Kundërspin: Mickoski, VMRO-DPMNE dhe “E enjtja e përgjakur”

Përgjegjësia gjithmonë është individuale, me emër dhe mbiemër, kjo është kështu edhe në legjislacionin tonë të pareformuar, edhe në Kushtetutë, edhe në ligje. Fakti se Mickoski nuk është i rrethuar nga personalitetet e larta të VMRO-DPMNE-së dhe politikave të tyre të asaj kohe, madje përjashtimi i Mijallkov dhe Todorov, është për shkak të kuptimit të tij për menaxhimin e partisë. Por, këtë nuk mund ta paraqet në një formë të një spini, në veçanti rreth ” të enjtes së përgjakur” 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Hristijan Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE-së, në lidhje me procesin gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit 2017 dhe pretendimet më të reja për të akuzuarit, dha deklaratën në vijim, që e vlerësojmë si spin:

Spin: Ne jemi dëshmitar i një modeli të ri në “Gjyqësorin e Kacarit” të cilin e kemi bërë brend dhe “Prokurori ruse”, por sot jemi dëshmitar se jemi pranë “Gjyqësorit të Kacarit” dhe “Prokurorisë ruse” kemi gjyqësor të porositur nga ana e personave të cilët dëshmojnë për nevojat e Zoran Zaev dhe grupit rreth tij…

…praktikisht detyrë bazë dhe projekt bazë i LSDM-së në qeverinë e tyre praktikisht paraqitet si, të shkatërrohet VMRO-DPMNE dhe VMRO-DPMNE si parti politike të paraqitet si shoqatë kriminale dhe në mënyrë ligjore të shfuqizohet qenia e saj, sepse kanë frikë.

[Burimi: VMRO-DPMNE/ueb faqja – data: 06.12.2018]

Kundërspin: Në këtë moment kur i gjithë opinioni maqedonas në ndonjë mënyrë është shokuar nga detajet që filluan t`i nxjerrin një pjesë e të akuzuarve të 27 prillit të vitit 2017, dhe atë jo disa dëshmitar, por person i vendosur në hierarkinë më të lartë të organizimit të dhunës, gjë që nuk ka lë dyshim se, deklarata e Hristijan Mickoskit në radhë të parë është shtrembërim i të vërtetës ose spin.

Mickoski – lider i partisë për të cilën në seancë pretendohet se funksionarët e lartë të partisë së tij aktivisht kanë marr pjesë në organizim, por edhe në komandim të një pjese të forcave policore – para opinionit flet për ndonjë projekt të LSDM-së që të shkatërrohet VMRO-DPMNE.

Hristijan Mickoski gjatë ngjarjes së 27 prillit, nuk është përmendur se deri më tani në asnjë dëshmi, me siguri për faktin se ai akoma nuk ishte pjesëtar më i larti i partisë për kah hierarkia. Ai si drejtor i ELEM, me përvojë partake si shef i komisionit për energjetik shumë vite më parë, drejtpërdrejtë hynë në pozicionin më të lartë afër kryetarit – sekretar gjeneral i VMRO-DPMNE-së. Por kjo ndodhi ka fundi i korrikut të vitit 2017.

Ajo që u bë sekretar gjeneral tre muaj pas “të enjtes së përgjakur”, nuk i jep të drejtë sot si lider të bëj çështjen të pakuptueshme. Mickoski përfaqëson partin më të madhe në opozitë dhe çdo fjalë e tij është e rëndësishme ose do të duhej të jetë i rëndësishëm për opinion.

Por, Hristijan Mickoski asnjëherë, asnjëherë, ama asnjëherë, nuk u rrethua nga pretendimet ose prej mundësisë që funksionarët e lartë të VMRO-DPMNE-së kanë menaxhuar me ngjarjet edhe para edhe gjatë kohës së 27 prillit.

Fundja, para këtyre dëshmive në gjykatë, kishte idikacione të tilla. “Vërtetmatësi” edhe para ngjarjeve të 27 prillit disa herë deklaratat e Nikolla Gruevskit i kemi vlerësuar se kanë qenë nxitëse edhe para KSHZ edhe më pas, i cili nxiste popullin që të merr fatin në duart e veta në vend që të qëndrojë në shtëpi, po ashtu disa herë kemi konstatuar fjalimet “luftënxitëse” të Presidentit Ivanov, në të cilat mund të shihen tregues për gjendje ushtarake ose të jashtëzakonshme, edhe pse ai zyrtarisht mohon këtë.

Mickoski, përkundrazi, prej kur është lider i partisë hedh poshtë çfarëdo lloj faji, të Gruevsk-it ose të individëve të tjerë, ndërsa personat të cilët janë të akuzuar për terror dhe ndihmësit e tyre i konsideron viktima të montuara të proceseve politike.

Pasi që Hristijan Mickoski me ngul refuzon që me argumente të ngrejë pretendimet e tij në piedestal, përfshirë edhe pretendimet e ditëve të fundit të tre dëshmitarëve në proces, vlerësojmë se deklarata e tij, se qëllimi ka qenë të VMRO-DPMNe të paraqitet si shoqëri kriminale, është e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin. 

Përgjegjësia çdo herë është individuale, me emër dhe mbiemër, edhe në legjislacionin tonë të pareformuar dhe në Kushtetutë dhe ligje. Fakti se Mickoski  me personalitet e rëndësishme të VMRO-DPMNE-së dhe politikave të tyre të asaj,  përjashtimi i Mijallkov dhe Todorov, është për shkak të kuptimit të tij për menaxhimin e partisë. Por, këtë nuk mund ta paraqet në një formë të një spini dhe të hutojë opinionin, në veçanti rreth ” të enjtes së përgjakur”, kur Maqedoni për pak iku prej përplasjes civile dhe diktaturës së mundshme. 


Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni .