Kundërspin: Mesatarisht janë realizuar projekte çdo 3 deri në 8 ditë?

Të parët e vetëqeverisjes lokale, ndoshta kanë qenë të aftë dhe u janë përkushtuar punës dhe qytetarëve, por assesi nuk kanë qenë superior duke realizuar projekte për vetëm disa ditë. Kjo, shumë thjeshtë, fizikisht është e pamundur

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Shumë kryetar komunash nga radhët e VMRO-DPMNE-së filluan edhe me një seri tjetër të llogaridhënieve për atë që është punuar përgjatë 4,5 viteve, mandati i zgjatur papritmas ju dha hapësirë të flasin për atë që është punuar në periudhën e kaluar, duke manipuluar me numra të cilat i vlerësojmë si spin:

Spin:

Zahariev: Janë paraparë 124, por realizuam rreth 450 projekte (Burimi: VMRO-DPMNEÇadiev: Premtuan 117 projekte, realizuam 370 në Komunën Veles (Burimi: VMRO-DPMNELlogaridhënia e Strezovski: Në programin e Komunës së Prespës u projektuan 77 projekte, ndërsa realizuam mbi 180 (Burimi: VMRO-DPMNETrajkovski: Në Komunën e Gazi Babës janë realizuar qindra projekte të cilët përmirësuan kushtet për jetesë të qytetarëve (Burimi: VMRO-DPMNE) 

[Burimi: VMRO-DPMNE, ueb-faqja – data: 24.08.2017]

Duke u përgatitur për zgjedhjet lokale të caktuara ka mesi i muajit tetor 2017, VMRO-DPMNE, matrica e parë e dhënies së llogarisë, përsëri i ka aktivizuar kryetarët e komunave që të japin llogaridhënie për atë që është punuar në periudhën 4,5 vjeçare (sepse ata e kanë bërë në fillim të vitit, duke pritur zgjedhjet në terminin e caktuar). Përgjatë asaj, vërehet një jokonsekuencë dhe lëvizje të numrave në këto llogaridhënie, pretendime të cilat ne e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin.

Duke mos hyrë ndaras dhe në detaje të materialeve (edhe pse, këtë nuk e përjashtojmë si metodë), as më pak, duke mohuar se shumë prej kryetarëve të përmendur dhe të papërmendur me të vërtetë arritën të realizojnë një pjesë të madhe të premtimeve të veta, do të ndalemi te mënyra e pabazë e prezantimeve të projekteve të përfunduara, edhe atë për nga ana matematikore.

Bëhet fjalë për dhënien e numrave të cilët nuk kanë mbështetje logjike. Ja përse.

Do të marrim numrin mesatar të ditëve të qeverisjes së kryetarëve të komunave, me mesatare në 15 gusht të këtij viti. Sepse zgjedhjet duhej të caktohen në maj të vitit 2017, ndërsa morën udhëheqësinë e tyre në prill të vitit 2013, prej këtu del se vlerësojmë për periudhë prej 1460 ditëve (për mandat katërvjeçar), plus 135 ditë për prill, maj, qershor, korrik dhe gjysma e gushtit të këtij vitit ose gjithsej 1595 ditë, me fundjavat dhe festat, gjegjësisht edhe me ditët që nuk punohet.

Nëse këtë numër do ta pjesëtojmë me numrat të cilët i kumtojnë ata, arrihet te këto rezultate:

Ilço Zahariev, kryetar i komunës së Shtipit, ka realizuar 450 projekte ose nga një në çdo 3,5 ditë

Sllavço Çadiev  kryetari i komunës së Velesit, ka realizuar 370 projekte ose nga një çdo 4,3 ditë

Gjoko Strezovski, kryetari i komunës së Prespës, ka realizuar 180 projekte ose nga një çdo 8,8 ditë

Toni Trajanovski, kryetari i komunës së Gazi Babës, ka realizuar 368 projekte ose nga një çdo 4,3 ditë

….Ka edhe shembuj të tjerë të kryetarëve të komunave të cilët përdorin këto numra për projektet e realizuara, ku përdoren në mënyrë jokonsekuente edhe numra e kilometrave të asfaltuar, metra katrorë të sipërfaqeve të trotuareve të shtruar, metra gjatësi për të zëvendësuar fekalet ose kanalizimin atmosferik, numri i përgjithshëm i zonave të gjelbra të lëshuara në përdorim, etj.

Искуството на „Вистиномер“, кое ги оценува дадените ветувања, покажува обично дека најтешко се реализираат приоритетните проекти од програмите, што е нормално, бидејќи се и најскапи. Онаму, пак, каде станува збор за проекти за кои се ветени и буџетски и пари од меѓународни извори, а секаде се приоритетни, како што се, на пример, депониите, речиси сите до еден од градоначалниците потфрлиле. Во ниту едно населено место, град, општина, па дури ни во Скопје, прашањето со третирањето и управувањето со отпадот не е решено на ниво задоволително за светски стандарди…Përvoja e “Vërtetmatësit”,  i cili vlerëson premtimet e dhëna, tregon se zakonisht më me vështirësi janë realizuar projektet me prioritet nga programet, gjë që është normale, sepse janë më të shtrejtët. Prej këtu, kur bëhet fjalë për projekte të cilët janë premtuar edhe për buxhetin edhe për para që burojnë nga ndërkombëtarët, dhe gjithkund janë prioritet, siç janë për shembull, deponitë, pothuajse të gjithë kryetarët e komunave kanë dështuar. Në asnjë vendbanim, qytet, komunë, por as edhe në Shkup, çështja e trajtimit dhe manaxhimit me mbeturinat nuk është zgjidhur në nivel të kënaqshëm për standardet botërore.

Pikërisht për këtë i kthehemi këtij spini, kësaj të vërtete të shtrembëruar numerikisht. Do të përsërisim, duke mos mohuar se shumë kryetar komunash kanë punuar dhe janë përkushtuar në zgjidhjen e problemeve në vetëqeverisjet e tyre lokale, jemi të sigurt se numrat janë të pashpjegueshëm dhe logjikisht të pamundur për realizimin e  projekteve për të cilët kanë punuar, edhe atë vetëm nëse vlerësojmë sipas operacionit matematikor të pjesëtimit të numrit të projekteve me ditët që kanë pasur në dispozicion nga mandati i tyre. Dhe për këtë, një prezantim të këtillë e vlerësojmë si spin. 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *