KUNDËRSPIN: Ministër, deri ku ka arritur hetimi për arratisjen e Nikolla Gruevskit?

Foto: screenshot të intervistës në Click plus për TV 21

Është e vërtetë se hetimet nuk kryhen në publik, por po ashtu, është e vërtetë se opinioni nuk duhet të mashtrohet me “dimrin e kaluar”, gjegjësisht krimet e Gruevskit. Nëse jo për diçka tjetër, opinioni ka të drejtë të merr informata zyrtare – hetimi për arratisjen e tij përparon ose po ngec në vend

Shkruan: Тeofil Bllazhevski

Ministri për Punë të Brendshme në Qeverinë e RMV-së, Oliver Spasovski, në një intervistë televizive tha fjalinë në vazhdim të cilën e vlerësojmë si spin specifik, gjegjësisht shtrembërimin e të vërtetës në kuptimin e ikjes së përgjigjeve koncize ndaj opinionit dhe shpërqendrimit të tij:

Spin: Unë mendojë se do të ishte më mirë (Gruevskit) të shkruaj libër se si kanë vjedhur paratë e qytetarëve maqedonas, si dëmtohej liria e mediumeve dhe e gazetarëve, si dhe në çfarë mënyre janë shkelur të drejtat e njeriut në Maqedoni, si dhe në çfarë mënyre janë rrënuar institucionet si dhe se si me paratë të vjedhura janë ndërtuar ndërtesa për partinë e tij…

[Burimi: TV 21/Klik Plus – pjesë e intervistës me Spasovski, data: 09.05.2019]

  Кundërspin: Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, shumë mirë e di se çdo qytetar pak i informuar, saktësisht di gjithçka për Nikolla Gruevski në kuptimin e “daljes” nga shteti, por edhe për veprimtarinë e tij.

Sipas asaj, pa marr parasysh pyetjen e gazetarit dhe përgjigjes “së detyruar” të Spasovskit në pyetjen e gazetarit (sepse mund të thoshte nuk kam koment ose “çfarë libër i zi”), fjalët e thëna mund të kuptohen si shtrembërim i të vërtetës ose spinim, jo në atë drejtim se ato nuk janë të vërteta, por në anën e ikjes së përgjigjes së vërtetë pas vlerësimeve të tilla për krimin e tij, dhe përgjigjes për pyetjen: “Përse Gruevksi akoma nuk është i qasshëm për drejtësinë?

Sepse, të kujtojmë, edhe pse kanë kaluar saktësisht 6 muaj nga ikja e personit të gjykuar Nikolla Gruevski, ish kryeministri për pothuajse 10 vite, opinioni akoma nuk e di se si është arratisur, siç thuhet, para hundës së MPB-së, gjegjësisht përfaqësuesve të Sektorit për sigurim të personave, të cilët e ndoqën ligjërisht pas funksionit të kryeministrit.

Opinioni akoma nuk është i informuar edhe pas njoftimeve të kryeministrit Zaev, se mezi se pret që të ndajë me opinionin të dhënat që i di ai dhe Spasovski, por pret së pari prokurorinë të kryejnë punën, por edhe pas deklaratave të Spasovskit në ditën e tretë të arratisjes se në MPB nuk ka faj, por e fajin e sheh te Gjykata dhe PSP, si dhe deklarata e dhënë disa ditë më pas, se kanë indiakcione dhe dyshime për persona konkret dhe se për çdo ditë punojnë me Prokurorinë.

Për më tepër, Prokuroria hapi procedurë parahetimore me 15 nëntor të vitit 2018, 6 ditë pas arratisjes, pas ngritjes së zërit të opinioni dhe komunikoi se ekzistojnë dyshime se persona zyrtar i kanë ndihmuar Gruevskit gjatë arratisjes. 

Në lidhje me ngjarjen ekzistojnë dyshime se persona të caktuar zyrtar, duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare dhe autorizimin, i kanë mundësuar të dënuarit që në mënyrë të paligjshme të lëshojë Republikën e Maqedonisë. 

Me 6 shkurt të vitit 2019, Prokuroria për herë të fundit doli me qëndrim në ueb-faqen e vet zyrtare për të gjithë proceduarat të ndërmarra në periudhën parahetimore ose hetimore (nuk jepen detaje), prej ku opinioni mund të shohë se është punuar intensivisht, pir në fund rezultati është dhënë në pasazhin e fundit:

Deri në këtë moment prokurori përgjegjës nuk ka vërtetuar ekzistencë të përgjegjësisë penale të personave zyrtare, të cilët i kanë ndihmuar ose kanë marr pjesë në organizimin dhe realizimin e ikjes së të gjykuarit Nikolla Grevski. Deri më tani faktet e mbledhura çojnë në përfundim se ka pasur lëshime në veprimin e institucioneve përkatëse, të cilët nuk veprojnë për vepra penale dhe nuk janë nën kompetenca të Prokurorisë Publike. 

Ky qëndrim i Prokurorisë, i cili është analizuar nga ana e Vërtetmatësit, nuk ka qenë shumë llogaridhënës dhe transparent, i cili është vlerësuar si jokonsekuent, është lëshuar në të njëjtën ditë kur Spasovksit jep deklaratë se kanë dyshime për më tepër persona!.

Fundja, opinioni, asnjëherë nuk i ka parë, as edhe nuk i kanë komunikuar të dhëna të përmbledhura prej hetimit të brendshëm të MPB-së, e cila zyrtarisht komunikoi se hetim do të ketë dhe këtë do të realizojë Departamenti për kontroll të brendshëm, ndërsa ngjarja me arratisjen nuk është përmendur as në raportin e këtij Departamenti për punë në vitin 2018.

Mbrëmë Spasovski vetëm përsëriti të njëjtat gjëra shkurtimisht – hetimi zgjat akoma dhe fajin e hodhi te gjykatat dhe prokuroritë, në kuptimin se ato institucione i lëshojnë në liri, d.m.th se nuk i mbajnë në paraburgim të dyshuarit dhe nuk ka siguri se nesër asnjëri prej të dyshuarve nga profili i lartë të mos arratiset.

Është e vërtetë se hetimet nuk realizohen në publik, por po ashtu, është e vërtetë, se opinioni nuk duhet të përgënjeshtrohet me vlerësimin për “dimrin e kaluar”, gjegjësisht krimet e Gruevskit.

Opinioni pret përgjigje për çështje të rënda dhe të pambyllura të tipit – si u arratis Gruevski përkrah aq shumë shërbimeve të zbulimit dhe kundërzbulimit (më shumë se qindra), përfshirë edhe të gjithë inspektorët dhe persona të tjerë përgjegjës të shërbimeve policore të Departamentit për siguri?

Opinioni dëshiron të dijë nëse për personat e dyshuar, të cilët i përmendi Spasovski, kanë qenë pjese e ngjarjes? Opinioni dëshiron të dijë nëse ka sanksione në institucionin me të cilin udhëheq Spasovski ose në institucione të tjera ku Prokuroria ka konstatuar “lëshime” ose detaje të ngjashme?

Krejt në fund, opinioni ka të drejtë të merr informacione zyrtare – hetimi për arratisjen e Nikolla Gruevskit përparon ose po ngec në vend. 

Për këtë, në vend që temat e tilla të hedhin hije mbi përfaqësuesit e MPB-së, të cilët treguan se çka dinë dhe se mundin gjatë vizitës së Papa Françesk-ut në Shkup, Ministri Spasovski dë të duhet të jep përgjigje të vërtetë, dhe jo të tentojë të spinojë dhe defokusojë me librat e Gruevskit për çka edhe u pyet. Me fjalë të tjera opinioni pret “libër” për atë se si u arratis Nikolla Gruevski.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.