KUNDËRSPIN: Magneti i korruptimit “Sinohidro” dhe spini i Gruevskit

 

 

 Jo vetëm që “Sinohidro” është e lidhur me një numër të madh të aferave korruptive në kontinente të ndryshme, por edhe në periudhën kur është dhënë tenderi në Maqedoni, kompania kineze ka qenë në listën e zezë në Bankën Botërore me ndalesë për pjesëmarrje në tenderët e saj. Vetëm se paratë për dy autostradat në vend nuk ishin nga Banka Botërore, por nga banka kineze Eksim dhe kompania fituese ishte shtetëror, kjo nuk do të thotë se korrupsioni ka pushuar së ekzistuari përnjëherë

 

Shkruan: Vlladimir Petreski

 

Intervista e ish kryeministrit dhe kryetarit i VMRO-DPMNE-së, në TV Nova:

Pyetje: Keni marrë para prej kinezëve?

PërgjigjaNuk kam marrë asnjë qindarkë, çfarë parash, ata janë kompani shtetërore, kompani shtetërore, asnjëherë nuk më ka shkuar në mend diçka e tillë!

[Burimi: TV Nova (prej minutës 19.48) data: 07.07.2017]

 

 

Një përgjigje e këtillë e Gruevskit duket sikur nuk ka mundur që të marr as edhe provizion, asnjë ryshfet nga kompania kineze, të cilët morën pjesë në tenderit për ndërtimin e rrugëve Kërçovë-Ohër dhe Mlladinovci-Shtip, sepse, ja. ato paskan qenë “kompani shtetërore, kompani shtetërore”, prandaj atij nuk i ka “shkuar ndërmend diçka e tillë”. Një përgjigje e tillë thotë se marrja e ryshfetit sikur është e pamenduar ose të paktën shumë e rëndë pikërisht për shkak të pronësisë shtetërore të këtyre kompanive.

“Sinohidro”, e cila është pjesë e gjigantit energjetik shtetëror kinez “Power China”, është tregim i veçantë kur bëhet fjalë për korrupsion. “Sinohidro”, si e para, është kompani e madhe. Momentalisht punon në 72 vend me 486 objekte ndërtuese të llojeve të ndryshme, vlera e të cilave është 43 miliard euro. Një pjesë e madhe e këtyre projekteve, si edhe autostradat këtu te ne, janë të financuara prej Bankës kineze Eksim.

Në disa vende, është mjaftë e çuditshme si problemet me të cilët këto kompanitë ballafaqohen janë të njëjta si këtu. Për shembull, në Ekuador “Sinohidro” ndërton hidrocentral dhe siç ka këtu problem me kryqëzimet dhe rrugët në autostradën Kërçove-Ohër, aty ka probleme me prodhimin e pritur të energjisë elektrike, e cila vlerësohet se do të ketë dyfishë më pak se sa që është parashikuar, që do të thotë se ka probleme me studimet e fizibilitetit, ndërsa përkrah kësaj janë vërejtur problemet ekonomike, siç është edhe korrupsioni. Ngjashëm si këtu.

Steel wool light painting

Në Afrikë, Banka Afrikane për Zhvillim (BAZH, diçka e ngjashme si BERZH  – Banka Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim këtu në Evropë) e vendosi “Sinohidro” në listën e zezë dhe e detyrojë që të pranojë verifikimin gjithëpërfshirës nëse i respekton rregullat, pasi që u zbulua se janë kryer mashtrime në procedurat e tenderit dhe marrëveshjet për punë në Uganda. “Sinohidro” në Afrikë mori tenderin edhe në Zimbabve për rritjen e kapacitetit të dy qendrave elektrike me vlerë të përgjithshme prej 533 milion dollarë, por problemi qëndron në atë se kjo vlerë është dyfish më e lartë se ajo e paguara për të njëjtin biznes nga ana tjetër e po të njëjtin shtet. Për atë se sa dhe nëse janë paguar autostradat të cilat i ndërton “Sinohidro” në vend është vështirë që të identifikohet. Siç është e njohur, duke pasur parasysh se bëhej fjalë për para kineze, në tender duhej që të paraqiten vetëm kompanitë kineze, ndërsa në lidhje me ofertën e kompanisë së plasuar në vendin e dytë “China International Water & Electric Corporation” (CWE), Prokuroja Publike Speciale thotë se me të aspak nuk është negociuar dhe se prej saj nuk janë kërkuar që të ofroje ofertë shtesë. Por, i njëjti rast me  shifra të larta pagesash e kemi edhe te autostrada tjetër, ajo e Demir Kapisë deri në Smokvica, të cilin e ndërton kompania greke “Aktor”, për të cilën kanë përfunduar hetimi nga ana Zyrës për luftë kundër korrupsionit në BE (OLAF) dhe ku vlerësohet se është pranuar oferta e cila është më e shtrenjtë dhe që vlera e e paguar është rreth 100 milion euro.

Hetimi i BAZH vërtetoi se përgjatë procedurës së tenderit për ndërtimin e rrugës në Uganda janë kryer mashtrime dhe në të është përfshirë “Sinohidro” dhe si pjesë e marrëveshjes që të mos i ndalohet kompanisë që të merr pjesë ne tendere në periudhën prej 3 vitesh, ajo do të jetë e monitoruar, dhe më pas do të vlerësohet nëse ka përmirësuar praktikat e veta që të mund të vazhdojë të merr pjesë në biznesin e financuar prej BAZH-së. Përndryshe, në suaza të tenderit për ndërtimin e rrugës në Uganda, është zbuluar së “Sinohidro” ka dhënë referenca të pasakta për përvojën të cilën e ka pasur me ndërtimin e këtyre rrugëve dhe pjesëmarrjes në projekte. Më saktë, referencat e dhëna kanë pasur të bëjnë me rrugë të cilat ende nuk janë ndërtuar dhe nuk janë lëshuar në përdorim, me çka nuk janë lejuar sipas standardeve të BAZH-së, lajmëron “Herald”, gazeta më e madhe në Zimbabve, me seli në Harare.

Përkrah kësaj, kur jemi te listat e zeza, Banka Botërore dha një njoftim publik në faqen e saj, deri te “Sinohidro” (e cila në faqen e Bankës do të qëndrojë e publikuar një vit – prej 29 qershorit të vitit 2016 deri në qershor të vitit 2017, që do të thotë edhe dy javë e gjysmë) për shkak se ka pikëpamje se kompania është e përfshirë në praktikat mashtruese, gjegjësisht ka fshehur se ka paguar provizion të subjektit tjetër me qëllim që të ndikojë mbi procesin i cili është zhvilluar në kuadër të një tenderi të financuar nga Banka Botërore. Kjo sipas rregullave të Bankës është e ndaluar. “Sinohidro”, më saktë, i ka paguar 6.9 milion dollarë kompanisë konsulente lokale prej kur ka fituar tender për ndërtimin e qendrës hidro-elektrike në Mali, me vlerë prej 172,6 milion dollarë, ndërsa është financuar nga Banka Botërore. Dhe në periudhën prej dhjetorit të vitit 2013, deri në qershor të vitit 2016, “Sinohidro-së” i është ndaluar që të merr pjesë në tendere të financuara nga Banka Botërore sepse ka qenë në të ashtu quajturën pezullim i përkohshëm fillestar, dhe ky ndalim do të largohet në qershor të vitit 2016 dhe kompania të kalojë me dënim dhe me qortim publik. Por, ajo që është me interes për ne është fakti se pushteti në vend e ka pasur të njohur këtë problem  me “Sinohodro” (Maqedonia anëtare e Bakës Botërore dhe përfaqësuesit e saj kanë qasje deri të intraneti i Bankës ku është publikuar ky vendim), gjegjësisht e ka ditur se kompania e ka të ndaluar që të merr pjesë në tendere të financuara nga Banka Botërore por nuk kanë pasur problem që ta zgjedhin kompaninë e cila do të ndërtonte autostradat në vend që u financuan nga Banka Kinese Eksim.

Gjithë kjo tregon se korrupsioni te kompanitë kineze është i përhapur, veçanërisht tek “Sinohidro”. Pikërisht deklarata e tillë të Gruevskit, në të cilën ai shpreh habi dhe pamundësi për korrupsion në kompanitë shtetërore kineze, dhe veçanërisht “Sinohidro”, paraqet shtrembërim apo spin. 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *