë për shkak të ndërtimtarisë, por për shkak të se ky sektor ekonomik ka qenë vazhdimisht i keqpërdorur në politikë, më saktë për qëllime parazgjedhore. Dy grafikonet më poshtë të “Finance Think”, të cilat publikohen në monitorimin e tyre tremujorësh të ekonomisë maqedonase, kanë të bëjnë me rritjen e 4 sektorëve ekonomik (bujqësisë, industrisë, ndërtimtarisë dhe shërbimeve). I pari është gjatë tre mujorit të parë 2010 deri te tre mujori i parë i vitit 2013, ndërsa i dyti, prej tre mujorit të parë 2013 deri te tre mujori i katërt 2017. dvata zaednoSiç mund të shihet, rritja e parë e fuqishme në ndërtimtari (vija e gjelbër) rritet në tre mujorin e parë dhe të dytë të vitit 2011, para zgjedhjeve parlamentare të cilat u mbajtën me 5 qershor të vitit 2011. Më pas rritje prej në prill deri në dhjetor të vitit 2012 kur projekti “Shkupi 2014” mori ritëm, por edhe rritje më të madhe ka në tre mujorin e parë të vitit 2013, gjegjësisht para zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën me 24 mars të atij viti. Rritje të madhe ka pasur përsëri në tre mujorin e parë dhe të dytë të vitit 2014, pikërisht gjatës kohës së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të cilat u mbajtën me 27 prill të atij viti. Ndërtimtari rritet edhe në gjysmën e dytë të vitit 2015, ndërsa rritje të vogla ka pasur edhe edhe në tre mujorin e dytë të vitit 2016, gjegjësisht kur dy herë u caktuan zgjedhjet (24 prill dhe 5 qershor), të cilat nuk u mbajtën dhe në tre mujorin e katërt të të njëjtit vit kur u mbajtën zgjedhjet (11 dhjetor). E gjithë kjo tregon se rritjet në ndërtimtari kanë ndodhur sipas nevojave të qeverisë. Ekonomia maqedonase edhe në periudhën e ardhshme do të mbaj pasojat e krizës politike 2015-2017.   Është joserioze të pritet se këto pasoja janë zhdukur me ardhjen e LSDM-së në Qeveri. Deri në ditët e sotme pasojat e “recensionit të madhe” në vitin 2008-09, për shembull, ndjehen në ekonominë botërore dhe akoma merren masa të planit ndërkombëtar dhe në nivel të politikës monetare në raport me tregun kapital dhe në sektorin bankar në nivel ndërkombëtar. Siç ndjehen akoma edhe pasojat e krizës së vazhduar greke nëpër Evropë, të cilat vetë Greqia do të ndjej të paktën për 50 vite, dhe me shumë siguri përgjatë gjithë shekullit 21. Si pasojë e krizës politike trevjeçare ne sot kemi rejting më të ulët kreditor, borxh më të lartë publik dhe me kamata relativisht të larta, dhe të cila vetëm tani kanë vlerën rreth 150 milion euro në vit, borxhi prej 500 milion eurosh në fondin pensional dhe një numër i madh i anomalive të cilat negativisht ndikojnë dhe do të ndikojnë në rritje ekonomike. Pikërisht për këtë, është e pamundur që lëvizjet ekonomike aktuale të mos i konsiderosh serioze dhe stabilizuese, të cilat ndodhën edhe në periudhën në të cilën duhet që të zbatohet konsolidimi fiskal, diçka që Fondi Monetar Ndërkombëtar e kërkon tashmë disa vote. E gjithë kjo do të ketë ndikim mbi rritjen ekonomike edhe në të ardhmen. Përndryshe, nëse kërkohet rritja ekonomike me çdo kusht, shumë lehtë mund të arrihet. Mjafton që të mendohet ndonjë projekt i ri si “Shkupi 2014”, dhe të vazhdohet me rritjen e borxheve për një projekt të tillë të pakuptimtë dhe ja një rritje ekonomike. Problemi, kuptohet, se e gjithë kjo nuk është e qëndrueshme për kohë më të gjatë.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *